
Poezi nga Xhevahir Cirongu
(Monoment kulture)
GUR i PRERË,O GUR i BARDHË
Dritë e hënës zbrit nga qielli
Ulu e rri mbi Leskovë,
Zgjat pak dorën e këpute
Lule rritur nën dëborë.
Gumenik o vend i shenjtorëve
Me burime si kristali,
Për mbi shëmb rritet lajthia
Aty fle e zgjohen ëndrrat e mia.
Gur i Prerë, o gur i bardhë
Sytë tanë aty kanë qarë,
Era e malit fryn në Marjan
Lotin e shpirtit ka tharë.
Ulem rri mbi Gur’ të Prerë
Leskovën në gji e mbajmë,
O kurbet sy i pagjumë
Gjithë mallin tretur tek unë!
Comments