Vullnet Mato
GOJA PËRTYP NJË MAL TË TËRË
Goja njerëzore, sa një filxhan kafeje,
ka brenda, hambarin më gjigant.
Për të ushqyer gjakun, ndër deje,
përtypë gjatë jetës, një mal të lartë.
Me laps të thjeshtë, llogaritar,
në shtatëdhjetë vjetët e gjatë,
njeriu, pa qenë llupës lakmitar,
ha bukë, aq sa tulla ka një pallat.
Përcjell nëpër tubacionet intime,
njëzet çisterna, lëngje natyrale,
kapërdin dhjetë vagona, gatime,
përtyp mish, një kope të madhe.
Por a heq nga goja e ngopur, në jetë,
për sakatë, mjeranë, vetmitarët pleq,
nga shtatëdhjetëmijë pjatat në drekë,
njërën t’ia dhurojë njeriut fatkeq?...
Ku humbi, ish bujaria tradicionale,
mëshira fisnike, për njerëzit e uritur?
Si hidhen nëpër kanalet me fekale,
mijëra teprica, nga barku i nginjur?...
Ku janë gojët e mëdha, të shekullit që shkojë,
pasi hëngrën vagona, pinë çisterna, përtypën male,
duke lënë me thërrime, gjithë të uriturat gojë?
Shëtitën botën e plehëruan tokën, bashkë me fekale…
ReplyForward
Comentários