top of page

GJURMË DHE DRITË


Për njerëzit e vlerave

MEVLUD BUCI


Gjurmët dhe drita janë dy shina që përtërijnë jetën,që u rrezatojnë njerëzve për sot dhe për nesër.Jo më kot ,në të folurën e të urtëve, thuhet:”ka gjurmë jete filani,ka gjurmë djerse.apo: I flasin gjurmët,ai shkon për gjurmësh”.Filani është shpirtdritë.Vjen i bardhë si drita,i bajnë dritë mendja dhe djersa,ka dritë në zemër si dritë dielli,si dritë pranvere,ka fëmijët si dritë,bën dritë me prova,nuk shuhet kurrë drita e së vërtetës,pa dritë në shpirt,njeriu mbetet i humbur e korit etj.

1.A FLASIN GJURMËT?

Duke kaluar nëpër Murrën e Vjetër e më pas në lagjen e Sipërme të Lukanit tim malor,më flasin gjurmët,pra,ata që bënë të parët dhe ata që që kanë bërë e po bëjnë ata që e duan dhe punojnë ose e nderojnë vendlindjen. Janë djemtë e nderuar të Imer Bibës,të cilët kanë ngritur vilën disa kate,kanë dërguar rrugën e makinës te trojet,është kulla trekatëshe e inxhinier Arben Perhatit me vëllezër,kulla e gurtë me flamur e Qemal Aqif Dukës,shtëpia e re e Sulejman Elez Mihës bëjnë dritë përmes gjurmëve të jetës. 2.PREHU I QETË DAN SHABAN BRUÇI I RUNJËS

Në Qafë Shelli(Qafë Lukanjake),midis lisave dhe blerimit,midis barit e luleve,prehen bijtë e fisit Bruçi,Ndregjoni e Dervishi.Para disa muajsh,djemtë e nderuar të Dan Bruçit,Faiku me vëllezër e kushërinj,me nipër e dashamirë,përkujtoi 40 vjetorin e vdekjes së të atit.Në këtë lartësi e për këtë eveniment njerëzor,kishin ardhur edhe Latif Miha,kushëriri i Ramiz Lam Bruçit,plot nipër e mbesa.Gjurmët e punës së Dan Bruçit e të pasardhësve të tij rrezatojnë rrezatojnë fort dhe ata nuk harrojnë kurrë.Jeta vërtet është e shkurtër me plot lodhje e sakrifica,me ngjitje e zbritje kur ka gjurmët e dritës dhe ata që krenohen me këtë nuk i harrojnë kurrë bëmat e djersës,urtitë e fjalëve.Është e udhës të themi me zemër në dorë:Prehu i qetë Dan Bruçi i Lukanit të Runjës, se njerëzit e thjeshtë me bëma atdhetare janë binjakë me malin..

3.TOFIK TOTRAKU VENDLINDJEN KA NË SY

Të duash vendlindjen nuk mjaftojnë vetëm fjalët,por puna dhe kultura,nderimi për traditat e saj,fisin e vëllazazërinë.Tofik Totraku ndërtoi vilën e bëri rrethimin e saj,riparoi xhadenë e Lukanit.Ai,së bashku me vëllanë e tij,Latifin,punojnë emigrant në Itali.Tofiku,ndonëse ka vilën e re në Bathore,herë pas here vjen në vendlindje dhe nuk heq dorë nga puna këtu.Edhe i ati i Tofikut,Mehmeti,ishte njeri i punës,brigadier shembullor dhe u vra në krye të punës nga shkrepëtima e natyrës.Ai qe i lidhur ngushtë me trojet,fisin e miqësinë i papërtuar dhe organizator.Ishte burrë që la gjurmë drite.Tash, edhe i biri,Mehmeti, vendlindjen ka në sy,teksa rri në vilën e re,në trojet e të parëve.

4.MALL E KRENARI PËR MENDI BUCIN E LURËS

Kisha dëgjuar shumë për Mendu Bucin për talentin e tij dhe punën si krijues e organizator i kulturës në Lurë e gjetkë.Kur e takova para disa vitesh,më pushtoi një përmallim.Ai është jo vetëm organizator,por edhe krijues,kompozitor e interpretues.Përkrah tij me plot përkushtim është edhe Ludovik Rajta,Hamit Batalli,LLesh Doçi,Ibrahim Haldeda,Zaim Tollja,Trëndëlina e Manushaqe Buci,Fatjon Sherif Dervishi e plot të tjerë.Mendi Buci ,me veprimtarë të tjerë të artit, ka çuar përpara kulturën dhe artin në Lurë dhe veprën e të paharruarit Hilmi Kolgjegja,Halim e Xhemal Laçi…një traditë që pasurohet. 5.LUBI DEMOZETI DHE SHEHAT ELEZI,TË THJESHTË SI E VËRTETA…

Thjeshtësi,dritë,humanizëm,një trinom njerëzor e gjen tek këta dibranë fisnikë,se ata kanë prova besimtarësh,korrektësi në çdo mjedis shoqëror,ku për ta thuhen vetëm fjalë të mira.Së bashku me fëmijët e tyre dhe farefisin ,ata rrezatojnë gjurmët e dritës që i kanë gdhendur e tejçuar përmes punës.

6.KRIJUESIT MATJANË,GENI I FISNIKËRISË

Mbi pesë dekada kam mësuar për Matin dhe kam shkruar për të.Dritën, Mati e ka në altarin e fisnikërisë,tek atdhetaria,zotësia e bujaria.Te plejada e krijuesve që, me 2 shtator 2023, organizuan Penën Budjane.Edicion i shtatë i saj.Aty takova krijues nga Kosova,Kërçova,Tetova,Dibra,Italia,Suedia. Krijuesit matjanë:Hamdi Hysuka,Basir Bushkashi,Fatmir Neli,Fatmir Gjestila,Bajram Canameti,Aqif Heta,Faik Xhani,Adile Baleta,Lindita Doda,Kujtim Stana etj, kanë botuar libra me vlera.Në këtë altar të artit janë edhe Feride Kurti,Esat Ruka,Ymer Neli e djali i tij,Adriatik Sabri Alia,Shefqet Merra,Artan Dilaver Kurti,Shkëlqim Farrici.Veprimtaria poetike në Mat,Burrel,i dha një atmosferë të re përndezëse poezisë, duke rikonfirmuar vlera të reja dhe duke sjellë një përkrahje e motivim për poetët e të gjitha trevave shqiptare. 7.EPILOG Njerëzit e vlerave gjithnjë më kanë frymëzuar duke më sjellë një nxitje përmes punës sëyre.Kështu,nuk ka sesi të harrohet Hysni Bodini,ish-mësues dhe drejtor i shkollës në Katër Grykët në Dibër,po edhe studiuesi Osman Miha,As Faik Ramadan Bruçi dhe Latif Hidër Miha,Isuf Latif Miha,Shpëtim, Fidai, e Dorian Cenën,.Fjalë të mira mund të thuhen për për Zyber Sulën e Ramazan Nuredinin,për Hazbi Kamberin e Shuaip e Dëfrim Methasanin,Skënder Kutën e Sokol Metën,Liman Tomçinin e Hidajet Haskolin,Rajmond Shalsin,Luan Seit Cemenën,Qemal Sulën,Artan Ilir Totrakun ,Ilir Krosin etj, etj,të cilët janë njerëz që më frymëzojnë…Në udhë me njerëz të vlerave ,jeta bëhet e bukur dhe vlerat e tyre të inspirojnë …

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page