Bashkim Saliasi
Të shkruash për kolonel Delo Isufaj (Seraj) që fluturoj në ditë me diell, shi e hënë në lartësi të stratosferës, mendimet të rrjedhin vrullshëm si uji i kristaltë i një burimi që buron nga mali dhe i jep jetë florës dhe faunës në rrjedhën e tij dhe natyra begatohet me shumëllojshmëri jete.
Në këto ditë vjeshte, në kushte pandemie, kohën e kemi me tepri. Si një lexues i rregullt këto ditë lexova dhe rilexova librat dhuratë me poezi nga miku im poeti, avokati dhe piloti - kolonel Delo Isufi në pension.
Miku im Delo Isufi një vit më parë se të dilja në pension më dhuroj tre botimet e tij të fundit: “Kur lahet hëna”, “Ëndërr e grisur”, “Tavolina e rezervuar” dhe “Vajza e manaferrave”.
Libra dhuratë nga poeti Delo Isufi
Çdo mëngjes në faqen e facebookut kafenë do e shoqëroj me leximin e poezive të dy miqve të mij Delo Isufi dhe Përparim Hysi.
Të parin libër lexova “Ëndërra e grisur”, botim i shtëpis botuese “Uegen” redaktuar nga shkrimtari i mirënjohur Viron Kona me recensent Ruzhdi Pulaha.
Sa nis të lexosh poezinë e parë “Bukuri e krisur” mendja të shkon te vlerësimi që i bën autori bukurive të vendit tonë, një vend me katër stinë të mrekullueshme, ku pas dimrit vjen pranvera dhe manushaqet arrijnë të rriten dhe të lulëzojnë edhe majë shkëmbit. Autori me vargun e tij të lirë që të tërheq si me magji i jep rëndësi dashurisë për vendlindjen. Gojë mjaltë e zemër flori Deloja me vargun e tij të lirë dhe pa shumë komplekse të bënë për vete sapo nis të lexosh faqen e parë të librit.
Nga bukuria ndali./Trokun kali hazdisur,/Kokën e përuli mali,/Prej bukurisë sate të krisur.
Metafora dhe krahsimi i poetit Delo Isufi të bën të mendosh se ai frymëzimin e gjen te visaret e vendlindjes, bukuritë e natyrës shqiptare dhe jetën shoqërore.
Miku ynë durrsak Kadri Tarelli e ka etiketuar avokatin dhe poetin e vargut të lirë “Poet i dashurisë”. Jam i një mendimi me Kadriun sepse në çdo poezi të Delos ndien dashur, mirëkuptim dhe tolerancë të cilën ai di ta shpreh kaq bukur në poezitë e tij që pasi njihesh me to të mbeten në mendje.
I dashuruar me vendlindjen dhe dashurinë për jetën, shumicën e krijimtaris së tij poeti ia kushton vendlindjes Vlorës së flamurit, ku u lind, u arsimua dhe hodhi shtat e nga nisi rrugët e jetës si pilot dhe instruktor në përdorimin e avionve supersonik. Krahas arsimimit për pilot ndjek studimet e drejtësisë dhe njeh shumë mirë ligjëshmërin e zhvillimit të jetës shoqërore.
Janë të shumta poezitë që autori ia kushton vendlindjes. Ai shprehet me dashuri për bukuritë e natyrës shqiptare dhe njerëzit trima dhe puntorë.
Në vëllimin “Ëndërra e grisura” të gjitha poezitë janë të bukura dhe të ëmbla plot nektar, por mua më mbetën në mendje dy prej tyre, Gabriela dhe Lypsarët.
Në poezinë Gabriela tregon për dashurinë dhe mirësinë që kanë bashkfshatarët e tij për njerëzit e punës dhe të argëtimit. Me një gjuhë të thjeshtë ai tregon se kur ciganët mbrrijnë në fshat dalin të vegjël dhe të mëdhenj dhe jo vetëm argëtohen me ta, por edhe krijojnë miqësi.
Pleqtë gajdet bëjnë gati,/Mbushin kacekët me frymë,/Në lëndinë po zbret fshati,/Të shikojnë arixhinjtë.
Nis mëngjesi me ahenge,/Gajde, dajre dhe daulle, /Dëgjohet kënga breg më breg,/Melodi e ëmbël e hinduve.
Autori shpreh konsiderata të veçanta për banorët e krahinës së tij për bashkjetesën dhe mos përbuzjen e racës së arixhinjve. Kënga bënë fjalë për një shpirt të trazuar që ka braktisur të dashurin e saj dhe këndohet gjithë pasion nga grupi arxhinjëve dhe ndiqet me lot në sy nga dëgjuesit e mbledhur rreth çadrave të tyre.
Mesaxhi që jepet në fund të poezisë të bën të mendosh sesa mirë shkojnë njerëzit midis tyre dhe krijojnë ura lidhëse me dashuri dhe tolerancë zero pavarësisht se i përkasin racave të ndryshme.
Në mbrëmje e lënë punën,/Karrocat ngarkojnë me thasë,/Ciganet nisen për udhë,/Qetësinë e duhur lënë pas.
Muzika dëgjohet larg,/Jet’ e tyre plot gëzime,/Kur yjet shfaqen lart,/Lugina mbetet jetime.
Autori në këtë poezi bën thirrje për bashkjetesë pa dallim feje e race dhe kjo gjë arrihet më së miri midis njerëzve të punës, ku secili ka huqet dhe karakterin e vet në mënyrën e jetesës.
Në poezinë “Lypsarët” të mbeten në mendje mesazhet që Deloja jep në këtë poezi. Nuk jetohet pa punuar dhe duke lypur, por deri sa Zoti të ka dhënë mendjen, krah e sy njeriu duhet të përpiqet të rrojë me djersën e ballit, por kur të zë halli dhe shoqëria nuk kujdeset për ty atëherë jeta të detyron të lypësh dhe të flesh në qell të hapur.
Vargu i tij është perfekt. Midis pyllit edhe lumit,/Ku qyteti shfaqet larg,/Çdo mbrëmje aty bujtin, Tre lypsar në një barakë.
Nëpërmjet kësaj poezie autori bën i bën thirrje shoqërisë që të mos braktis fëmijët jetim dhe ata të braktisur nga prindërit dhe të mbetur pa streh.
Dashuria për njerëzit në poezitë e Delos, është një ndiesi e veçantë që të rrënqeth kur kujton viktimat e luftës apo dhe ndodhitë nga fatkeqësit natyrore.
Si një njeri i dashur dhe shpirt mirë Deloja është i ndjeshëm ndaj braktisjes së njerëzve fatkeq në jetë. Në çdo takim që kam pasur me poetin Delo Isufi dhe shkrimtarin Viron Kona në bisedat e tyre dëgjoj që flasin me dashuri dhe respekt të madh për vendlindjen e tyre, Vlorën.
Këtu buron frymëzimi i poetit, i cili me penën e tij arrin të çimentojë vargje mbresëlënëse, që kanë jetëgjatësi dhe pëlqehen nga lexuesi. Vargjet e tij janë si një kala e ndërtuar me kollona betonarmeje, ku nuk i mungon asnjë element, që nga fijet e hekurit të vendosura në vendin e duhur dhe fijet e telit, që nuk lejojnë hekurin të lëviz gjatë lëkundjeve të tërmetit të fuqishëm.
Poezitë e Delos i bëjnë ball çdo furtune apo cikloni të kohës, sepse shkruhen me zemër dhe shpirt atdhetar, ku brenda mbartin mesazhet e përmendura më lartë, dashurinë, mirësinë dhe tolerancën.
Por, Deloja nuk është vetëm pilot dhe avokat i sukseshëm, që në karierën e tij arriti deri avokat i Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, por dhe një poet e përkthyes, që ka krijuar ura miqësie deri në Indin e largët.
I dashur, i sinqert, zemër flori të pret dhe të përcjell me fjal të ëmbël dhe me një mirësjellje që e karakterizon njeriun e dashur dhe poetin e talentuar. Delo Isufit sa herë t`i kërkosh të recitojë një poezi, ai pa përtuar nis e reciton “Lahutën e Malcisë”, vargje nga Migjeni, Ali Asllani dhe shumë e shumë autor të huaj e vendas. Me një memorje perfekte, që kush ka fatin të qëndroi qoftë edhe pak kohë në një tavolinë kafeje me të, do ketë mundësi ta njohi nga afër dhe besoj se të puqet me mendimin tim human.
Në vëllimin e dytë poetik “Tavolina e rezervuar”, botimet Ada me redaktor shkrimtarin Viron Kona dhe recensensat nga Halil Xani, Skënderaj, Sejdi Berisha, Pejë që në hyrje të bie në sy vlerësimi që i bënë shkrimtari Viron Kona poezive të poetit Delo Isufaj.
Ai shkruan: Talenti i vertetë i krijuesit ngjason me një ortek që rritet pandërprerë e, teksa krijimtaria shtohet, teknika dhe mendimi poetik zenë vend, ashtu dhe gurët e themelit në një ngrehinë të fuqishme e të bukur që shkon drejt përsosjes.
Vargjet e poetit Delo Isufi e marrin frymëzimin në jetën e përditshme, ku nëpërmjet vargut të tij shpreh impresionet e njerëzve duke na dhënë botën e brendshme të tij të skalitur si një skluptor i kujdesshëm i tipeve dhe karaktereve, me plot dashuri dhe mesazhe të ëmbla poetike.
Dashuria për njeriun, respekti dhe dashamirësia për jetën tingëllojnë ëmbël që në poezinë e parë të titulluar “Lozonjarja”.
Përballë më rri e qeshur,/Me sytë e bukur lozonjarë,/Buza jote e çelur, e heshtur,/Flet më shumë se mijra fjalë.
Frymëzimi i poetit thur në vargje, dashurinë njerëzore që e bën lexuesin të mendohet se jeta është e bukur kur jetohet me të mirat dhe të këqiat e saj.
Në këtë vëllim poetik poezia “Mos e mos”, poeti e merr frymzimin në vendlindje dhe brenda saj përcjell mesazhe dashurie e dhimbje, por në fund të fundit ngushullohemi me shprehjen se jeta vazhdon në rrjedhën e saj.
I hodha dorën në qafë,/Ajo heshti, vetëm heshti,/Buk’ e dhallë më vu në trastë,/Dhe një palë çorape leshi.
Zjarri që ndizet në shpirtin e të rinjve thyen çdo tabu si në poezinë “Këto vajzat tona”.
Këto vajzat tona,/Porsi lule mali,/Ku shkel këmb’ e tyr,/Xixa shkrep stralli.
Në poezitë e Delos spikat sinqeriteti dhe çdo poezi përcjell një mesazh poetik njerëzor.
Në poezinë, “Çika Kosovare” poeti na tregon se e njeh shumë mirë botën hyjnore të femrës. Ai me një konfiguracion prej artisti na jep portretin e vajzave dardane.
Sorkadhe, flokët e verdhë,/Krela-krela përmbi supe,/Midis perlave, një perlë,/Veshur me rroba të kuqe.
Dhe në mbyllje metafora dhe krahasimi që përdor poeti spikat për kulturën e gjerë të njohjes së letrësisë dhe artit të shkruar dhe lexuar.
Deti digjej merrte zjarr,/Retë në qiell hidhnin valle,/Pyeta një nuse pranë,/Tha: - Është çikë kosovare.
Sa bukur është shprehur shkrimtari Viron Kona për poezinë Nuses sime.
…Ajo i shfaqet përherë në ëndrra e përfytyrime, i sjellë pranë jetën e vërtetë dhe rininë e zjarrtë e që, sot, shëndrit në shpirtin e tij përmes dritës dhe shkëlqimit hyjnor.
Të shikoj e bukura ime,/Pranë të kam e pranë më rri,/Endem larg në kujtime,/Kur ishim të dy të rinj.
Në këtë poezi del në pah besnikëria dhe dashuria e madhe që kishin në rini, por ajo hera-herës edhe pse ka disa vjet që ka ndërruar jetë poetit i shfaqet në vegime dhe kjo tregon dashurinë e pastër dhe të sinqertë të dy të dashuruarve, që nuk shuhet kurrë.
Teksa lexoj këto vargje më buron urimi i sinqertë duke i uruar poetit jetë të gjatë, t`i rrojnë vajzat, nipërit e mbesat, që i do dhe e duan aq shumë.
Të lexosh poezitë e Delos do të thotë të mrekullohesh. Ai shkruan me shpirt njerëzor të pastër dhe të sinqert. Vëllimet poetike të Delos janë xhevahir i çmuar.
Vëllimi fundit “Vajza e manaferrave” është një perlë që brenda vetes përmban thesare të vyera. Poeti nga dita në ditë ndeshet me emocione dhe arrin të reflektojë duke i hedhur ato në letër. Tematka e poezive në vëllimin “Vajza e manaferrave” është e gjerë dhe shumë dimesionale.
Ai arrin të përjetojë hallet dhe brengat e mbarë shoqërisë, të cilat i pasqyron mjaftë bukur me penën e tij të artë, pa lënë pasdore mesazhet e dashurisë për të bukurën, por edhe kritikën që hera herës del në vargjet e tij.
Krijimet e bukura të poetit Delo Isufi kanë një përmbajtje dhe lirizëm të ngrohtë, të ngjallin shpresë dhe të bëjnë ta dashurosh jetën. Në poezitë e tij vlon shpirti i njeriut që e dashuron jetën. Poezia e tij dallohet për larmin e formës dhe të përmbajtjes e shkruar me një gjuhë të pasur letraro-artistike. Por nga ana tjetër ajo që të bie në sy dhe të mbetet në mendja është gjerësia e tematkave që poeti trajton në vargun e tij të lirë.
Poeti Delo Isufi ka cilësinë në zgjedhjen e fjalës për të shprehur mendimet e tij me dashuri dhe largpamësi për jetën njerëzore duke vënë në lëvizje mendimin krijues.
Të gjitha krijimet e Delos përshkohen nga ideja e dashurisë për jetën dhe i japin forcë lexuesit që ta jetoj jetën ashtu sikundër i vjenë. Ai e dashuron jetën dhe njerëzit që e rrethojnë.
S’ka gjë sesi shkruan, mjafton që shkruan, atë që ndien, u shpreh në një bisedë miqësore për disa poezi apo tregime që hidhen të pa redaktuara në faqen e facebookut..
Forma artistike e Delos është në unitet të plot me përmbajtjen e krijimtarisë së tij artistike. Vargjet e poezis së tij janë të thjeshta, të kuptueshme me një gjuhë të pasur letrare që buron nga gurra popullore.
Duke qenë një njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja poeti përdor një folklor të pasur në krijimtarinë e tij artistike. Kjo e ka ndihmuar atë të krijoj ura lidhëse të miqësisë me poetët indjanë dhe në diasporë. Poezia “India ime” e krijuar në Indi, kur poeti ynë Isufi ishte i ftuar për të marrë pjesë në një festival mbarë botëror poetik, siç tregon Deloja, vendasit indianë dhe pjesëmarrësit e atij festivali, kishin shprehur dëshirën që poeti ynë ta lexonte poezinë, veç anglishtes, edhe në gjuhën shqipe, shkruan Viron Kona në parathënien e librit të bënë të mendosh për urtësinë, mençurinë dhe kulturën e gjerë që zotëron poeti Delo Isufi.
Për botimin e librit “Vajza e manaferrave” nuk po ua shuaj kureshtjen më shumë sepse më mirë se ç`e ka vlerësuar shkrimtari Viron Kona në parathënien e librit, unë nuk mud të shprehem më mirë.
I uroj mikut tim nga Vlora, Kolonel, avokat dhe poetit të fjalës magjike: jetë të gjatë e plot shëndet, krijime sa më të bukura dhe në botime të tjera. Urime poeti Delo Isufaj!
Comments