top of page

GJUHA JONË MIJËRAVJEÇARE

  • Aug 26, 2023
  • 1 min read



Gjuhë jonë e shqipeve në fluturim,

me ligjërimet e zogjve të vendit tim.

Gjuha e gurrave tona, me gurgullime,

me Jehonat e maleve, plot gjëmime.

Gjuha ilire, që lëvroi pellazgjinë,

që ndërtoi Akropolin, në Athinë,

me të vërtetën e qartë që tregon,

muri me mbishkrimin “Pellazgjikon”

Gjuha e Pirros dhe të Madhit Lekë,

folur nga Medina, deri larg në Mekë.

Me rënkime nizamësh te Ur’e Qabesë,

me selamin e fundit, dërguar nënesë.

Gjuha e shenjtë me oshtimat e trimërisë,

në ninullat e nënave të lashtësisë,

në tundjet mijëravjeçare, të djepit,

për të rritur trima, me syrin te thepi.

Gjuha me fonema pleqsh, të urtësisë,

me kuvende burrash, të mençurisë

me tonet e pelegrinëve, të Arbërisë,

në netët e shkretëtirave, të Arabisë.

Me thirrje onomatopeike të largësisë,

në shkrepa majëmalesh të malësisë.

Me psherëtima malli të frashërllinjve

me drithërimat e fyejve të barinjve.

Me shkronjat e Rilindësve evropian,

që për abetaret, u dogjën e u vranë,

të përhapnin shkronjat frymën dhanë.

të frymonte gjuha shqipe kudo në vatan.

Me mësonjëtoren e parë të Petro Luarasit,

me shqipen e Gjerasimit e motrave Qiriazi.

Me gjuhën e Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës,

me shkronjat e gazetave, përhapur tinëz.

Gjuha e Pandeli Sotirit, e Papa Ballamaçit,

që për shqipen, nuk iu përkulën kërbaçit,

kur Dom Nikollë Kaçorri, e Ndre Mjeda

me kandil e pishë, tymosnin përmbi letra.

Gjuha shqipe e Papa Kristo Negovanit,

e At stath Melanit dhe Murat Toptanit,

bënë të ndriçohej mjegulla mesjetare,

me mërmëritje shkronjash në abetare.

Për 5000 vjet gjuhë shqipe, jemi krenar,

me figura të mëdha të kombit shqiptar,

me armatën arsimore, në shekuj e vite!

Na ngazëlloi ky lashtësim i gjuhës shqipe!...

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page