top of page

Gjuhë e shtypur


Gjuhë e shtypur

Astrit Lulushi


A ka sot një gjuhë të folur gjerësisht që dikush në të kaluarën e lashtë mund ta kuptojë dhe të bisedojë me të?

Greqisht - Rreth 13 milionë folës - Edhe pse greqishtja ka ndryshuar shumë në 2400 vitet e fundit, tragjeditë e dramat në greqishten klasike janë ende të pëlqyera nga folësit e greqishtes moderne edhe pse ka dallime të dukshme në fjalor dhe strukturë. Megjithatë, do të ishte më mirë të përshkruanim greqishten klasike si "të modës së vjetër" dhe jo një gjuhë krejtësisht të ndryshme. Sokrati mund të çuditej nga mënyra se si flasin athinasit sot, por ai do të ishte në gjendje të zhvillonte një bisedë me ta.

Shqipja - Rreth 8 milionë folës - kërkon shpjegim. Shqipja e lashtë u shua si gjuhë e shkruar por u ruajt si gjuhë folur. Si e tillë, nuk kishte pothuajse asnjë ndryshim në mënyrën e të folurit dhe të mësuarit gjatë një periudhe të gjatë. Megjithatë, krijimi i Shqipërisë bashkoi njerëzit që flisnin turqisht, serbisht, greqisht, italisht dhe një sërë gjuhësh të tjera dhe e vetmja që kishin të përbashkët ishte shqipja, kështu që ajo u bë shpejt jo vetëm gjuha “franca” e Shqipërisë, por një gjuhë amtare që ishte e folur nga fëmijët që rriten. Megjithëse fjalori ka ndryshuar dukshëm, folësit modernë nuk e kanë problem të lexojnë tekstet e lashta dhe ndoshta mund të bisedojnë me folësit shqip nga shekulli XV me pak përshtatje.

Pse nuk mësohet gjuha e vjetër shqipe? Italianët mësojnë latinishten, grekët mësojnë greqishten e vjetër, shqiptarët nuk mësojnë gjuhën e vjetër shqipe. Kjo mund të çojë në shumë keqkuptime.

Shqipja, ndryshe nga gjuhët e tjera, nuk ka ndryshuar shumë.

Para së gjithash, latinishtja nuk konsiderohet italishte e vjetër. Italishtja është po aq latinisht sa spanjishtja, frëngjishtja etj. Dante Alighieri (v. 1321) ishte shkrimtari i parë italian që shkroi një poemë (Divine Comedy) në gjuhë jo latine, duke u bazuar në dialektin toskan dhe me disa huazime nga dialekte të tjera italiane.

Greqishtja mësohet sepse është shumë e ndryshme nga greqishtja e sotme, duke e bërë më të vështirë mësimin edhe për një student grek.

Shqipja e vjetër është shumë e ngjashme me shqipen e sotme, dhe nuk kërkohet mësimi i gjuhës së vjetër (shkrimi më i vjetër shqip është bërë rreth shekullit të 16-të). Kultura shqiptare është zhvilluar rreth luftës dhe nuk kishte vend për filozofi apo diçka të ngjashme. Por shqip flitet çdo ditë pa e ditur. Për shembull:

Theos në greqisht do të thotë Zot. Emri The-os mund të deshifrohet vetëm nga shqipja, domethënë nga dy fjalë që ende i dëgjon çdo ditë The (thuaj) dhe os (është). Meqë ra fjala shqipja mund të dëgjohej edhe gjatë Revolucionit Grek në 1821 ku flitej kryesisht shqip (arvanitisht). Teksti më i vjetër i mbijetuar shqip është i shekullit të 15-të. Sipas Robert Elsie, shqipja është shkruar me të paktën dhjetë alfabete të ndryshme.

Kur flitet për "greqishten e lashtë", duhet specifikuar epoka dhe zona. Safo, në shekullin 6/7 p.e.s., është shumë e vështirë për shkak të epokës dhe të dialektit vendas. Gjuha e Homerit, disa qindra vjet para Safos, është edhe më i vështirë. Nëse shkohet 1000 vjet më vonë nga Homeri, gjuha është ende e lashtë - por është shumë e lehtë për t’u kuptuar, pra kemi një ndryshim të ngadaltë përmes greqishtes mesjetare në greqishten moderne. Duke qenë se tekstet e 1500-2000 viteve të fundit lexohen lehtësisht nga jo-ekspertë, kjo e bën greqishten një gjuhë që ndryshon ngadalë. Gjuha greke është një gjuhë që vjen në kohën tonë pas gjuhëve të 6-ta të ndryshuara që nga koha e lashtë. Albanishtja dhe armenishtja janë dy gjuhët më të vjetra origjinale të pandryshuara që vijnë drejtpërdrejt nga gjuhët e lashta deri në kohën tonë. Kemi në shqip dialektin gegë që është gjuha më e vjetër në territorin europian e cila flitet ende. Por çfarë e bën atë kaq të vjetër? Dialekti gegë përmban në tërësi fjalë vetëm me një rrokje (ka, ba, ça, vra etj.) Shkencëtarët shpjegojnë se fjalët me një rrokje fliteshin para 10.000 vjetëve dhe shkrimi i tyre bëhej me hieroglife. Gjuha është parë si shtylla kryesore e identitetit kulturor të kodifikuar shqiptar dhe kjo është një nga pikat më të forta të një qytetërimi i cili ka qenë nën shtypje të vazhdueshme. "Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë."

59 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page