top of page

Gjoja - gjoja rashë ngushtë


“Gjoja - gjoja rashë ngushtë “ poezi nga Ruzhdi Gole

1.

Kyç në gjuhë, kyç në vjegull, kyç n’hundë, kyçur tempull,

kyç në veshë, kyç në gisht, kyçe hijet dhe në vrujishtë,

kyç në kyç sytë ndën borë, kyçe qelqet, kyç dashnor,

kyçe tjegullat, kyç një harp, kyç retina e kyçi baltë,

kyç kafeja, kyç kyçet, çfarë s’u kyç kyçet kryqesh.


Kujë, o kuje, Djall o qyq, kyç kyçu… Gjuhe kyç…

2.

Tërthor goja, më tërthor një ngrehinë me mentorë,

tërthor dimri mos me u shkel as n’themër dhe as

në cermë. Tërthortë vetulla, brof ca më tërpjetë

me gremisje kalamend. Çdo uje hup humbishtë

tërthortë bytha, boritë policë, Tërthortë trami,

spiranca ngec, përtyp ranë e thëllim e fresk,

tërthortë gunga mbi kurriz, tërthor Vdekja

kur vjen ma shpif. Gjersa ende shoh afresk

mbi çdo cermë tulat’ brishtë,plot shartesa

mbi çdo therrmë, xixoj veten të plas terr,

…ca tërthor, tërthortë humbishtë…

3.

Çalë-çalë mbi mangall, mangalli çalon thëngjijsh,

koka këmbët bën kurban,kurbani kafshon bishë,

Çalë-çalë treni mbi truall, çalë - çalë n’ujdhesë

koka këmbët mban si kuaj,balta thundron mbi

harresë. Çalë - çalë trandafilishtja, ku dremit

drethnisht atbot’, rrojtëm ne dalë nga mitra

dhe nga hilja mjerojmë kob.Koka këmbëve

kurban e kurbani kafshon bishë, çalë-çalë

trualli përlan baltë të re, baltë thëngjijsh…

4.

Tremb trrallisja trallis trembjet, terret tallja, terret tall,

turpi tutet tjetër vere,Vera terret shtriqur ndër shalë.

Rrjedh, rrjedh përtace verë e kuqe, gazmon helmi

trandafiltë,ne harlisje shprazim puthjet, shprazim

rrembin xhamikishë.Trembtë hardhucat,trembtë

shigjetat, ngrijnë zbathtë e qesh furtunat pak a

shumë mbush të njëzetat.Trallis trembja, terr

terret tallja, turpi terret tjetër verë, mbrapsht

ec, ec e mbramja, ec harlisja gjethe, helm…


5.

Zbath më la, më zu vrujimi, thurrshthurr pej lëngimi,

lënduari, gjithçka mbaj mënd, lënguari s’kam ende

vënd as në thonj si gjys’ theqafje, as në turrë, turr

turme ngasje, ngath nga ngasja,…vrujoj përpjetë,

poshtë përmendem dy gisht mend dhe s’murroj

në asnjë sisë,nuk mbaj mend më vranë të mitë

a të mitë vranë më të dlirët tek pinë ujë në pus

t’shtirët se dhe shtirja vrotom bote herëpakëz

e sosur sosje, sosur sosje më e pështirë, ku

amëlt toç ngrirë, t’përdalat dyllosën kupën,

kudo gjej krenarë hajdutët, keqmbarë, syve

thonj, heronj pak, shumë çaponj. Lënduari

kudo gjej vënd, lënguari gjë s’mbaj mënd.


Nuk shkretoj në asnjë sisë, sos pa sosur

…më vranë…..të mitë...

6.

Gjoja - gjoja thellë do shtija… marraz nga padija,

gjasme - gjasme ku më rrenin vjeshtë trupi,truk

mehlemi, gjasme gjoja do më shkulnin ca nga

gruri dhe brumi, ca nga rreshkja, shumë nga

rreshjet, nga moti e ca nga sektet, ca nga

rrethi, ca ritesh, ca dyrrahut prej karfice,

me karficë t’florinjtë Era flokët përmidis,

Gjoja - gjoja rashë ngushtë ... ta marr

vrrullin, s’e do askush, se deti…Deti

gjoja ngashërehet, tërbon nga goja.

Gjasme gjoja shkulme shkulnim,

buzë të rreshkura … hiri, brumi.


Rashë ca ngushtë, gjoja - gjoja

se veç vrullit më do dhe bloja ...

7.

Shplarë Shugatja, shprazur, shushat shakujt.


Shëndet shkreti sheh shëmbëlltyrat, shtriqet

shpina kris te skulpturat, Sos skulpurat nga

soditjet, skena bosh, mjekra i rritet, gjithë

ftohmë Arti, gjithë manikyrë, ndrroi flokë,

s’ndërroi fytyrë,shushurima,shega dhe

shpura përmbi shebekë, do katrahura,

mbi çdo shakmizë, mbi shkumbime

skalp shthurrur keq nga çmimet

se sot çmim kanë dhe pordhët

dhe qefini i belhollës, që tani

shfaroset Art, duke lënë pas

veç baltë, pak skena, më

pak soditje kur Shigjeta

mjekërthatë. ..aty vret,

… aty vritet…

8.

Balta kollitet, gurin e xen kolla,

qëndismën gris rrufa, venitet,

këpucët i merr terra, terra

gris pantollat, shpejt ne

çmpijmë vorbullat,

vonë vithjet.


Vithjet tundin belin, zjarri - fikth,

sa e gjetëm drurin duke rrahur

Terrin, me do brirë Zi shpirt.


Balta kollitet, gurin e djeg kolla.

9.

Kollonat, rruazat, të pasmet andrra

nji fije mangut gjejnë kryet nji’tash,

buza e presjes e presja – dama

festë plot tinguj, oboe dhe bas.

Basi rrëngjethet me do partitura,

me do rrokullima djeg nga kolla,

Ku t’i gjej të pasmet mynxyra,

rruazat dhe tingujt Zonja ?


…buza e presjes oboe e bas…

10.

Kollën zë kolla e nuk i shqitet,

Uji pi ujin e del më tërpjetë,

Tymi tymon trupit fanitje

bujar i dehur, zevzek.


Ujku ulkonjën ndjek vrikthi t’i hipi,

kumi kërcen, tret kumin në fyt,

qyqe britma britmës i briti :

“ Plaç sytë ! “.


Tymi zevzek, fanitje bujare, pigment.

11.

Ç’ka mund të shquhet shquhet shpejti

dremitja guake dhe brinjë e hazdisur,

Mirëfilli bashkë shkojnë shplodhen

bolet e natës : jetimët më argatë,

heshtja, argjendi, hapi, ibriku.


Shkojnë bashkë të treten fiku dhe fraza

ende pa u gremis përgjumja n’shkumë,

Shkuma lan duart, shpupuritet nata

shquan të vetët në tehun fatlum.


Argjendi i heshtjes e ibriku plot bole

fraza plot naze dhe dremitja guake

shkojnë bashkë tej, përtej çdo

sqolle, së shpejti, vorr nate.


Vorri veç shkumë. Puplon fatlum.

12.

Më i zjarrtë se zjarri, Zjarrmia zvarritet,

më thundër se thundra, Thëllimi u cyt,

më pluhur se pluhuri Pluhnaja ngop


pajime, peisazhe, çikrikë e çudë.


Pluhuri ul sqepin, pendohet bukëshkali,

thëllimi cytet, diku i shkërmoqet hunda,

së gjalli sot ende,rrofshin përsëgjalli,


…po vjen Flutura…

13.

Me fluturat mbyll sytë. Nata s’qeton aq natë

kur nga qiejt bien patkonj resh dhe një frut

mbart në strajstë të re - trrallisje të flaktë.


Nuk i shoh, s’më duhen retë gjys’ patkonj

dhe as frut i hidhur - flakëz me trrallisje,

Nata s’qeton aq natë sa të m’i dëbojë

frerët në tojë, fluturat dhe fanitjet.


Flutura sytë. M’afrohet një shqytë…

14.

Pema vesh kostum në teatër, nga teatri kostumi

ceremonial kërcen e fshihet nën pemë katrasyll,

Rrëmuja na ngjeth me trupin e saj të bëshëm

dhe të varfër - limfë e tesha, kalimthi, squll.


Katrasyll, kalimthi, brohorimat dhe britmat,

fëmijët dhe policët? Kryeqytetin, më keq,

mosmëkeq, ne e kemi varur në shtyllë

zvjerdhje e zhelan, të paditur, paditës.


Ne, thellë gjer në palcë, keq rrëgjuar

nga gjymtyrët tona : fajet - Arti më i

zvargur, mosmëkeq, solo skenik -

Pema e rrxoi kostumin e djegur,

kostumi dëboi hijen e vet nga

polici dhe viktima, diku të

gënjejë,diku t’shplahet,

Rrëmuja, mes nesh,

me ceremoni luan

teatër epileptik.

15.

Dola në shesh, diku ende, pa dalë i gjithi -

Gishti i hijes më qëlloi nopran dhe më

nopran ushtari, shkopi i gomës,

vocërraku i paanë - shpifësi.


Shpëtoj nga shpifësi duke rrxuar shpejt hijet

kur më shfaqet Drita, plot sythe, gjithçkaje

më afër, me larg nga Ai-vocërraku nopran -

Nopran qëllon shpifësi, që ne na vret lirie

dhe shkopi i gomës - shfarosësi vëllamë.

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page