Gruaja e parë nobeliste në letërsi


Selma Ottilia Lovisa Lagerlöf

Nga Gladiola Jorbus

Selma Lagerlöf - mësuesja e ciklit fillor që u shndërrua në gruan e parë nobeliste në letërsi

Selma Lagerlöf mund të konsiderohet si gruaja më e shquar në botën suedeze.

Selma Ottilia Lovisa Lagerlöf lindi më 20 nëntor 1858 në Mårbacka, në Värmland, rajoni i cili kufizohet me Norvegjinë në perëndim.

Värmlandi, kryesisht ka qenë i populluar nga njerëz të thjeshtë, të pajisur me një frymë të thellë fetare, të prirur drejt misticizmit, bestytnive dhe fantazisë së mbështetur në legjenda që kishin protagonistë shpirtra apo heronj.

Janë pikërisht këto legjenda, që pik