top of page

GJËRA PERSONALE?


A DUHET TË SHKRUAJMË E EKSPOZOJMË GJËRA PERSONALE?


Kam pesë ditë me dhëmbje aq mizore sa një herë mendova se vetem vdekja mund të vijë kështu. Shkova te mjeku i familjes dhe ai më dha diagnozen.Është "Zjarri i natës" më tha dhe më dha mjekimet pa harrua të thotë se ky virus i rrallë e tekanjoz do të zgjasë më shumë se një muaj e mund të ketë pasoja deri në atak kardiak dhe goditje në zemër sipas studiuesve amerikanë.Atyre ju thaftë goja - thashë me vete. Por problemi nuk është thjeshte tek unë, se ka disa përvoja që duhet tia themi njëri-tjetrit. Duke mos ditur çfarë kisha për tre ditë raskapitje mora "Heat plaster" që e terbuan virusin më tepër, u bë më agresiv, lahesha dy here në ditë në dush, por doktori më tha ai virus nuk do pikë uji, harroje larjen dy javë. Ja kur të vjen e keqja dhe e pret në derë i bën dhe kafe. A jam më mirë tani në ditën e gjashtë? Natyrisht. Por të përfitoj nga rasti të trajtoj një problem. A kam unë të drejtë morale të njoftoj për gjëra që nuk i interesojnë askujt veç meje? A duhet ti ndajmë gjërat personale me miqtë? A duhet gjithçka që na ndodh ta vëmë në xham të dritares ta shohin fqinjët? E dimë se ka disa kategori njerzish që nuk i përdorin forumet sociale për komunikime problematike, ka që duan humor me zhargone ordinere, apo ka që kujtojnë hallen e babës që ka 100 vjet që ka vdekur. Pra problemi qëndron se forumi është social, po sa të socializur jemi ne si individ? A trajtojmë probleme jetike? A mund të kthehemi në një zë të fuqishëm që shpreh interesat e qytetareve. Apo do mbetemi në ato përshendetjet me pulla facebuku që nuk thonë asgjë. Po kur nuk ke të thuash asgje, o njeri, të paktën lexo mendimet e dikujt tjeter. Po ka që dalin e kullosin kudo, vjedhin ndonjë poezi, vetë shkruajnë për faqe të zezë si në kohen e bejtexhinjëve e një autori serioz i thonë kjo poezia jote është mediokërr. Ky njeri nuk arrin të kuptojë se mospëlqimet vinë edhe nga paaftësia në perceptimin e artit. Pra ka dhe individ me interesa të ndryshme të cilat sjellin edhe moskuptime. Po a duhet të ndajmë gjithçka në internet? Facebuku mos është një shetitje e mbramjeve e viteve 1970, kur dilnim veshur shik për të parë e për të na parë, sa mirë jemi veshur e sa të bukur jemi. Apo është Pazari Fshatar ku nxjerrin perime të gjithë, besa disa herë nxjerrin dhe produkte të vjedhura. Dhe syri terr nuk ua bën. Kanë të drejtë. Kur je hajdut duhet të jesh edhe trim, si trimat e xha Jahos që hidhnin veten në erë nëpër filma. Pra çfarë duhet të nxjerrim në facebuk nga të përbrendshmet tona? -This is the question!

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page