top of page

Gjithë "fajin" ma pati ditari


Gjithë "fajin" ma pati ditari

(tregim)


Nga Përparim Hysi


Kjo që do lexoni këtu,është një histori e vërtetë. Nuk di se sa i zoti do jem që ta sjellë për lexuesit,ashtu si ka ndodhur. Ndodhia është aty pas viteve '60-të të shekullit të kaluar,por ashtu siç ka ndodhur,ia vlen për t'u kujtuar.

Është koha kur në Shqipëri si normë morale kuotohej morali proletar dhe pak,po të "shkelej ky lloj morali",fajtori apo fajtorët merrnin ndëshkim të rëndë. Sidoqoftë,edhe në atë kohë kish plot që e shkelnin këtë lloj morali dhe,natyrshëm,prisnin ndëshkimin si ta gjykonte partia që ishte mbi çdo gjykatë. Tek mendoj sot për këtë lloj dënimi,mendoj që fare pak apo aspak nuk dallonte ky dënim nga partia, nga ai gjyqi i jezuitëve që,kur jepnin drejtësi,citonin një nga nenet,shpikur enkas nga ata që thoshte:" Vra e pri dhe gjak mos nxirr". Neni i asaj kohe,për të cilin flet dhe ky tregim,mund të shkruhet kështu:"Kush shkel moralin proletar,të shkojë mu në djall". Pak me rimë e formulova unë,për t'i dhënë këtij"neni famkeq" një ngjyrim pak poetik,por mjerë kush kapej në presh. E paguante si për një thelë,të paguaje një pelë.

* * * Duhet të ketë qenë aty nga viti 1964,kur mua "për biografi" apo më mirë:"për ftomë në biografi",më kishin transferuar mbi 60 km larg shtëpisë. Qeshë i martuar dhe me fëmijë,por kush të qante hallin,aq më tepër që shiheshe me syrin e njerkës. Kësaj i thonë"kërcen prifti nga belaja" dhe,desha nuk desha, në shtator,kur filloi shkolla,u paraqita në punë. Mbushur pa mbushur mirë me frymë,po në atë fshat, mbrriti dhe Artur Skënderi,koleg imi i njohur. U takuam përzemërsisht me të dhe i them:- Mirë unë që jam me"ftomë",por ti që je i "kllasës",kur thotë i"madhi",ç'kusur e paske këtë transferim?(Qemë vetëm,kur i thashë kështu dhe ai,pa m'u përgjigjur më gjatë,më tha:"Gjithë "fajin" ma pati ditari!!!). Për më shumë,kur të jemi në dhomë. Dhoma ku do strehoheshim unë dhe Arturi,se vetëm ne të dy qemë të ardhur nga larg. Zhvilluam mësimin atë ditë dhe,mbasdite, kur u shtrimë në dhomë,Arturi m'i hapi "teskeret" e fajit. * * * Hë,- i them,- ç'më prralis për ditarin? Sos se nuk bëre qoftë dhe një javë ditar,dhe do të syrgjynosnin deri këtu:aq larg,sa edhe po të këndosh atë këngën"larg e larg,mërguar.dy male kaptuar",nuk besoj se je larg të vërtetës. - Po ç'ditar më zë në gojë? Është një"lloj ditari tjetër" ky,or mik! Tani kurreshtja ime e ngriti kurbën dhe po prisja q të ma shpjegonte me dy fjalë. Pret gjatë kjo histori,- më tha. Pret gjatë apo shkurtër,këtu jemi,- i thashë,por vazhdo se po të dëgjoj. Vjet,- më tha,- isha në shkollë në fshatin N...,afër shtëpisë dhe rrugën e bëja me biçikletë.Nuk kisha pse qahesha dhe,kur mendoja se më mirë nuk kish se si bëhej,atëherë më gjeti belaja. Shiko,-më tha,-sa herë që gëzon një të mirë,aq herë je i rrezikuar se mund të ndodhë ndonjë e keqe. Ne nuk besojmë,por në BIBËL thonë që shkruhet kështu:- Mos u gëzo,o i gëzuar! Mos u hidhëro,o i hidhëruar! Kur e pa që unë isha bërë sy e veshë,më tha:-Po t'i bie shkurt,mora sëpatën dhe u rashë këmbëve të mia. Jo,mos i bier shkurt,por ma "qendis si me bizë mbi gjergjef",se,me ç'kuptoj unë,ke shkelur në kallo"moralin proletar". Mos e luaj:-E shkela,por më mori gjak në vetull! Se qejfi vërtet që ha kumbullat,por të mpiheh dhëmballët,-tha duke qeshur. Ore,- e ndërpreva,-pse i bie anës e pas anës,nga mulliri i thanës,do dalësh në temë apo dhe,këtej, të "transferoj" në Tepelenë.Po zëre se në Tepelenë jemi.Ja,një fshat më tutje është Krahësi që është fshat i Tepelenës. Mirë,- folli ai.Qeshë afër mirë e bukur dhe ja tek erdhi një mësuese që ishte si një lule e njomë. Aha,- thashë,- kjo qenka"ditari" që të mori më qafë. Ajo,e tëra dhe me gjithë"ditar". E di si ishte? Me një trup të gjatë ku derdhje një fustan,po i gjatë dhe ca sy që i shkëlqenin. Qe si lule e njomë dhe ,kur e pyesja për diçka,skuqej e stërkuqej sikur të kishte bërë faj. Unë,me kohë,rënë nga fiku dhe fillova t'i vija anës. I them në ditë:- Je e bukur si një lule! -Jam "lule mos më prek"! Kishte qenë ezber nga goja. Epo"ky zanati",që thuaj ti,ka shumë marifete. Unë vija nga vija dhe më hipi në kokë:- O e bëj për vete,o le të shkoj në djall. Pra,kisha fllluar të loz me zjarrin dhe harrova se,po luajte me zjarrin,një ditë do digjesh. E di që do thuash:-Turi po ti je i martuar dhe me fëmijë,si je kumbisur pas saj? Epo Perëndia të merrë mendjen dhe pastaj,të merrë ymrin. Më dilte tym nga koka dhe një herë nuk flija rehat."Lulja mos më prek" sikur lulëzonte e plotë dhe,kur i afrohesha afër,më kënaqte era.Një ditë e gjeta vetëm.Si ai hajduti që shikon rreth e qark në ka njeri,edhe unë,pasi nuk pashë askënd, hyra dhe,pa i thënë asnjë fjalë, e putha. Tani,aty në klasë,sikur ra planeti. Ajo u bë flakë dhe qe gati të qante. I rashë në gjunjë (epo ku ka burrëri kur vjedh diçka) dhe i thashë:- Nuk duroj dot se je bukur shumë.Ajo mbytur e përmbytur:-Po ti je i martuar dhe nuk ndihesh me faj? Fajin e kam me pashë,- fillova të mbrohesha unë,- por fajin ma ke ti që je kaq e bukur. Kur e pashë që u qetësua,m'u duk vetja njeriu më i lumtur në botë. Dhe kështu si Cezari që tha:-Zaret u hodhën", me hapin tim të guxnimshëm,"lulen mos më prek" e bëra për vete. Për të qenë më intimë me njëri-tjetrin,gjithmonë fshehur syve të kolegëve,shkëmbenim të puthura dhe fillojmë të mbajmë"ditar". Ditar jo për orët e mësimit,por për ato"yneret" që bënim njëri me tjetrin.Ajo shkruante në shtëpi dhe,në shkollë, shkëmbenim"kredencialet". Pak nga pak,u mbushën një 14-fletore.Çfarë nuk shkruhej në to.Kur iknim nga shkolla,"ditarët" i merrja me vete,se gjasme unë qeshë"kasaforta" që nuk e hapte dot kush tjetër. Një ditë prej ditësh,i thashë:- Dua më të mirë që ke,moj "lulja mos më prek"! -Po unë t'i dhashë, më tha jo.Edhe buzët,edhe sytë,edhe faqet,edhe gushën,por edhe gjinjtë që gati m'i coptove!!!Asaj i shkëndijuan sytë. Dhe ç'bënim?Si i përjetonim"bëmat" tona,i pëshkruanim me imtësi tek"ditari". Qendroi, u mbush me frymë dhe tha:-Mallkuar qoftë kush mban nga këto lloj ditarësh! Pse,- i thashë,- kaq keq e pësova. -Shiko,më tha, ja nnjë nga ato"faqet" që na mori më qafë. Nxori nga çanta e librave dy fletë dhe lexoi: ...trupi i saj krejt lakuriq,e çmendi atë. Iu dha kënaqësisë dhe mrekullisë së asaj ëmbëlsie. Kur depërtoi tek ajo, pa që ajo veç mrekullohej dhe kuspulohej sikur do zbëhej e tëra në thërmia.Fryma e nxehtë e tij tek bashkohej me frymën e saj,krijonte një atmosferë zjarmije dhe,që të dy,ishin gati të bëheshin shkrumbë e hi. Medet se pas këtij përjetimi kaq të bukur, na gjeti hataja."Lulja mos më prek" harroi në sirtarin e tavolinës një fletë nga"ditari". Gëzimi ynë u kthye në kob dhe,ndaj mua, më nisën për"IZMIR",se Stambollin e mbajnë ata që.me të dykëmbët,e shkelin atë moral të ashtuquajtur:proletar". Unë si kurreshtar i sëmurë:-Ç'ndodhi me"lulen mos më prek"? AI:-Po kush e lë një sumbull të artë ,edhe kur bie në tokë? U martua me një kuadër dhe erdhi mësuese në qytet. E përqafova si t'i jepja forcë për ndëshkimin dhe i thashë:- Sidoqoftë,koha do shërojë çdo plagë.

Tiranë,3 prill 2023

28 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page