top of page

Gotë e kthyer përmbys


Gotë e kthyer përmbys

Nga Fatmir Terziu


E gota tashmë ka mbetur përmbys

ngjeshur me barkun kryeneç të tantellës me zogj

është bërë për heshtjen një shtysë

urim i pambaruar

pa gradën e duhur të zier në kazanin e shtëpisë

kujt do t'i thuash Gëzuar?!

Pas teje u mbyllën dyer e u ulën qepena

Hëna luan e vetmuar mbi tjegulla

ti me shukatjen e zogjve të tantellës pikturon brenda

pëshpëritjet e trarëve i bën skulptura

që nesër të ngrihen nga vakti i pluhurave më të rrënda

e të shkruajnë për mallin vargje si parrulla

plotë ritëm ku kënga

do të zgjoj të gjitha kujtimet nga e shkuara

e me to do të bëhen ëndrra

që në art sot quhen

filma pa nam e nishan

udhëve ku përditë e më shumë shuhen

identitetet tanë.

Po ti gotë e kthyer përmbys

mos u harro në atë rrëmujanë,

të bësh të paktën detyrat e tua të shtëpisë,

priti dhe përcilli miqtë tanë

tamam si një amvisë.

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page