top of page

Greta Kadare Teta: SKLLAV NË LIRI

  • Jul 3
  • 1 min read

Greta Kadare Teta: SKLLAV NË LIRI

 

Në ëndrrën tënde, brenda në gji,

skllav, s'më sheh njeri, vetëm ti.

 

Nuk të jap tallaz, veç të përkëdhel,

me afshin gdhendur peng.

 

Murosur, jo si Rozafë,

pak shpirt e një dorë

mbetur jashtë, e gjallë;

dëshmi e dhimbjes pa dëshmitar,

rrëfim i dashurisë së qelqtë, pa vrarë.

 

Të puth sytë, frymën ta dua.

E strukur në gjunjë rri e lutem,

fshehur në gjak, edhe pse tutem.

 

Në zgjim e në dritë, a do të jem përsëri tek ti,

skllav i dashurisë në liri...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page