Mentor Serjani.
Historikisht, gjatë gjithë shekujve e deri më sot, gratë janë dhunuar e vazhdojnë të
dhunohen. Gruaja ka qënë objekt, jo vetëm i dhunës, por edhe i diskriminimit racor e
gjinor. Gratë kanë qenë skllave të pashkolluara, pa të drejta, pa dinjitet shoqëror,
politik e ekonomik. Që nga koha e patriarkatit e këtej fillon, shtypja ndaj gruas. Më
shumë torturën dhe shtypjen e kanë vuajtur gratë me ngjyrë, zezaket, por edhe
burrat. Sidomos e egër ka qënë periudha e kolonializmit. Vendet e Afrikës dhe
Amerikës së Jugut u kolonizuan nga vendet evropiane, kryesisht Spanja. Këta
zhdukën dhe asimiluan popullsinë vendase, duke u imponuar gjuhën traditat dhe
zakonet e tyre. Përjashtime të rralla kemi në Evropë, kur disa gra princesha e
mbretëresha arritën të mbretëronin e të drejtonin vendet e tyre, por për shumë pak
kohë. Mesjeta ka qënë periudha më e zezë e paditurisë, skllavërisë e intrigave të
mbretërve e perandorëve. Vëndi ku gjenin shtrat këto intriga, ishin kështjellat dhe
pallatet mbretërore. Ndaj grave vepronte ligji i egër mesjetar i inkuizicionit. Në
epidemitë e kolerës dhe murtajës që ranë në Evropë,shekuj më parë, gratë, u
quajtën bashkëpunëtore me djallin, që sollën këto epidemi që shkaktuan vdekje në
masë të njerëzve. Prandaj ato i dënuan me vdekje mbi turrën e druve, ose i
syrgjynosën nëpër manastire. Kisha katolike ka qënë kisha më ogurzezë në Mesjetë.
Të gjithë,ata që delnin kundër doktorinës së Kishës, u quajtën heretikë. Dhe herezia
dënohej me djegje mbi turrën e druve. Gratë nuk e kishin të drejtën e votës dhe nuk
zinin asnjë pozicion në shoqërine njerëzore. Por kjo gjëndja nuk vazhdoi gjatë. Të
parët që u ngritën kundër kishës dhe papatit të Romës, ishin përfaqësuesit e
Rilindjes Italiane, në art, letërsi, kulturë e shkencë. Pastaj, me vonë, ata që i dhanë
dërrmën e fundit feudalizmit e, bashkë me të edhe Kishës Katolike, ishin iluministët e
famshëm francezë me në krye Robespierin, Zhan Zhak Rusonë, Volterin,
Monteskjenë, Zhan Pol Maratin, Didëronë etj. Në Francë dinastia e Burbonëve arriti
deri tek Luigi i Gjashtëmbëdhjetë. Mbretëresha e Francës në atë kohë, Maria
Antuaneta bënte shpenzime kolosale , bashkë me burrin e saj, mbretin,
për lluks e qejfe, shpenzime që rëndonin mbi taksapaguesit francezë. Mori fund
pushteti i mbretërve dhe i mbrëtëreshave, po ashtu edhe ai i kishës, e cila zotëronte
prona të mëdha tokash. Mori fund me Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Francës,
që i hapi rrugë zhvillimit të gjithanshëm të shoqërisë njerëzore dhe u bë shëmbëll
edhe për vendet e tjera. Nga gjysma e dytë e shekullit të XIX dhe fillimet e shekullit
të XX,Klara Cetkin dhe Roza Luksemburg u bënë gra pararoje në gjithë Evropën dhe
Botën, në Luftë për të drejtat e grave. Kështu revoltat e grave nuk reshtën vit pas
viti, deri sa u vendos edhe një ditë përkujtimore për to, një festë, 8 Marsi që
përkujtohet çdo vit si Dita Ndërkombëtare e Gruas, që sot ne më krenari i themi dita
apo festa e nënave dhe e motrave tona. Gratë luftuan për të drejtën e votës dhe pozitën
shoqërore e politike në shoqëri. Kështu u shqua Zhan d'Arkë në Francë, e cila u
shqua që në moshën 14- vjeçare, në udhëheqjen e popullit francez, në dëbimin e
pushtuesve anglezë. Po kështu u shquan Maria Kyri dhe e bija e saj Irenë Kyri, me
origjinë polake martuar me Pjer Kyri në Francë, në kërkimet shkencore në fushën
e fizikës bërthamore. Me mijëra gra e vajza morën pjesë në revolucionet dhe lëvizjet
revolucionare për përmbysjen e skllavërisë dhe obskurantizimit mesjetarë, për një
jetë më të mirë. Sot në gjithë botën ka gra të shquara dhe presidente që drejtojnë
edhe më mirë nga burrat. Të tilla janë Margaret Theçer, ish-kryeministria e Anglisë
dhe ish- kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe me mijëra gra ministre e
deputete. Por megjithëse jemi në një stad zhvillimi të përparuar për kohën, ende
mentalitetet ndaj gruas janë sa të egra, edhe të prapambetura. Ende vazhdon dhuna
ndaj grave dhe vajzave, ende vazhdon trafikimi i tyre. Piratët e deteve dhe të tokës i
zhvishnin të gjithë, edhe gratë lakuriq dhe i kontrollonin, jo vetëm në xhepa, por
edhe atje, në atë vend, që për to ishte i virgjër, se piratët pandehnin se mos atje ato
futnin '’gurë’’ të ç'muar. Atje ku shëndetshëm gufon virgjëria, atje ku është lulja më
e bukur, e cila rezervohet gjithë jetën. Atë ka të drejtë ta këputë vetëm princi i
dashurisë së parë. Njerëzve të urtë e të dashur në damarë u rrjedh qumësht, kurse
vandalëve u rrjedhin lëngje djegës e helmues të gjithfarë bimëve të këqija. Kësisoj
shoqëria njerëzore ka për detyrë t’i shkatërrojë dhe t'i zhdukë pengesat e
mentalitetet që dhunojnë nderin, dinjitetin dhe jetën e nënave, grave dhe vajzave
tona aq të dashura.
Comments