
PAJTIM XHELO
"Në këtë përkohësi ( tranzicion) që po kalojmë Gjuha Shqipe duket
sikur ka marrë dhe po vijon të marrë vrragët ( plagët) më të rënda ,
si pasojë e drejtimit donkishotesk të vendit nga politikanët tanë të
paskrupullt."
Ndërsa gjithë bota ka ecur dhe po ecën në kahjen e duhur, herë me
dhëmbjet e lindjes e rilindjes, herë me dhëmbjet e rritjes së
vështirë, shpesh me kthime të përkohëshme pas, o me ndalesa të
shkaktuara nga etja dhe lakmia e Luanëve që kanë në dorë fatet e
njerëzimit, herë duke u kthyer në sheshe gladiatorësh për të kënaqur
dëshirat e " të fuqishmëve", Shqipëria jonë ka ngecur në një përkohësi
( tranzicion, siç e quajnë ata që na udhëheqin, ose më mirë na
udhëdreqin) që i ngjan një udhëkryqi, ku rrahin erërat e çmendura të
të gjitha stinëve, të gjithë globit.
Rrugët e këtij udhëkryqi janë pështjellë me një mjegull të dendur gri
dhe shqiptarët po sillen rrotull si fuga, në spiralet e një cikloni,
pa e kuptuar që ky është një ciklon.
Deri kur?
Askush nuk mund ta di këtë, sepse udhëkryqi ndonjëherë mbetet në
mjegullën e padepërtueshme të kohës përjetësisht.
Natyrisht, kjo nuk është vepër e Zotit; jo! Zoti i solli paraardhësit
e shqiptarëve, pellazgët, për të përhapur qytetërimin në Europë, në
Azinë eVogël dhe në Afrikën e Veriut. Dhe Pellazgët e kryen më së miri
këtë detyrë. Pastaj erdhën popuj të tjerë, në fillim fiset greke, më
vonë ato sllave. Ndërsa popujt pellazgë ( ilirët, epirotët, maqedonët,
thrakët, dakët etj) ishin në një ngjitje ( shkallë) të lartë
zhvillimi, në Mbretëri të mirëfillta ( të veçanta ose të bashkuara),