GJETHE NËNTORI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 7, 2020
- 1 min read

Kur eci fshehtas mbi gjethe Kur prek lehtazi kërcitjet e thērmimit Më bëhet se më flasin ëmbë nën këmbë Ashtu si dëshirat e mia të fshehta bëjnë Sa herë e lë veten në dorën e erës Sa herë fatit tim i them të vërtetën Zëultë, aq ultë sa s'dëgjohet...
E lutem të zgjasë dhe pak Kjo prekje e butë e dhimbjes me dëshirën E dëshirës me ëndrrën e bardhë , E ëndrrës me frikën e zezë E frikës me jetën!
Kur shkel lehtas mbi të fshehtat e mia Ngjasoj me secilën gjethe që përthyej pafaj Me secilën përpëlitje nën zë, Secilën stepje të pafjalë Secilën brengë gri Të tokës që prek.
Pjesë e kujt vjeshte të jem Nga cila pemë të kem rënë vallë, Një mbrëmje nëntori si kjo e sotmja Dhe cila këmbë kalon aty pari, Thërmon lehtazi pa e ditë; Dëshirën time Më të mirë?
Comments