Gjithë udhët më kthejnë në shtëpi


    Prof Dr Resmi Osmani

    Resmi osmani

    Udhëpërshkrim

    UDHËTIM NË TRI KONTINENTE

    (Gjithë udhët më kthejnë në shtëpi)

    Vijim-4

    Itali, Bari,shtator 2001

    U bë disa herë që udhëtojmë për në Bari të Italisë, unë me cilsinë e drejtuesit por edhe si specialist dhe kolegë të tjerë të angazhuar në projekte kërkimi e zabatimi, herë me avion e herë me det. Janë lidhjet e punës me Institutin Mesdhetar në Bari, që asiston në projektet e mbrojtjes së bimëve drufrutore nga sëmundjet virusale. Kalojmë kurse një javore dhe herë të tjera pjesmarrje në seminare, konferenca e simpoziume. Në këtë institut, kualifikohen me kurse afatgjata dhe afatshkurtëra specialist nga gjithë Mesdheu por edhe nga vendi ynë. Ndaj vendit tonë, dhe ne, janë shumë dashamirës drejtori simpatik, profesori Kozimo Laçerinjola(që fatkeqësisht është ndarë nga jeta), profesori,shkencëtari virolog i njohur Marteli, dr.Terlizi dhe ekipi shkencor, të cilët e kanë vizituar dhe kanë njohje për vendin tonë. Në këtë institut,është punësuar si bashkpuntor shkencor edhe një specialist yni, dr.Arben Myrta, që si të thuash, është ambasadori ynë shkencor. Nëpërmjet projekteve konkrete dhe financimit,në institutin tonë të pemëtarisë në Vlorë, u ngritën impiantet e shëndetësimit, shtimit dhe riprodhimit të materialeve bimore të pastra nga viruset. Por këta janë elemente teknike që nuk kanë interes për lexuesin, andaj do të trajtoj disa dukuri të tjera që vlejnë të dihen dhe njihen, dhe të përfitohet prej tyre.



    Është ajo që ka të bëjë me politikat zhvillimore për përdorimin e dobishëm të burimeve natyrore në dobi të zhvillimit të rajonit përkatës, duke siguruar punësimin dhe të ardhurave nga prodhimi vendës. Fusha bregdetare e Pulies, paraqet toka të kuqërremta, gurishtore, gurët kanë madhësinë e grushtit,si ata që mirditorët i quajnë papërdhokë.Këto toka plugohen me plugje special, gurët mblidhen me kombajna që i bluajnë dhe i kthejnë në pluhur. Ndërsa në Hollandë ja rrëmbejnë tokën detit, në Puljue e kthejnë gurin në tokë. Kur krahasoj keto teknika me sjelljen qe po bejme ne ndaj tokes bujqesore,(Thuajse me më pak tokë bujqësore për frymë ne Europë) që po e betonojmë, trishtohem dhe s’më del e keqja. Mjafton ti hidhen sytë tokave bujqësore të Kamzës, Alliasit, Selitës dhe Vorës në Tiranë, dikur hambar i furnizimit të kryeqytetit me perime, rrush e fruta, që tashmë janë mbuluar me ndërtime.

    Rreshjet e shiut janë të pakta, Pulja vuan nga thatësira e gjatë verore. Puljezët kanë gjetur dy zgjidhje: kultivimin e bimëve thatësirë duruese, që janë ulliri dhe hardhia. E tërë fusha puljeze është e mbjellë me ullinj dhe vreshta. Ato pak toka të përshtatshme për bimët e arave, kultivohen me perime dhe foragjere për blegtorinë e pakët. Që ullinjtë të përballojnë thatsirën verore, puljezët kanë një sistem të vetën krasitjeje që e quajnë “kupore bareze”tre-katër degë skeletore, të veshura me degëzime të varura nga ana e jashtme dhe bosh nga brenda.Janë mijëra ullinj thuajse të një madhësie dhe të një forme si kopje e njeri-tjetrit. Bimë të trajtuara me dituri shkencore për ti harmonizuar veçoritë e tyre jetësore me kushtet mjedisore për të përfituar prej tyre maksimumin e mundshëm. E tërë kjo është shndrruar në normë rajonale dhe që aplikohet nëpërmjet kualifikimit të brezave të bujqërve, si një trashëgimi e vyer. Ngarkesa me më pak vegjetacion kufizon avullimin dhe kalimin më lehtë të stresit të thatësirës. Sigurohet prej tyre prodhim i përvitshëm dhe vaj cilësor ekstra verxhin, për konsum vendës por më së shumti për eksport.

    Për vreshtat dhe perimet,është e domosdoshme ujitja. Burime ujore sipërfaqësore (nga lumenj ose liqenene nuk ka) Atëhere ai i merret nëntokës, shpohet me sonda deri 700 m.thellësi dhe ky ujë i pakët përdoret me shumë ekonomi nëpërmjet ujitjes me pika(gut a gut) duke pikuar ujët nga pikatoret në çdo rrënjë hardhie.( Ndërkohë që ne e shkatrruam sistemin ujitës, i cili ujiste afro 400 mijë ha).Në vreshta seliten kryesisht kultivarë për tryezë(ngrënie), fort i njohuri rrush i bardhë”Italia” me aromë të këndshme moskati.Pjesa më e madhe e tij, eksportohet në Gjermani dhe tregjet veriore, duke sjellë të ardhura të konsiderueshme për prodhuesit.(Dikur edhe nga vreshtat tona eksportohej rrush tryeze, por kjo pas shkatrrimit të vreshtave i takon së kaluarës.)

    Blegtoria është e pakët, kryesisht lopë. Në mungesë të ujitjes, mbillennë vjeshtë tërshërë përzier me bishtajore dhe kositen në fazën përkatëse, thahen dhe pasi lidhen në dengje, depozitohen në hangar si sanë për periudhën dimërore.

    Janë këto disa nga mësimet që ne marrim nga bujqësia bareze.Për çdo problem që lidhet me ekonominë ka edhe zgjidhje, por edhe një politikë rajonale zhvillimi që mbështetet me fonde financiare nga banka agrare.

    Në njerën nga mbrëmjet, mikpritësit, për ne japin një darkë. Një restorant buzë detit. Ulemi përjashta në verandë. Mbrëmja është e qetë, fryn puhizë dhe dëgjohet zhaurima e valëve të detit.Vura rese njëra nga rrugët në qytet quhej “Mesapia”, kjo u bë shkak që të hynim në histori dhe të përmendnin që Ilirët kishin qënë të pranishëm në këto brigje me tre fise të njohura edhe nga vetë studjuesit italianë: Mesapët, Japigët dhe Daunët.

    Nuk vonuan të na shërbenin, por nuk na kërkuan porosi. Në tryezë kishte bollshëm verë, vaj ulliri dhe limona. Pjata e parë: grurë i zier, thjesht me kripë.Pak vaj ulliri dhe limon dhe e shijuam. Pjata e dytë,bathë dhe qiqra të ziera, të rregulluara me erza dhe salcë. E hëngrëm dhe pritëm pjatën e radhës. Fasule larushe, të ziera, me piper dhe lëng limoni; pjata e radhës,lulelakër, brokoli dhe ullinj të zinj, vijoj parada e kulinarisë pulieze, perime të pjekura(patllixhan, kunguj, speca dhe patate me salcë domate. Italianët hanin me shije, pinin verë, ngrinin dolli. Ne bënim si ata por shihnim me një far habie njeri-tjetrin. Pjata e fundit, spageti me fruta deti. Njeri nga shokët tanë pyeti si me shaka ”Po mish nuk hani ju puliezët?” Përgjigja ”Nganjëherë, edhe hamë” Mesazhi ishte i qartë: ushqehemi me ato që prodhon toka jonë. Pas pak, ai tha:”Kur të keni rast të shkoni në Bolonjë apo Firence, aty kanë për tu servirur biftekun që është më i madh se piatanca”


    Prof. Andrea Shundi

    Kjo më ka mbetur në kujtesë. Të tillë kulturë të ushqyeri, ka përshkruar edhe Prof. Andrea Shundi për kulinarinë e arbëreshëve të Kalabrisë në një botim të vetin.

    Një ditë para përfundimit të qëndrimit tonë, udhëtojmë për në Taranto, në laboratorin e atjeshëm, por edhe për të vizituar dy objekte kurioze: komunën e Alborebelos, që është shpallur nga UNESKO, pasuri e njerëzimit dhe një pemë ulliri me moshë 3000 vjeçare! Udhëtojmë në ultësirën Pulieze, autostrada çan mes ullishtave dhe vreshtave. Komuna e Alborebelos, shtrihet në juglindje të barit, rreth 55 km. dhe 20 km. nga bregdeti i Adriatikut. Është një befasi për sytë: qytet i gurtë.Një pyll i ulët shtëpish të gurta, nëse mund ti quajmë shtëpi se vendësit I quajnë “Trulli”. Janë banesa të gurta, me bazë rrethore ose drejtkëndore, me çati konike, me rrumbullalkësi të përsosur që përfundon me një sferë të gurtë. Rrasat e çatisë jane veshur me myshqe e likene, kurse muret zbardhin nga gëlqerja.Ndryshimet midis ndërtesave janë të vogla. Edhe kisha, edhe hotelet janë ndërtuar me të njëjtën teknikë.Një pyll me çati konike të gurta. Midis, një labirint rrugësh të shtruara me kalldrëm, që kanë aq gjerësi sa lejojnë lëvizjen e makinave. Na thonë se ky qytet i gurtë është i vetëm dhe i pashoq në Itali dhe në Europë,prandaj është shpallur nga UNESKO trashëgimi e pasurisë botrore. Në këtë qytet banojnë mbi 10 mijë banorë. Qëndrojmë për një kafe. Ve re se amvisat janë kujdesur për zbukurimin me vazot e luleve dhe atje ku ka pak tokë kanë mbjellë bungovile që veshin portikët dhe e kuqja e tyre bën kontrast me bardhësinë e mureve. Në disa çati janë vizatuar simbole të diellit me rreze dhe zemra të përshkuara nga shigjetat e erosit. Ne nuk i pam mjediset e brendshme, por na thonë se në to gjendet gjithë komoditeti bashkëkohor dhe lehtësitë për një jetë me gjithë mundësitë që ofron teknologjia e kohës. Komuna vizitohet nga turistë të shumtë. Aty vizitori mëson ngulmin, vullnetin , aftësinë krijuese dhe përdorimin e lëndëve të para natyrore, në rastin konkret të gurit, për ekzistencën njerëzore, ndoshta një trashëgim që nga parahistoria që njihet si epoka e gurit. Më vijnë ndër mend kullat e gurta të malësorëve tanë dhe ato të Gjirokastrës, me çati të mbuluara me pllaka guri.

    Largohemi nga Alberobello të mbushur me mbresa, për në Otranto. Udhës, në krah të majtë të autostradës, në një fushë të zhveshur nga bimësia, si sfidë ndaj varfërisë së tokës dhe thatësirës, rritet madhështor një ulli. Qëndrojmë dhe shkojmë ta sodisim dhe admirojmë këtë “Babagjysh”monumental të ullinjve.Jam marrë, kam studjuar dhe shkruar për ullinjtë tanë shumshe-

    Alberobello

    -kullorë, monumente të natyrës, të Petrelës, Gjormit, Vrapit, që janë vlerësuar si 2mijë vjeçarë, ullirin e Tivarit(trashëgim iliro-shqiptar) në Mal të Zi që është vlerësuar si 2500 vjeçar, por ky i këtushmi, është më madhështor, për nga madhësia e trungut dhe kurorës, bile më i madh edhe se ullinjtë e kodrës Getshemani në Jerusalem, për të cilët Prof. Moretini, thotë se kanë parë Jezusin duke qeshur e duke qarë! Ulliri, një mrekulli e Mesdheut, qëndrestar, që na jep vajin e mrekullueshëm e të shëndetshëm, me të cilin vajoseshin mbretërit biblikë dhe në ritin kristian ata që janë në agoni dhe ikin nga jeta.

    Qëndrimit tonë i erdhi fundi.Ndahemi nga miqtë italianë. Në mbrëmje, marrim tragetin dhe lundrojmë drejt Durrësit. Lundrimi,iqetë, pa ngjarje të veçantë zgjat tërë natën. Ndaj të gdhirë, në largësi duken dritat e portit të durrësit. Si gjithnjë,ndjej padurimin për të zbritur dhe shmallur me tokën e vendit tim.

    Vijon

    37 views

    Shkrimet e fundit