Libri me poezi “Unë jam Ti” është një vepër intime dhe e ndjeshme, e shkruar nga një poete që eksploronthellë shpirtin femëror. Nëpërmjet vargjeve delikate dhe të mençura, autorja Merita Kuçi ofron një vizionpersonal dhe autentik të emocioneve, dëshirave e përvojave feminile.
Poezia, si një fije delikate që lidh zemrat, ka fuqinë tëshprehë emocione që shpesh i shmangen gjuhës sëzakonshme. Brenda kësaj sfere të vargjeve, poeteshadhe profesoresha e ndjeshme ka thurur shpirtin e sajnë fjalë, duke krijuar një vepër arti të forcës dhebukurisë.
Gruaja e ndjeshme e percepton botën përmesshqisave të akorduara mirë. Zemra e saj rezonon mepëshpëritjet më të holla të ekzistencës shushurimëne zjarrit, luleborën e krijuar prej saj, aromën e vjeshtës, lirisë, detit, dhembjen e mallit tëpashprehur. Ndjeshmëria e saj nuk është një dobësi, por një dhuratë hyjnore – një instrument përmes tëcilit ajo kanalizon të vërtetat e saj më të thella.
Merita trajton konceptin e identitetit dhe lidhjenndërmjet individëve. Vetë titulli, "Unë jam Ti" sugjeron një lidhje të thellë dhe universale midis njerëzve. Poezitë i drejtohen dashurisë dheinitimitetit në të gjitha nuancat e tyre: nga pasioni te braktisja apo nga vetmia te shkrirja emocionale.Poetja e mirënjohur durrsake përvijon dhembjen, mallin dhe dëshirën përmes imazheve të gjallapoetike.
Autorja e vëllimit poetik ’’Unë jam Ti’’ zotëron njëgjuhë të pasur në metafora, ngjashmëri dhe imazheshqisore për të ngjallur emocione të forta.
Introspeksioni dhe autenticiteti evidentohet në sajë tëmendimeve të thella dhe personale që poetesha ndan, duke krijuar kështu një lidhje empatike me lexuesin e saj. Merita Kuçi krijon një personazh femëror qëkalon nëpër faza të ndryshme të jetës, dukeeksploruar gëzimet, vuajtjet dhe rritjen.
Poezia e saj ngjason herë si dialog, reflektim a monolog që zbulon shpirtin e protagonistes.
Përmbledhja poetike ’’Unë jam
Ti’’ është një udhëtimpoetik në intimitetin femëror, një vepër që rrëmbenshpirtin dhe zemrën e lexuesit, duke ofruar njëkëndvështrim unik të spiritualitetit femëror. Libri “Unë jam ti” surprizon publikun e apasionuarpas poezisë dhe e fton në një ekspeditë studimi tëndjenjave dhe përvojave të thella femërore.
Poetja e mirënjohur durrsake Merita Kuçi (Thartori) u jep grave një zë që të dëgjohen. Poezitë e saj unike portretizojnë bukur botën e brendshme të gruas.
Urime Gladiola! Poetet dhe poetët durrsak duhen mbështetur për vlerat që kanë. Kështu është edhe poetja Thartori, e papërtuar e kudogjendur me artin e fjalës në gojë. Këtu në Durrës e mbajmë si drtejtuese (moderatore) shumë të aftë dhe serioze.