Valbona Ahmeti u lind më 8.10.1973.në Dubofc të Drenicës, komuna e Vushtrrisë. Mësimet e para i kreu në vendlindje,në shkollën "Azem Bejta", ndërkaq të mesmet në shkollën "Muharrem Bekteshi" në Vushtrri.
Studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Prishtinë, Dega Fizikë-Kimi. Një kohë punoi mësimdhënëse në Vushtrri. Në vitin 1999 emigroi në Kanada, ku jeton dhe punon si edukatore në një shkollë fillore. "Heshtja Që vret" është libri i saj i parë më poezi.
Valbona Ahmeti
Rrënjët thellë i ke n’Atdhe
Hënën kurorë e vështrova
n’vallëzim me yjet plot hijeshi
rebeluar një yll ndalova
pse s’ndriçoj edhe unë si ti ?
ylli flakë këputur ra
krejt magjishëm ca fjalë m’i tha
je si llamba pa vajgur
n’dhe të huaj s’ndriçon më shumë
tufë zogjsh udhëtar
mallëngjimi aty m’kaploj
e ndalova një shtegtar
pse s’kam krahë të fluturoj?
Cicëruar tek veshi m’ tha
duhet të dish t’I një gjë
krahë këputur je përherë
larg Atdheut I pavlerë!
Kur I pash shkrepat e agut
ca fjalë I kumtova malit
t’kam zili që je shtatlartë
pse unë jam lis i thatë?
Ankth e dridhje e kapën malin
ulërim ca fjalë m’i foli
lis I thatë dhe i rrëzuar je
rrënjët thellë i ke n’Atdhe!
Të premtoj nënë
Netëve të vona n’krevat dremitesh
m’je zvogëluar e ndjeshëm venitesh
stinët ikin një pas një o nëna ime
mbrëmjëve ëndërron ditën e ardhjes time
të premtoj nënë do t’vij kësaj vere
malli më mbyti më shumë kësaj here
do t’blej biletë t’arrij atje fluturimthi
të të përqafoj e në ball të të puthi
se kam mall rrudhat ti numëroj
vuajtjet e gëzimet tua aty i lexoj
se kam mall t’përkëdhel flokun gri
për buzëqeshjen modeste që më fale kur isha fëmijë
n’shpirt o nënë më lindin vargje e poezi
se motivi për jetë më je vetëm ti
se të dua shumë s’ka asnjë dyshim
poezit më të bukura për ty i thur pambarim.
Me i falë çastit jetë
Hap kur hedh n’rrugë t’vjetër
pse t’mos jem unë kalldrem
me n’dje peshën mos me rënku
veç me t’pa ty kur buzëqesh
n’valë të detit në tërbim
fort për shkëmbi t’jem rrahur
veç me t’pa duke lundru
n’thellësin e tij më përfundu
si tinzare kur natën ikën
me gërshetën mbi gjoks varur
kur m’kaplon malli I pritjes
zemra m’bëhet yll I fikur
mos me lanë kohën t’ikë
t’rrin e t’plakët pakuptim
me i falë çastit jetë
sa herë t’kem vajzë n’gjoksin tim
Ylber brigjesh
në çdo hap me t’pas n’mendje
as kujtimin mos me zhdukë era
n’qiellin e errët me mbetë yll i ndezur
të ndriçoj me mijra hera
premtimin mos me godit vala
as shiu i verës mos me tretë
me e kërkua atë që deshëm
ylber brigjesh me u bashkua
n’vend të detrave që bashkohën
duart tona me u shtrengua
syt e tu vullkan sjellin
i flasin zemrës bashk me jetua…
Lundërtar i vrarë
Vera iku fluturuar
rrezet fjetur nëpër muzgje
vijn dhe ikin stinët tretur
kujtimi i bukur mbeti tutje
shtigjeve të jetës mërguar
folenë lënë pas strukem nëpër qoshe
përplasem si zog i pikëlluar
pas një kthimi zemra boshe
nga ritme tingujsh goditur
askund qetësi s’gjej
pika vese faqës rrëshqitur
lundërtar i vrarë detit përtej.
Deri n’amshim
Rrugës t’përgjumur t’atij qyteti
u deshtëm shumë n’atë verë
n’çatit e vjetra pikonte shi
në buzët tona lëng qershi
zë s’dëgjohej në qytet
natë me shi na tradhtonte
nga trupi yt isha dehur
nga puthja , prekja që më dhuroje
sa pika shiu xhamin trokisnin
ne më shumë puthje falnim
zgjuar ishim gjerë n’agim
n’gjoks mbaja engjëllin tim
shiu s’ndalej për çudi
trupi yt plot hijeshi
floku i shprishur mbi gjoksin tim
s’doja të ngrihem deri n’amshim.
Gulçon shpirti
zbehur agimet
muzgjet errësuar
veshur shpresat
me mantel premtimesh
brodhën ëndrrat
një ditë u lodhën
e vetmja shkëndijë shprese
diku larg mirguar
fatet turrën të harlisura
rrugëve pakrye
një tingull dhembje
vjen grryer
për folen boshatisur
kërkesat përgjumur
gjithçka në heshtje kapluar
lozin parreshtur
fajtorët maskuar
qielli në gri shtruar
retë rënduar
derdhin lotin e tyre
n’fyt fjalë e lidhur
gulçon shpirti
për ajkën mërguar.
Comments