Gjurmët e krishterimit në Trojët Shqiptare
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 4, 2020
- 3 min read

24-vjetori i kremtimit të meshës së parë të dom Agim Qerkinit, famullitar i Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë
Shkruan: Lekë Mrijaj
Gjurmët e krishterimit në Trojët Shqiptare, datojnë që nga shekulli I, pikërisht me ardhjen e Shen Palit Apostull në Ilirik-“[…] arrita t’ua dërgoj të gjithëve lajmin e mirë [Ungjillin] për Krishtin nga Jerusalemi dhe përqark deri në Ilirik “ (Rom. 15.19). Kështu edhe siq thuhet nga "Letrat drejtuar Romakëve" gjatë këtij udhëtimit të tij të tretë, Shen Pali e vazhdon shtegëtim e tij në Ilirik ( atherë ishte provincë përberëse e admnistratës romake, ku hynin trevat e Dalmacisë, Bosnës e Hercegovinës, Ballkanit Qendror dhe Perëndimor) edhe në Maqedoni. Më këtë rast Shen Pali qëndrojë edhe në Durrësin Shqiptar etj. Kulti i Shen Palit si misionar i krishterimit të hershëm në troje ilirike arbërore është (themeluar me dashuri në asnjëmënyrë me tehun e shpatës shënimi im L.M. )ruajtur me dinjitet edhe gjatë gjithë mesjetës së hershme edhe përkundër kryqëzatave të ndryshme e perandorive të tjera mesjetare otomane e komuniste (të sojit satanik shënimi im L.M.), qe do të thotë se emrin e Shen Palit e ruajnë shumë monumente të kultit të krishterë në gjithë arealin iliro-arbëror që është pjesë e europës së emancipuar. Gjurmët e gjetura të kulturës paleokristiane në trevat e Kosovës i takojm nga shek. II në shek. III-XI, janë zbuluar gjurmë të bazilikave e Kishave dhe po i permend disa Bazilika e Kisha në krahinën Shqiptare të Kosovës siq janë: Bazilika e Shën Florit dhe Laurit në qytetin e Ulpianës antike afër Prishtinës, pikërisht kishat në Novobërdë, Bardh të Madh, Bajicë, Buçan, Dërsnik të Klinës (Kishë paleokristiane qe daton nga shekulli I para erës sonë deri në shekullin V-VI), Harilaq, Graçanicë, Jahocë, Lipjan, Kabash, Korishë, Pejë, Prizren, Raçë, Studenicë të Vrellës ( Bazilika e shek. VI pas Krishtit),Veletin, Surçin, Nerodime, Greme të Ferizajit, Syroganë, Shtime, etj.
Meshtarët një nga një dhe hierarkitë e tyre deri në ditët e sotme janë pjestarët kryesor të Kishës Apostolike pikërisht bashkëpunëtorët më të ngushtë të urdhrit të Zotit e Birit të Tij si dhe urdhrit ipeshkvor pa të cilët as Kisha Apostolike e Jezusit në asnjëmënyrë nuk mund të ekzistonte.
Ndaj sot, 24 vjet më parë, dom Agim Qerkini, në Kishën e Stubllesë së Vitisë, ka kremtuar meshën e parë në cilësin e meshtarit i shuguruar për meshtar me 3 gusht 1996 nga i +Përndritshmi Shkelqësija e Tij imz. Mark Sopi, ipeshkëv i ipeshkvisë së Kosovës. Ai, afro një vit me parë është dekretuar si famullitar në Kishën "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë pikërisht famullitari i tretë me radhë pas dom Fran Sopit e dom Lenc Sopit.
Jetëshkrimi i dom Agim Qerkinit
U lind me 11 nëntor 1971 në Stubëll të Epërme nga prindërit: Pashk Qerkini dhe Monika I. Munishi i cili mësimët e para të fillorës i kreu i përfundoj në vëndlindje ndërsa të mesmēn apo dy vitet e para në Seminarin klasik në Shkup ndërsa dy tjerat në Seminarin klasik "Paulinum" në Suboticë. Studimet filozofike e teologjike i kreu në Zagreb me 15 korrik 1996 i cili u shugurua xhakon me 25 shkur 1996 nga Nunci Apostolik në Kroaci, Shkelqesija e Tij, mons. Giuilio Einaudi ndërsa pēr meshtar shugurët në Stubëll gjashtë muaj më vonë apo me 3 gusht 1996, nga imz. Mark Sopi, ipeshkëv i ipeshkvisë së Kosovës i cili edhe menjiherë e nisi jetën pastorale dhe për katër vite me radhë veproi si kapelan apo vikar ndihmës famullitar (i don Franë Sopit) në Kishën " Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë. Nē vitin 2000 i mundësohët të vazhdoj Fakultetin Teologjik në Luganos të Zvicrës i cili me 15 tetor 2003 mbrojti temen e masterit me titull: "Kisha ndër Shqiptarë dhe reformat liturgjike pas konçilit të dytë të Vatikanit. Pas përfundimit të masterit emrohër rektor në Seminarin "Imzot Lazër Mjeda" në Prizren e më vonë si misonar në "Misionit Katolik Shqiptar " në Luzern të Zvicrës e që aktualisht nga tetori i vitit të kaluar-2018 kryen detyrën e famullitarit "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë.
Është botues i librit monografik "Misioni Katolik Shqiptar -Katholische Albaner Mission Luzern" dhe ka të shkruara shumë e shumë kumtesa të rrafshit teologjik dhe tē natyrave të ndryshme.
Ndaj e përgëzojmë don Agimin me rastin e 24 vjetorit të meshtarisë së tij duke i deshiruar gjitha të mirat në jetën meshtarake e gjithëperfshirëse. Zoti e bekoftë me të mirat e veta. Gëzuar Don Agimi, shëndet...
Urimet e mia për don Agimin në 24 vjetorin e meshtaise së tij. Është e një rendesie sa të veçantë aq edhe e domosdoshme që për historinë, identitetin, traditat në përgjithësi dhe njohjen e rrënjëve të besimit fetar, të flitet edhe nga institucionet e kulteve fetare. Derisa njeriu përbëhet nga "shtatshja", kërkohet të tregohet krahas historisë së "njeriut fizik-eterofizik", për të cilët është folur e flitet shumë, rezulton që njeriun etnik shqiptar e kanë "coptuar" rëndë, fuqishëm dhe pa ndërprerje edhe në drejtim të besimit fetar. Është detyruar të ndërroje fetë në relacion me dhunën, fizike, morale, pasurore, në rastin konkret të kishës ortodokse greko-serbe dhe të besimit otoman. Për të rikuperuar identitetin tërësor të etnisë tonë ka ardhur koh…