top of page

GRENELLI, VUÇIQI dhe grenellat e vuçiqat e Kosovë Shqipërisë


GRENELLI, VUÇIQI dhe grenellat e vuçiqat e Kosovë Shqipërisë

Nga banalisti : Sadullah ZEQIRI

Shumë pluhur politik kontaminues në skenën politike radioaktive të Kosovës ngriti në ajër Grenelli me shokët e miqtë e tij në Kosovë dhe në Shqipëri, bashkë me te edhe opozita e humbur në kohë dhe hapësirë dhe, në fund, por edhe më aktivët – (k)analistat e kanaleve TV, mediave dhe por(dh)taleve të cilët, pos sharjeve më pikante, hodhën edhe gurë e drunj mbi Albin Kurtin, KM e Kosovës, se me zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit për target dhe dokumentet për hyrje-dalje, ka vepruar krye në veti dhe i pakoordinuar me ndërkombëtarët e, më konkretisht,pa Amerikën…se po e fundosë shtetësinë e Kosovës…se po zbythet nga zbatimi i vendimit të marrë…se është antiamerikan…se po e kthen Serbinë në Kosovë dhe…shtoni të tjerat që në këtë çast s’po më kujtohen…

U ngutën, natyrisht dhe, tani, do t’iu duhet që t’i kthejnë në depo të gjitha mutërat që i plasuan në tregun politik vendor e ndërkombëtar e që nuk iu shitën…se dolën me afat të kaluar…sikur janë edhe vetë…

Jo më larg se dje, ambasadori amerikan Hovenier, dekalroi se: SHBA-të mirëpresin vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet e hyrje-daljeve dhe se të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshje të Brukseslit dhe të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar…

Grenelli, si një palaço i një cirku udhëtues, sa në Beograd, sa në Shqipëri, e nëpërmjet të emisarëve të vet edhe në Kosovë, bën shfaqje palaçopolitike…kundër Albinit dhe Kosovës se, Albini i Kosovës është, përpos tjerash edhe një “fashist me përvojë”, duke vepruar kështu që nga momenti i pararrëzimit të qeverisë Kurti 1, e deri më sot, parreshtur…

Po, kush janë emisarët bashkëmendimtarë, shokë, miq e kumbarë të Gargamell Grenellit, në Kosovë e Shqipëri?

Ja, një fjalë e urtë për këta të sipërpërmendur, e cila thot: “më trego se me kë po të rri djali të të tregoj se çfarë e ke!”

Kështu, pra, në logjikë me këtë: më trego se kush është shoqëruar dhe po vazhdon të shoqërohet me te (Grenellin) edhe në Shqipëri dhe do të tregoj se kush dhe çfarë janë ata…jo, jo…nuk po mendoj vetëm për punën e bythës…por, edhepse, edhe për atë…janë pra, bythëqirët politik…kurvat politike…!

E, për Vuçiqin…

Kërcënimet e Vuçiqit drejtuar Kosovës, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit, edhepse serioze, u zhdukën si një fluskë sapuni në ajër, pas përgjigjes së NATOAMERIKЁS…duke ia përkujtuar të kaluarën e mësuesit të tij, Millosheviqit, nëse e ka harruar…!

Edhe për këtë një fabul, në vazhdim.

Gjnikalla këndimtare, gjatë gjithë verës, në vjeshtën e vonë, kishte mbetur pa grurë se nuk kishte pasur kohë të mbjellë dhe çka të korrë nga koncertet e shumta dhe i kishte trokitur në derë buburrecit me lutje që t’ia huazojë një thes me grurë që do t’ia kthejë shumë shpejt… Dhe, kaloi një kohë e gjatë e gjinkalla nuk u bë e gjallë. Prandaj, buburreci i vajti në derë dy - tri herë, për kthimin e borxhit, por më kot. Ajo, madje, e përzuri me kërcënim se po i ardhi edhe njëherë në derë do t’ia shkurtojë këmbët…Buburreci në kthim nga gjinkalla, duke vajtuar takohet me maçokun i cili e pyet për hallin e tij…Dhe i tregoi bub’rreci gjithë historinë e tij me gjinkallën dhe kërcënimin e saj në fund.

Shiko, i tha daci: ec ti, o bub’rrec, para meje, e unë do të vij prapa, pa droe të jesh! Borxhin të kthyer do t’a kesh. Dhe shkuan e bub’rreci duke u dridhur trokiti në derën e gjinkallës dhe sapo e pa ajo i tha: paske harruar ti se ç’të thash unë ty për borxhin dhe u nis drejt bub’rrecit, por, në atë cast, maçoku nga pas u dëgjua tek çau ajrin me mjaullimën e tij ajërgërrithëse: mjauuu…mjauuuuu…dhe gjinkalla, tani, ajo duke u dridhur, frikshëm e pyet bub’rrecin: ku e ke thesin për t’a mbushur me grurë që t’a kam borxh…!

Edhe Vuçiqi, seriozisht iu kërcënua me luftë Kosovës, mirëpo, pas përcjellës së porosisë nga një officer i lartë i NATOAMERIKЁS, edhepse, Vuçiqi tha se s’ka dorëzim dhe se Serbia do të fitojë, megjithatë, lëshoi pe dhe barrikadat i largoi. Revolucioni i trungjeve (lexo: kamionëve) hëpërhë dështoi. Luftën ai të harrojë, dialogu në Bruksel do të vazhdojë…!

Kurse, vendimet e qeverisë së Kosovës përkohësisht të pezulluara, do të ribrukselizohen dhe riamerikanizohen për zbatim të plotë…! Kaq dhe paq…!

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page