Gjuhë e shkruar dhe e folur



Astrit Lulushi


Mësimi i gjuhëve nuk ishte gjë e re. Pellazgët zgjodhën bregdetin për shekuj me radhë dhe shumë popuj që pasuan flisnin gjuhën e tyre për tregti dhe si gjuhë të kulturës. Kështu helenët dhe ilirët që u vendosën në trojet pellazge u mësuan të dëgjonin ose të përdornin gjuhë të tjera. Në kohën kur Romakët erdhën, Mesdheu ishte një rrjet i madh tregtar, dhe shkëmbimi i gjuhës ishte bërë i zakonshëm. Ilirët thjesht mësuan Latinisht ashtu si kishin mësuar pellazgjisht në mënyrë që të përparonin politikisht dhe ekonomikisht. Por edhe fakti që shoqëritë Ilire ishin brenda botës mesdhetare ndihmoi kulturën romake të zërë rrënjë sepse romakët nuk mund të shtrinin kulturën e tyre mbi asgjë, por mbi popuj disi të ngjashëm me ta në kulturë dhe vlera. Madje vetë Roma ishte formuar prej tyre.

Sa përqind e një gjuhe moderne mund të kuptohej nga njerëzit e lashtë? Sa nga gjuha e lashtë mund të kuptohet nga folësit e sotëm? Edhe pa përfunduar një shkollë fillore, njeriu është në gjendje ta kuptojnë gj