top of page

GRADIMI I VESHGJATËVE


AJO MË IKËN SI YLBERI

-poezi nga Panajot Boli-


AJO MË IKËN SI YLBERI


Në pikën e vesës vezulloi befas një ylber

Mbi petalen e manushaqes si rubin

Rrathë rrathë zgjerohet

Zgjohet shpirti ...

Psherëtin.


Në pikën e vesës la dritën Ylli Polar si ylber

Mbi petalen e manushaqes si rubin

Rrathë rrathë zgjerohet

Si një sy i kaltër...

Më përpin.


Në pikën e vesës agu lë një dritë të roztë

Mbi petalen e manushaqes si rubin

Rrathë rrathë zgjerohet

Si trendafil i dehur...

Më shkrin.


Një çast hutohem e dorën zgjas të kap vesën endërr

Më ikën si ylberi... prit i them.. dhe i therras në emër



Ç’PATI KJO ERË BUDALLAÇKË ?


Era ka kohë që sulmon xhamin e dritarës sime

I hakërrohet me ulërima si ujku mes të deborës

Mbi komonë një trendafil i trembur po merdhin

Dridhen nga të ftohtit akrepat në orbiten e orës


Ç’më krekoset ajo sonte e mbahet si kapedane

Sulet me shpatë në dorë si Don Kishoti si trime

Ç’i shkrepi kësaj budallaçkës të më ftojë në duel?

Hap të dy kanatat e në gjoksin tim bëhet therrime





NË MEDYSHJE...


Zbriti dielli me gaz në mengjes në dritarën time

Më afsh më puthi,më vari në vesh ca ledhatime


Rrezet,këmbët i vunë te qerpikët e mi të qarkuar

Videoskopin ndezen mbi një sfond të kuqëluar


Një neraidë në liqen shfaqen,me flokë kaçurela

Të hap sytë? Të afroj buzët?.Në medyshje ngela..



BEFAS.... SOT


Befas,sot,ra fleta e kalendarit

Si nje gjethe e zverdhur vjeshte

Janari mjekrosh i thinjur,

E shtyu tutje ,

Tutje,në një pëllg


Cakërriti ajo sytë e trembur

Pastaj...

Qetësisht humbi

Në turbullirën e mungët.


Në kalendar,

Një shenjë plage ngeli

Spërkatur me aromë nostalgjie

Një syth bulëzoi papritur

Si gjiri i vajzës



...Dhe sytë e tu pak të hutuar

Me një hije të trishtë buzëqeshje

Por ..të ëmbël.....të ëmbël ...




MENGJES NË ATHINË


Hap dritarën në Akropol Perikliu

Ulet në një stol të ngurtë dhe mban shënime

Eskili me flokët të ngritur përpjetë

Vrapon si i çmendur

Në amfiteatrin e madh të Athinës


Pitagora bën kalkulimet e fundit

Për kostumin e qytetit

E Safoja si nimfë,me një degë borziloku

I spërkat sytë e bukur

Në këtë mengjes të hirtë


Maratonomaku shfaqet mes mjegullës

Dihat ky ushtar i Prometeut

Kah lindjes se diellit trokon

Olimpi e shikon

Dhe buzëqesh



GRADIMI I VESHGJATËVE



Ç’na bëre keshtu o i madhi Dritëro?

Ngarkove kalin e prijës na ve gomarin

Ky llapushi tund veshët e tremb mizat

Krekoset si mbreti qe e nxore të parin


Ç’na bëre keshtu o i madhi Dritëro?

Na ke mbjellë një Zylo e dolen njëmijë

Të gjithë gomëreve u dhe grada oficeri

Dhe ngelën kuajt ushtarë në prapavijë


Ç’na bëre keshtu o i madhi Dritëro?

U vure gravata e i ngjite lart në tribunë

Këta e bëjnë beharin të hedh deborë

Muzikën pëllitje....dhe djathin sapun




38 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page