
Gjuhë, fe dhe popuj
Astrit Lulushi
Çfarë ishte Iliria? Një emër i përgjithësuar edhe pse përbëhej nga fise të ndryshme. Ajo që i bënte njerêzit bashkë ishte gjuha dhe kultura. Më vonë disa zgjodhën fenë, dhe me të u identifikuan.
Popujt Paleobalkan që kanë ekzistuar para ilirëve janë ata që lindën grekët dhe ilirët. Studimet gjenetike tregojnë se grekët dhe ilirët vinin nga i njëjti grup dhe u përzien me grupe popujsh a fisesh. Dallimi është vetëm se ata u përzien me njerëz të ndryshëm që gjetën në zona të ndryshme ku u vendosën.
Të gjithë jemi kategorizuar kryesisht sipas gjuhës. Atëherë nuk kishte teste të ADN-së për të ditur se cilët fise ishin të pastërt dhe cilët ishin asimiluar, por duhet të supozohet se ka pasur përzierje. Është e pashmangshme. Dhe disa u asimiluan në grekë, ndërsa të tjerët u asimiluan në ilirë.
Termi ‘akeas’ në Iliadë zëvendësohet me termin grek në të gjitha botimet bashkëkohore të Iliadës. A ka diçka të gabuar me emrin origjinal?
Grek do të thote çdo person që ka lidhje me territorin e Greqisë, asgjë më shumë. Ështe propagandë politike dhe strategjike për t’i bërë njerezit të mendojnë se janë të pa përzierë.
Termi akeas është një nga emrat kolektivë për grekët në Iliadën dhe Odisenë e Homerit (akejtë me flokë të gjatë) do të kishin qenë pjesë e qytetërimit mikenas që dominoi Greqinë nga viti 1750 pes deri në 1050 pes. Vendbanime të ndikuar nga Mikena dhe mikenas u shfaqën gjithashtu në Epir, Maqedoni, në ishujt e Egjeut, dhe Itali. Emrat e tjerë të zakonshëm janë Danaans dhe Argives ndërsa Panhelenë dhe Helenë të dyja shfaqen vetëm një herë në Iliadë. Akejtë janë të përzier me Danaanët. Etimologjitë e këtyre emrave janë paragrek, mikenas.
‘A ke?’ pyeti njëri, dhe tjetri ‘[i] Dha’, sepse gjuha krijoi gjuhëtarët dhe jo anasjelltas.
Argive është Argos - do të thoshte "e bardhë" ose "shkëlqyes"; ndoshta, kjo kishte të bënte me pamjen që jepte fusha Argolike gjatë kohës së korrjes. Emri mund të ketë ardhur edhe nga “ar” dhe “tokë” - fushë-ar.
Një skenar i zakonshëm pas PIE, i cili përfshin shqip, greqisht dhe armenisht, konsiderohet si i mundshëm. Në këtë këndvështrim, për shkak të numrit më të madh huadhënës të fjalëve midis greqishtes dhe armenishtes, duket e arsyeshme të supozohet, se shqipja ishte gjuha e parë IE ballkanike që u degëzua. Kjo ndarje dhe ato në vijim ishin ndoshta shumë afër në kohë, duke lejuar vetëm një kornizë të ngushtë kohore për risi të përbashkëta.
Përshëndetje z. Astrit. Po shkëpus frazën tuaj: "Të gjithë jemi kategorizuar kryesisht sipas gjuhës. Atëherë nuk kishte teste të ADN-së për të ditur se cilët fise ishin të pastërt dhe cilët ishin asimiluar, por duhet të supozohet se ka pasur përzierje. Është e pashmangshme. Dhe disa u asimiluan në grekë, ndërsa të tjerët u asimiluan në ilirë".
Në kërkim të identitetit, çdokush është i interesuar. Drejt është thënia se tek popujt e Ballkanit është e pashmangshme përzierja. Pikërisht, tek kjo e vërtetë e supozuar për shkak të rrethanave që tashmë dihen, mendoj se duhet theksuar, nëse teknikisht është e mundshme, shkallëzimi në përqindje e ADN-së. Dmth kaq %, ilir, kaq % grek, kaq %, thrakas, kaq% sllav, etj. Kështu, vërtetohet…