Gjuha dhe huazimet shkatërruese


Reis Mirdita


Qe ca vite që është bë trend përdorimi i panevojshëm, në mos edhe i turpshëm i fjalëve të huaja në qarqet shqiptare. Historikisht, filli i huazimeve vërehet në mediat pamore të Shqipërisë ku përdorimi i theksit sllav të të folmeve jugore morri dheun dhe ndoti skajshmërish muzikalitetin e shqipes duke kaluar ky theks nga rrokja e parafundit në rrokjen e tretë nga e para ose në vendin fillestar në fjalët dyrrokëshe kjo e fundit shpesh përputhet me gjuhën tonë por ka një tingëllimë të rëndë në rastet kur në gjuhën tonë theksi bie në rrokjen fundore, si psh. te fjalët me i të gjatë në fund. Në këto kohë, filluan të zënë vend edhe ca teori të mbrapshta e të pa themel se theksi nuk luaka ndonjë rol në gjuhën shqipe!

E fillova këtë ese të shkurtër me një dukuri mbi të cilën do të flitet në një studim të veçantë ngaqë e pashë të rrugës se do të ndihmojë në kuptimin e plotë të zhvillimit të temës në vazhdim por edhe nga arsyeja se fillimet e shpërfytyrimit të shqipes buthtuan në fonetikë.

Fjalori i stërngarkuar me paçavure

Që nga kohërat më të hershme të historisë, apo më saktë me zhvillimin e gjuhëve të ndryshme në botë; në kohët e ndarjes së tyre në të folme të ndryshme, fillon edhe huazimi që vendoset si riafrim i gjuhëve mes tyre. Në rregull gjer këtu, mirëpo duket se na bëjmë një përjashtim të vogël nga gjuhët e popujt tjerë. Na i mbajtëm anën e disa popujve që lejuan ngufatjen gjuhësore e jo të atyre që zhvilluan degë e degëzime (latinishtja, arabishtja, greqishtja ...). Me zhvillimin dhe me zbulimet e njëpasnjëshme, në mënyrë gati të natyrshme, huazoheshin (dhe huazohen) fjalët e dhëna një mjeti, vegle, shkence, e sidomos zbulimet dhe emërtimet e trupave qiellorë. Disa popuj mbrohen sipas mundësive edhe nga ky fenomen e të tjerë, nuk ia kushtojnë aspak rëndësinë dhe i marrin këto fjalë pa asnjë koncept mbrojtës. Shqipja, e pra gjuhëtarët tanë si dhe intelektualë të lëmive të ndryshme, në vend të mbrojtjes nga ndotja, ata me zellin më të madh, i nënshtrohen dorëzimit me të vetmin synim të duken më të mençur e të ditur nga tjetri (të tjerët). E keqja më e madhe vjen nga intelektualë të njohur ndërkombëtarësh për të cilët dëgjojmë e lexojmë lëvdata gati hyjnore por të cilët në tërë veprimtarinë e tyre letrare nuk i kanë mbi 350 fjalë shqip (rasti Kadare (apo Kadarè) e të tjerë më pak të njohur e në mes tyre edhe ca letrarë të pashkollë fare. Më pas vinë qindra gazetarë të degëve të ndryshme mjedisore, të cilët me fjalë “class”, të huazuara nga kahmos por të cilave nuk iu dinë as kuptimin e duhur e me këtë bëjnë thyerje të rëndë materiale të fjalorit tonë.

Pjesë e veçantë dhe shpartalluese janë numri i fytyrave politike dha të atyre që pretendojnë se merren me politikë (kafe-politikanët). Vështirë është të thuhet ndonjë numër (mos të them sasi) e tyre që merren me të folme “të pasur” me fjalë evropiane. Në të vërtetë shumica syresh nuk dinë si duhet as shqipen themelore letrare, atë të natyrshmen pra!

Imamët dhe ligjërues të tjerë

Bëhet fjale në paragrafin e poshtëm për një elitë fetare, të shkolluar por të rënë në një grackë të kibrit (kryelartësi e sëmurë apo që ta kuptojnë më mirë, posaçërisht ata që e mbajnë sarëkun mbi vetulla e që nuk iu prekë balli në tokë për sexhde dhe që ne fjalorin e tyre nuk kanë mbi 200 fjalë të pastra shqipe: arrogancë), i ndaluar rreptësishtë. Ky grup i përbërë shpesh nga studiues dhe fytyra që merren me shkrime përdorin vend e pavend fjalë të huaja që rëndomtë e sipas të gjitha kodeve etike të gjuhës kombëtare nuk kanë vend në fjalorin tonë. Do të përmend rastin e imamit të dikurshëm prishtinas Sh. K. i cili në një shkrim të vetëm në dy raste, të një faqeje A4 me shkronja 12px, i ngatërron fjalët e “mëdha” recension me recesion. Kjo len të kuptohet që ai nuk i din të dy fjalët e përdorura dhe si fytyrë me tituj akademikë nuk guxon të thotë diçka që vet se kupton e pra as mund t’i jep kuptimin në shqipen e pastër. Nuk gaboj nëse vetëm me ca fjalë dal nga brendia e shkrimin kur ia përkujtoj se “nëse të gjitha falënderimet i takojnë All-llahut”, atëherë kur të shpjegojnë kuptimin e këtyre fjalëve pa asnjë sherr por me shkrim privat pa ditur kush gjë, thuaj: “E falënderoj All-llahun që të dërgoi dhe më njoftove!” Nuk falënderove as Zotin as njeriun; ani, qibra nuk ka fund e as nuk ka brirë.

Ritet dhe ceremonitë në fe, gjegjësisht në Islam

Një numër tjetër, ku kam qenë i pranishëm, përdorin gjatë vaizit (dersit) dhe takimeve tjera fetare (vdekje, dasma, mevlude, hatme...) fjalë të huaja të cilat në kontekst mund numërohen si shirk.

Në një hark kohorë kam vërejtur më shumë përdorime të lartpërmendura nga ku po i ndajë tri raste të cilat bien në sy se përdoren nga imamë që vetvetiu flet se personat janë të shkolluar dhe nuk kanë nevojë të “ngritën” duke bastarduar gjuhën tonë me huazime plotësisht të panevojshme aq më shumë kur me këtë ata lëndojnë lutjet dhe praktikat fetare në përgjithësi.

Shembulli i parë:

Do të filloi me një kronikë nga RTK-ja, e vendosur ndër lajmet e para të edicionit informativ, “...për një keqkuptim që kishte ndodhur mes Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri dhe një qytetari për (mos)pagesën e antarësisë si rrjedhojë për (mos)kryerjen e ceremonisë së varrimit!”

Shembulli i dytë:

Një ditë Xhumaje të fundit para nisjes së besimtarëve për në Haxh, imami i ri dhe me sa vërejta, mjaftë i ditur, në fjalën e tij mbi haxhin disa herë përdori fjalët ceremoni dhe rit. Haxhillëku nuk është as ceremoni as rit! Edhe pse nuk më la përshtypje se punohet për kërrname, përsëri nuk mund të arsyetohet aspak përdorimi i këtyre fjalëve në brendi të sqarimeve në fjalë.

Shembulli i tretë që ndava të përmend, është shkrimi i një imami kur bëhet fjalë për një lajm/ ngushëllim me rastin e ndërrimit jetë të dy personave : “Pa mbaruar ende ceremonia e varrimit të...” !!! (“S’përmendet kush e udhëhoq “CEREMONINË”).

· Sqarim:

Me qëllim të ikjes nga ngarkesa e shkrimit i ndava vetëm disa elemente nga një punim më i gjatë mbi gjuhën dhe përdorimin e fjalëve të panevojshme.

40 views

Shkrimet e fundit