top of page

Gjendja ne Ballkan Nentor 1912, për të kuptuar veprën e S. Milos.


Elko

Nga Elko ne librin “Kryengritja e Himares 1912” Cdo vend ka heronjte e saj. Ne cdo komunitet mbahet dikush si idhull. Armiqte vene e nijne, ata mbeten te perjetshem. Por ka edhe cudira ne vende me njerez te mallekuar, dmth me banore qe kane lene rrugen e Zotit. Nuk njohin gjakun e deshmoreve qe rane ne lufte per Lirine e tyre, mohojne herojte duke i bere qejfin pushtuesit, ose armikut ne pushtet qe ju vjedh tokat, qe i perze duke i lene pa prona. Evropa : Popujt kristiane te Ballkanit kishin krijuar shtete duke ngelë vetëm Shqipëria pa pavaresi. Në Evropë diskutohej çështja shqiptare me shpërbërjen e Turqise. Alenaca e shteteve kristiane kundër Turqisë, ose Lufta e I Ballkanike dhe kryengritjet Kosovë, Malësi, Jug të Shqipërisë, tronditën Perandorinë. Porta e Lartë Tetor 1912 pranoi 14 kërkesat e kryengritësve shqiptare per te njohur Autonomin e Shqipërisë, kurse kryengritësit deklaruan se synimet e lëvizjes ishin arritur dhe në mbledhjen e Manastirit u rreshtuan me Turqine kundër aleatëve të krishterë. Kryengritësit shqiptarë më 1912, kërkonin atë që Himara e kishte fituar 1492 dhe e rifitoi 1910.

Ballkani : Shqiptarë, që kishin poste dhe ofiqe në qeverinë turke, ose që ishin në krye të çetave në male, kërkonin jo shkëputje nga Perandoria, jo pavarësi siç kërkonte Spiro Milua për Himarën, por vetëm Autonomi. 1910 Mali i Zi shpallet Mbretëri. Bullgaria e lidhur me Rusinë, pushton Selanikun, dhe ndjekë turqit nga Ballkani. Në verë të 1912 u arrit aleanca Greqi, Serbi, Bulgari, Mal i Zi kundër Turqisë, kurse shqipëtarët jo vetëm që nuk moren pjesë, por u rreshtuan në krahë me Turqinë. Vetëm Spiro Milua me himariotët, bëri marreveshje me Greqinë, për ta ndihmuar në çlirimin e krahinës së tij. Lufta Ballkanike 1912 Greqia çliroi Selanikun dhe Mars l913 Janinën. Me gjithëse Arhigoi kërkoi ndihmë, gjatë viteve 1912-1913, asnjë ushtar nga ata që çliruan Selanikun, etj nuk i erdhen për ndihmë. Gjeneral Nikola Ivanov tregon se faktori grek bëri të mundur fitoren e aleancës dhe nuk ndihmoi Spiro Milon për konsolidimin e Pavaresise, i cili fitoren e arriti vetëm me forcat e tij vullnetare.

Shqipëria : Më 1878, kur popujt për rreth fitonin pavarësinë dhe njiheshin si komb, shqiptaro-turqit për kombin e tyre nuk mund të bënin më shumë se Lidhjen e Prizrenit duke kërkuar Autonomi. Deri Nëntor 1912, ose më mirë deri ditën që Spiro Milo çliroi Himarën, asnje shqiptar nuk mendoi seriozisht për një shtet Shqiptar të Pavarur. Shpallja e Pavaresise Himares dhe kërkesa për mbështetje nga shteti që kish të njëjtën ndërgjegje, besim, ishte garanci se luftonte të njëjtin armik. Në se kishte shqip-folësa në Stamboll, në malet e Veriut ose të Jugut, atyre nuk ju a merrte mëndja se mund të jetonin jashtë Turqisë, e jo më të bashkoheshin me Himarën, në luftë kundë Turqisë

Kosovë 1912. Në Junik 21-25 maj 1912 u be Kuvendi nga H. Prishtina, B. Curri, I. Boletini etj. U lidh besa, u vendos për kryengritje të pëgjithëshme. Kerkonin autonomi, administratë shqiptare, gjuhë shqipe, flamurin. H. Prishtina theksonte : “Është momenti kur vendoset fati i Shqipërisë.“ Himara autonomine i kish arritur Himara 5 shekuj më parë. Prandaj, të gjithë u bënë bashkëpunëtorë të Stambollit kunder Himarës së Lirë. 21 prill 1912 në Krasniqe u bë “Kuvendi i katër bajraqeve,” u vendos të luftojnë për Autonomi, gjuhë, flamur, paralel me gjysëm hëne dhe gërmat arabe në shkolla. Turqia për të ndërprerë luftimet kryengritësve ju garantoi disa të drejta, vetëm per disa zona të Kosovës, jo të Shqipërisë, as për Himarën. Himarës i duhej të luftonte si gjithëmon vet për veten e saj. Në këtë kohë Himarës i del për zot, Spiro Milo. 11 maj 1912 lidhet “Besa Shqiptare.” Çetat e Th. Gërmenjit, të S. Butkës, S Bellkamenit, luftonin në Kolonjë. Kurse Jugu nuk filloi asnjëherë luftën e armatosur. Ndërsa për të luftuar kundër lirisë së Himarës ishin gati, duke menduar se Spiro Milo luftonte për Greqinë, në një kohë kur ata vetë luftonin për Turqine.

Malësia e Madhe. Shkurt 1911, Ded Gjon Luli, ngriti flamurin. Komitetit Qëndror i Malësisë së Madhe donte autononmi brenda Perandorisë. "Libri i Kuq" i përpiluar nga L. Gurakuqi, u miratua në Kuvendin e Greçës, 23 qershor 1911. Hasan Prishtina gusht 1912 lidhi marrëveshje me Turqinë dhe njoftoi kryengritësve në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, për të ndërprerë luftën, sepse kërkesat e kryengritësve u pranuan. Kryengritja u ndërpre. Isa Boletini në Mitrovicë ngriti këshillin e autonomisë. Vetëm Spiro Milua i çoi deri në fund synimet. Ndjekjen e turqve, çlirimin, ngritjen e flamurit, deklarimin e Pavaresise dhe kërkuan njohjen e statusit ( rendit ) të ri në Himarë nga të tjerët, brenda dhe jashtë Perandorisë Otomane.

Kryengritjet në Shqpëri patën dobësi të karakterit organizativ pa vendosmërinë e vendosjes së pushtetit të pavarur të shqiptarëve, në vend të atij osman, Në të kundërtën në Himarë Spiromilua krijoi pushtetin e të shtatë fshatrave, me kryetar, polici, ushtri vullnetare të organizuar nga forcat e vetmbrojtjes popullore, në njësi dhjetëshe dhe valëvitjen e flamurit. Ndërgjegja kombëtare ishte konfuze tek shqiptarët. Memorandumi i Greçës, i qershorit 1911, ishte për Autonomi, jo për një shtet të pavarur. Kërkesa e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare deri tri javë para se të shpallej Pavarësia në Vlorë, ishte për Autonomi dhe jo pavarësi. Ishin për një Autonomi, e mjaftueshme për turko-shqiptarët, por jo për himariotët.

Shqipëria e Jugut. Pas Lidhjes së Prizrenit, Kuvendit të Gjirokastrës, Komitetit të Janinës etj. u ngitën çetat e Çelos, Gjolekës, Bajo e C. Topullit, Gramenos dhe Spiro Milos, që luftuan se cila në teritorin e saj. Kishte mendime të kundërta midis Jugut dhe Veriut, Autonomi apo Pavarësi. Karakteristikë e viteve 1908-1912 tek shqiptarët të besimit Islam është vetëm kerkesa e Autonomisë dhe nuk bëhej fjale për Pavarësi, nga frika e coptimit, dhe shpresa se nën Turqine, me autonomi, do të jenë më mire.

Më 1910, Turqit kërkuan bisedime me himariotët. Në Janinë shkuan doktor Rexho, Nonda Kola, Mico Leka, Konom Zoto, Nikollaq Milo e Margarit Zerbini. Doktor Koleka, Konom Zoto dhe doktor Rexho qëndruan burrërisht në burgun e Janinës, per 45 ditë deri sa ariten fitoren. Udhëheqësit e Himarës u takuan me Ismail Qemalin e Hasan Prishtinën në Stamboll kur vajtën sipas vendimit të Kuvëndit mbarë krahinor të Kambisë Prill - Maj 1910. Spiro Milo e kishte të qartë se Ismaili, Hasani dhe deputetë të tjerë shqiptarë në Stamboll, ishin për te mos u shëmbur Perandoria dhe të fitonin autonomi, gje qe ishte jashte synimeve të tij për një Himarë të pavarur.

Më 1911 filloi kryengritja në Labëri, pa lidhje midis çetave. Kuvendi i Lisave në Kadhe vendosi : Të thirret në Çepo, Kuvëndi i të gjithë kryengritësve. Në Greçë të Malësisë së Madhe kuvendi i përgjithshëm i krerëve shqiptarë me memorandum (Libri i Kuq) kërkoheshin 12 pikat e Autonomisë së Shqipërise. Në korrik 1911 në Çepos Kuvendi i kërkoi Stambollit : Të njihen edhe për Jugun të drejtat që ju dhanë Veriut, duke shtuar 2 kërkesa të reja. Në Grecë dhe në Kuvend të Çepos, Himara u la jashtë, sepse ajo nuk donte autonomi se ate e kishte, donte pavarësi, Himaren - Provincë më Vete. Duhej më Vete, sepse nuk parashikohej nga kasta politike dhe krerët kryengritës ndonjë Shqipëri pa Turqinë dhe jashtë saj. Në gusht 1911 qeveria turke pranon shume pika të Greçës dhe të Çepos me qëllim tërheqjen e shqiptarëve myslimanë në krah të Portës së Lartë kundër aleancës së shteteve kristiane të Ballkanit, që ishin ngritur. Me këtë taktikë të Portës së Lartë, hovi i lëvizjeve shqiptare edhe në jug ra, sikurse kish rënë edhe në veri, me përjashtim të Himarës.

Himara : Spiro Milo organizoi dhe ndihmoi kryengritësit himariotë kunder xhonturqve dhe rimoren të drejtat me 1910. Kur shqiptarët myslimane merreshin me mbledhje e kuvende, Spirua në Tetor të 1912 kërkoi ndihmë nga Greqia për te zbarkuar në Himarë, për të ndjeke turqit. As ndihmë, as leje nuk ju dha. Por interesin e Himarës ai nuk e la në duart e disa personave në Oborrin Mbretëror të Athinës, as në duart e Ministrisë së Luftës ose të Prefekturës së Korfuzit, që ishin kundër zbarkimit. Në saje të miqësisë ndërhyri tek Kryeministri per nje anije deri sa zbarkimi dhe lufta në Himarë u kurorrëzua me sukses.

Në Himarë shkuan M. Grameno e Ç. Topulli për bashkëpunimin kundër Turqisë. Spiro Milo nuk u muar vesh me ta nga bindja se krerët shqiptarë do binin në kompromis me Portën e Lartë. Kur u arit fitoria Himare me 5 Nëntorit 1912, kudo nga Kosova, në Malësi dhe në Jug, të gjithë ishin rradhitur në krahë të Turqisë, kundër aleancës së shteteve të krishtera të Ballkanit, që i kishin shpallë luftë Turqisë. Ambasadori i Greqisë në Paris nuk e donte pjesëmarjen e Arhigoit në Konferencë, se do kërkonte një Himarë më vete. Venizellua e pranoi, por s’i premtoi ndihmë.

Spiro Milo kishte pranuar fillimisht Autonominë e Epirit brenda Shqiperise dhe Himaren Krahinë më vete. Kur Fuqitë e Mëdha ne Pro. e Korfuzit lane Himarën në përbërje të Epirit, ai u largua në mënyrë demostrative me delegacionin himariot nga Asambleja e mbledhur në Delvinë për miratimin e Protokollit ku theksoi : “ Unë kam luftuar bashkë me himariotët dhe e kërkojmë që Himara të jet në vete, me qeveri, me ligje, polici e ushtri”.

Spiro Milo nuk ka shikuar asnjë herë interesin e Greqisë, asnjë herë nuk ka pasë plan apo urdhër të tillë. Edhe kur ka kërkuar autonomi me Greqinë, ishte me inisiativë, duke njohe përse luftonin shqiptarët. Kur kërkonte Autonomi Gjenerali Papulias, nga Janina dha urdher ta arrestonin. Kur u njof me këtë urdhër, Arhigo i përgjigjet Athinës: “ Nqse nuk na ndihmoni, në emër të Zotit na lini të lirë të vetembrohemi.” E. B. Vlora, nenshtetas, nenpunes turk, Komandantit i Pergjithshem i frontit te Himares te ushtise turke, ndërmorri nga Kuçi aktivitete kundër Lirisë së Himarës por pa sukses.


Dr. Konstantini Qeparoi

Arxigoi e njihte historine, simbolet, nga trashegimnia s’u largua. Flamuri është orgjinal, as shqiptar e as helen. Kryqi përfaqëson besimin Kristian. Shgaba, simbol i Epirit, i Himarës pas 1000 vjet u bë symbol i Bizantit dhe 2 mijë vjet më vonë u bë edhe simbol i Albanëve dhe i Arbërve. Skenderbeu e mori shqiponjën nga Himara, si mbreti- Princ i Epirit. Shqiponja me dy kokë e Himarës, është e veçantë, e trashëguar nga Kaonët, në Dodonë, qendrën e parë të saj, para se Princi Kaon i Trojës të themelonte Kaoninë ( Himarën ). Ushtria dhe xhandarmëria në Qverinë e Himarës, 1912 deri më 1921 nuk u vesh me uniformë helene. Ne kapelet vuri inicialet në gjuhën e nënës, që është njera nga gjuhët, mbi 2000 vjecare e himariotëve.

Spiro Milo ka vlerat dhe cilesite e një heroi. “Shqiponja e Himarës” duhet të rivlerësohet, që të njihet historia. Asnjë himariot në parti e në pushtet, me punë të mirë apo i “përkëdhelur’ nuk duhet të ketë frikë. Bashkëkohësit e Spiromilos, H. Prishtina dhe I. Buletini që luftuan për Kosovën; B. Curri që luftoi në zonën e Gjakovës, D. Gj. Luli në Malësi, I. Qemali që shpalli Pavarësinë, etj, të gjithë u vranë ose u helmuan nga “nacionalistët shqiptare”. Spiro Milo, i pa rrezikëshëm për asnjë nacionalist të vërtetë, vdiq në vitet e pleqërisë në shtëpinë e tij.

Të krenohemi me Spiron, me ato që bëri për Himarën. Armiqtë e Himarës kurrë nuk do të flasin mirë për Himarën dhe Arhigoin. Mos besoni sajimet e ndonjë myslimani, le të shkruajnë çfarë te duan. Ne e dimë dhe e njohim mirë historinë e te pareve dhe pak na intereson historia dhe heronjtë e të tjerëve. Mos u pajtoni që historinë tonë ta përvehtësojnë e ta shkruajnë si historinë e tyre, që vlerat kulturore e shpirtërore tonat ti paraqesin si të tyret ( beje Share ).




120 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page