Gurabardha e Dibrës dhe Maqedonia
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 8, 2020
- 7 min read

Gurabardha e Dibrës dhe Maqedonia
Nga Agim Çadri
Arsyet që më nxitën të shkruar këtë libër janë: botimi para ca vitesh i Enciklopedisë së Maqedonisë nga shovinistët sllavë të Shkupit dhe pretendimet e tyre të vazhdueshme ndaj krahinës shqiptare të Gurabardhës, që ar- dhësit sllavë të shekujve VI-VII të erës sonë në trojet e stërlashta iliro-arbërore e konsiderojnë si tokë të tyre, ndërsa popullsinë shqiptare të së ashtuquajturës Republikë e “Maqedonisë”, që është “pronarja” e vërtetë, të paktën në gjysmën perëndimore të kësaj Republike, i konsiderojnë si të huaj apo si “pushtues” të tokave “sllave”?!
E vërteta është krejt ndryshe nga pretendimet e shovinistëve sllavë të Shkupit; mbasi sllavët e kësaj Republike kurrsesi nuk mund të quhen si pasardhës të maqedonëve të lashtë, të kohës së Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, siç pretendojnë shovinistët e sotëm sllavë të kësaj Republike. Historia tregon se maqedonët e kohës së Aleksandrit i ndan një epokë rreth njëmijë vjeçare nga ardhësit e parë sllavë në gadishullin Iliro-Thrak (sot “Ballkani”, d.m.th. se në kohën e Aleksandrit në këtë gadishull nuk kishte shkelur këmba e sllavit dhe as ishte dëgjuar gjuha e tyre. siç e thashë edhe më sipër, para shekullit të VI-VII të erës sonë në territoret e Ballkanit, ku jetojnë sot sllavët, zotur ishin Iliro-Thrakët, të cilët ishin edhe emërdhënësit e parë, në gjuhën e të cilëve u emër- tuan malet dhe lumenjtë e këtyre trojeve. Ilirët në pjesën perëndimore, kurse Thrakët në pjesën lindore të gadishullit të sotëm të Ballkanit.
(Në poemën “Iliada” të Homerit tregohet se Thrakët e lashtë poetin dhe këngëtarin e tyre më të madh e quanin “Thamir”, që në shqip mund të përkthehet si “Tha-mirë”, d.m.th “ai që thotë flet mirë, apo që këndon mirë/ bukur”, siç ndodh me të vërtetë me poetët dh ekëngëtarët). Ata që e populluan të parët territorin e Republikës së sotme të “Maqedonisë”, d.m.th. Iliro-Thrakët, lumin më të madh që përshkon territorin e kësaj republike, e quajtën “Bardhar” (shqip: lumi i bardhë), që në greqisht u bë “Vardar”, mbasi në këtë gjuhë është i zakonshëm këmbimi B-V, ndërsa tingulli “Dh” në greqisht nuk ekziston.
Këtë mendim e mbështet edhe fakti që degën më të madhe të lumit Vardar, që kalon pranë qytetit të sotëm të Manastirit, sllavët e Maqe- donisë e quajnë “Cërna” (lumi i zi), por në hartat e vjetra ai emërtohet si “Erigon” (lumi i zi, nga mbiemri shqip “i errët”. Pra, sllavët e Republikës së “Maqedonisë” e përkthyen në gjuhën e tyre emrin iliro-arbëror të kësaj dege të Vardarit (Bardharit) sikurse Gurabardhën iliro-arbërore e shndërruar në “Gollobordë”.
Kjo mënyrë emërtimi e lumenjve gjendet edhe sot ndër shqiptarët, siç kemi Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, apo Lumbardhë dhe Lumzi (dy degë të lumit Fan).
Në emërtimet sipas ngjyrës hyjnë edhe emrat e krahinave “çermenikë”, që në sllavisht do të thotë “vendi i gurëve të kuq”. Ky emërtim është një përkthim në sllavisht i emrit iliro-arbëror “Gurakuq”, emër që mban sot një fshat i madh në rrethin e Librazhdit, në kufi me Gurabardhën. Ata që kanë udhëtuar në rrugën automobilistike që lidh Librazhdin me Gurabardhën, duhet të kenë vënë re ngjyrën e kuqerremtë të tokës së rrethinave të Librazhdit, e cila e ka prejardhjen nga shpëlarja miliona vjeçare e shtresave të min- eralit të hekurit, që ka një ngjyrë të kuqerremtë. Kjo gjë vihet re edh enë dy emërtime vendesh në rrethin e Pogradecit. Pasi kalon Qafë-Thanën (në drejtim të Pogradecit), duket fshati i Çervenakës (nga sllavishtja “cervenij” – “i kuq”, pasi edhe aty gjenden shtresa të kuqe të mineralit të hekurit. Pranë qytetit të Pogradecit ndodhet vendi i quaj- tur “Guri i Kuq”, ku gjithashtu gjenden shtresa të mineralit të kuq të hekurit.
Sapo rruga e makinës kapërcen fshatin e madh Gurakuq të rrethit të Librazhdit (kur udhëton në drejtim të Dibrës), hyjmë në krahinë e Gurab- ardhës. Në këtë krahinë, ndryshe nga Gurakuqi (Çermenika), toka, në vendet e zhveshura (mbasi Gurabardha është një zonë pyjesh, siç janë pyjet e rajonit të Steblevës, ku kanë qenë Sharrat e Ste- blevës etj), shfaqen kudo shkëmbinjtë e bardhë gëlqerorë. Për këtë arsye, iliro-arbërorët këtë kra- hinë e kanë emërtuar “Gurabardhë”, që pushtuesit sllavë e shndërruan në “Gollobordë” (malësi e zhveshur), që nuk pajtohet me realitetin.
Në librin tim lexuesi do të gjejë shembuj të shumtë që dëshmojnë se si sllavët kanë bërë ndryshimin e emërtimeve iliro-arbërore: ose i përkthyen ato, si në rastin Gollobordë-Gurabardë (fenomen që linguistët e emërtojnë si “lojë fjalësh”).
Një shembull tjetër i përshtatjes fonetikore (ku ndryshohet kuptimi fillestar i emërtimit), e gjejmë edhe në emrat e dy fshatrave të Gurabardhës; Ostreni i Madh dhe Ostreni i Vogël. Në sllavisht këto dy emërtime kanë, përkatësisht, kuptimet “majëmali e madhe” dh e”majëmali e vogël”. Udhëtari që kalon pranë këtyre dy fshatrave mund të shohë një mospërputhje të emërtimeve sllave me realitetin. Por ai mund të vërejë se pranë tyre kalojnë dy lumenj, degë të Drinit të Zi, si dhe praninë e burimeve të ujit. Ky fakt na bën të mendojmë se emërtimi “Ostren”, është një lojë fjalësh e pushtuesve dhe emigrantëve sllavë, të cilët emrin e parë, që i ka rrënjët në gjuhën pellazgo-ilire, “Istren”, nga rrënja pellazge “is”- “ujë”, që sipas linguistëve është një trajtë e rrënjës “id-“ujë” (krahaso me fjalën “hidro”-“ujë”).
Në gjuhën shqipe sot kemi emërtimin “Drin” i dy lumenjve (Drini i Bardhë dhe Drini i Zi), formë e tkurrur e emërtimit “Idrin”, nga rrënja “id”-“ujë”. Po kështu, emri i lumit “Vjosë” duhet parë si një trajtë e tkurrur e emërtimit “Ujosë”. (Këtë fenomen gjuhësor linguistikët e emërtojnë si “humbje të fillestares” d.m.th. humbje e tingullit/ shkronjës në fillim të fjalës).
Një studiues shqiptar (I.M.) emrin e detit Jon e përkthen si “deti jon/ynë” si kundërvënie ndaj emrit të detit Tiren (në perëndim të Italisë), që sipas tij do të thotë “deti i tyre”.
Unë nuk pajtohem me këto shpjegime. Sipas mendimit tim, deti Jon është një trajtë e tkurrur e emrit “Ujosë”, ndërsa emri i detit Adriatik është një trajtë e tkurrur e emrit “Ujosë”, ndërsa emri i detit Adriatik është një shprishje e emrit deti “Idriatik” (nga rrënja pellazge “id”-ujë”, të cilën e gjejmë edhe në emrin e malit Ida-strehë e Zeusit (perëndi e bubullimës dhe i shiut, bir i Reas, e cila nuk është tjetër veçse perëndeshë e reve të shiut. Emri i Reas dhe ai i Idës për disa linguistë janë “të pakuptueshëm”.
në poemën “Iliada”, me përjashtim të dy këngëve të para, ky mal i Trojanëve emërtohet gjithmonë si “Ida burmshumë”, gjë që mbështet mendimin tim se emri Ida lidhet me fjalën shqipe “ujida” – “vend i ujërave”.
Në grupin e emërtimeve që lidhen me ujin, mendoj se hyn edhe emri i qytetit Janinë (nga Ujaninë), pasi ky qytet ndodhet pranë një liqeni unë pajtohem me mendimin e shprehur nga Prof. dhimitër shuteriqi” se gjuhën sllave në Gurabardhë e kanë përhapur gratë dhe vajzat bullgare të sfetigradit që ndodhet pranë (një koloni bullgarësh në tokën arbërore), të cilat kalonin në anën tjetër të drinit të Zi në kohën kur aviteshin aty ushtritë turke për të rrethuar këtë kështjellë, ku mungonte madje edhe uji i pijshëm... të madh. Mirëpo, një studiues shqiptar (Z.M.) emrin Janinë e lidh me emrin e gjellës jani? (Ky është një absurditet i madh, që ia kalon ati jtë një studiuesi që emrin “Maqedoni” e shpjegon si vendi “me qe, dhen e dhi”).
Në përfundim të këtyre shpjegimeve për etimologjinë e emërtimeve sllavë në Shqipëri dëshiroj t’i përgjigjem edhe vërejtjes që mund të bëjë dikush se “përderisa në Shqipëri ka emërtime sllave, aty ka patur edhe sllavë”. Kësaj vërejtje më parë i jam përgjigjur se këto emërtime sllave i kanë vendosur administratat e pushtuesve sllavë. Sipas mendimit tim kjo është një mundësi reale, por nuk përjashtohet edhe mundësia e ardhjes të kolonëve sllavë në Shqipëri. Një shembull në këtë drejtim paraqet edhe krahina e Gurabardhës, ku megjithëse flitet gjuha sllave, burrat mbajnë kos- tumin shqiptar, ku bie në sy veçanërisht mbajtja masive e qeleshes së bardhë, ndërsa gratë nëpër dasma këndojnë në sllavisht këngën “Rosa rosit vlar banoshka zemja” (vesa po veson në tokën arbërore), pra ato pohojnë se jetojnë në Arbëri. Unë pajtohem me mendimin e shprehur nga Prof. Dhimitër Shuteriqi” se gjuhën sllave në Gurab- ardhë e kanë përhapur gratë dhe vajzat bullgare të Sfetigradit që ndodhet pranë (një koloni bull- garësh në tokën arbërore), të cilat kalonin në anën tjetër të Drinit të Zi në kohën kur aviteshin aty ushtritë turke për të rrethuar këtë kështjellë, kiu mungonte madje edhe uji i pijshëm, siç na tregon Marin Barleti. Të tilla situata mund të kenë ekzis- tuar edhe në periudhën paraturke. Vajzat sllave martoheshin me djemtë iliro-arbërore. Fëmijëve që lindnin nga këto masa, nëna u mësonte gjuhën e saj “bullgare”, siç e emërtojnë gjuhën e tyre sllavofolësit e disa fshatrave të Gurabardhës që ndodhen përballë Sfetifradit...
Shpërngulje të tilla popullsish kanë ndodhur edhe para epokës turke, çka vërtetohet nga pra- nia e Valakëve (Vllehëve) në Shqipëri. Studiuesit thonë se ngulimet valake në Shqipëri i gjejmë në vendbanimet ilire përgjatë rrugës Egnatia. Disa studiues janë të mendimit se këto ngulime e kanë origjinën nga ushtarët romakë që ruanin këtë rrugë, ndërsa disa të tjerë i konsiderojnë si ngulime Thrako-Dakesh të romanizuar, sikurse janë edhe rumunët e sotëm, që kryeqytetin e tyre e quajnë Bukuresht (krahaso me fjalën “bukur- është” të gjuhës shqipe. Edhe ky shembull mund të merret si një dëshmi se Thrako-Dakët e lashtë, që poetin dhe këngëtarin e tyre më të madh e quanin Thamir (Tha-mirë), flisnin një gjuhë të ngjashme me gjuhë iliro-shqipe.
Unë pajtohem me kërkesën e sotme të Greqisë se emërtimi “Republika e Maqedonisë” duhet ndryshuar, mbasi pozicioni gjeografik i kësaj republike nuk pajtohet me të vërtetën historike. Maqedonia e lashtë thuhet se si qendër ka patur rrethinën e sotme të qytetit të Selanikut, ku ndodhej edhe kryeqyteti i Maqedonisë së lashtë, qyteti Pella.
Sipas studiuesve emri fillestar i Maqedonisë ka qenë “Emathia/Emetia (krahaso me emrin e lumit dhe të krahinës së sotme të Shqipërisë-Mati). Është shprehur mendimi se zgjidhja më e mirë e problemit të “Republikës së Maqedonisë” do të ishte zhdukja e kësaj republike artificiale nga harta politike e Ballkanit, duke ia bashkuar gjysmën perëndimore të saj Republikës së Shqipërisë, ndërsa gjysmën lindore Republikës së Bullgar- isë, mbasi sllavët e “Maqedonisë” së sotme nuk janë gjë tjetër veçse Bullgarë” (Vollgarë, d.m.th. sllavë të rajoneve të lumit Vollga të Rusisë). Në të vërtetë kjo do të ishte zgjidhja më e mirë e problemit të sotëm politik që lidhet me konfliktin greko-“maqedon”.
Së fundi, unë pajtohem plotësisht me men- dimin e shprehur nga ish-presidenti Bamir Topi gjatë një vizite në rajonin e Prespës, i cili porositi banorët sllavishtfolës të asaj krahine që t’i zh- duknin toponimet sllave, duke i zëvendësuar ato me emërtime që na i kanë bërë “dhuratë” ardhësit sllavë, sot shfrytëzohen nga pasardhësit e tyre shovinistë të Shkupit si “gozhda të Nastradinit”, ku ata varin pretendimet e tyre territoriale ndaj Gurabardhës iliro-arbërore etj. Këto “gozhda”, në të vërtetë shfrytëzohen për t’iu kundërvënë kërkesave të drejta të popullsisë shqiptare të pellazgo-iliro-arbërore. Emërtime të tilla, si Gora e Kukësit, si Golloborda e Dibrës, si Çermenika e Librazhdit, si Çorovoda e Skraparit etj., duhet të zëvendësohen me emërtimet e tyr origjinale iliro-shqiptare, përkatësisht, me Malësia (ndoshta këtë kuptim ka edhe emri i republikës të Malit të Zi, që në sllavisht emërtohet si Cërna Gora), Gurabardha, Gurakuqi, Lumi i Zi.
Comments