top of page

GJITHNJË E MË E BUKUR



Nga Luan Çipi

Koha ikën si veri

Ti, çdo ditë e më e bukur,

Shfaq më tepër hijeshi,

Më e pamëshme, më e dukur.

Gjashtëdhjetë vite bashkë kaluar,

Nur e dritë ishe e mbete,

Gojëmjaltë e punëmbaruar,

Kush të sheh, e bënë për vete.

Në këtë ditë të Valentinit

Zbukurohesh dhe më shumë,

Shpërndan vlera admirimi,

Ëmbëlsia rrjedh si lum!

Ç’të të them për Ty më parë,

I ke hak fjalët e zjarrta,

Nuk e di se nga ke ngjarë,

Janë si ti: Lina dhe Arta,*

Kaman Çipi,**mbi të tjerë,

Djalë i sjellshëm, mjek i mirë.

Ti, për kunata e vjehrë,

Rrije ngaher’krahë shtrirë!

Midis shoqesh je në ballë,

Për ty mendoj dit’e natë:

“Je për mua rast i rrallë,

Unë jam burri më me fat!”

Tiranë, më 14 Shkurt 2022

Shënim: *vajzat, ** djali.


34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page