Gjuhë jo ekzistuese
Astrit Lulushi
Një gjuhë që mund të ketë ekzistuar por nuk është konfirmuar se ka ekzistuar është gjuha belge e lashtë
Sot, emri 'Belgjikë' është sinonim i mungesës së një gjuhe, por 2000 vjet më parë, rajoni që sot është Belgjika, jo vetëm kishte gjuhën e vet, por se kjo gjuhë i përkiste edhe një indo-evropiane të veçantë. Të paktën, kjo është ajo që pretendon një hipotezë.
Emri Belg është ndeshur për herë të parë në librin e Julius Caesar, De Bello Gallico. Ky libër përmendte gjithashtu se Belgae dhe Galli flisnin gjuhë të ndryshme. Përkrahësit e hipotezës së gjuhës belge sugjerojnë gjithashtu se ajo u ndikua nga gjuhët gjermanike gjatë një gjermanizimi të parë, të hershëm në shekullin III para Erës sonë, ndryshe nga kolonizimi frank në shekujt 5-8 të kësaj ere. Për shembull, ndërrimet e tingullit gjermanik (p → f, t → th, k → h, o → a) kanë prekur toponimet që supozohet se kanë origjinë në gjuhën belge.
Gjithashtu pretendohet se kjo gjuhë belge ndikoi gjuhët e tjera. Prapashtesa zvogëluese - ka, prapashtesa feminizuese agjōn dhe -astrjō dhe prapashtesa kolektive -itja. Për më tepër, fjalët apa, poel, broek, dreht, laar dhe ham pretendohet se janë huazime belge. Teoria është sidoqoftë e diskutueshme dhe nuk pranohet nga shumica e gjuhëtarëve, megjithëse aty-këtu mund të gjendet një gjuhëtar që e mbështet teorinë. Tani për tani, të qenit Belgae Keltë mbetet teoria më e pranuar gjerësisht.
Comments