Gurët e çmuar


Gurët e çmuar - nga lashtësia në bashkëkohësi

Historiani romak Plini, një vëzhgues i apasionuar pas realitetit që e rrethonte ka shkruar: ” Gurët e çmuar përmbyllin në një rreth të vogël, të gjithë madhështinë e Nënës Natyrë”. Ndërsa teknologjia po ecën me hapa galopante, njeriu i sotëm ndien herë pas here nevojën të rivendosë kontaktin me natyrën, kontakt, që jeta moderne po e minimizon progresivisht.

Prej shekujsh, gurët e çmuar përfaqësojnë pushtetin, fuqinë, pasurinë. Me shkëlqimin e tyre godisnin fantazinë e popujve të lashtë, si një shkëndijë e zjarrit hyjnor të universit, ndaj lindi besimi, se mbajtja dhe zotërimi i tyre ishte fatsjellës. Kleopatra e Egjiptit shprehej se vetëm smeraldi ishte i denjë për bukurinë e saj. Ndërsa, Mbretëreshë Viktoria (1819-1901) përzgjodhi opalin dhe u stolis me këtë gur, përgjatë gjithë mbretërimit të saj. Opali, një gur që në Orient përveç se konsiderohet i shenjtë, simbolizon dhe besnikërinë.

Nuk është rastësi që çdo kurorë mbretërore, çdo diademë, skeptër a gjerdan të zbukurohet me zafirë, diamantë, rubinë, smeraldë etj. Në Bibël përmendet si një traditë e hershme se Kryeprifti, para se të ngjitej në altar vinte një brez me 12 gurë të çmuar. Secili prej tyre përfaqësonte një tribu izraelit.

Nëse ndonjërit prej gurëve i zbehej sadopak shkëlqimi, kjo ishte një shenjë e keqe; zemërimi hyjnor do ta godiste atë fis. Duke u frymëzuar nga Bibla, Shën Gjerolamo, në shekullin III