GEZUAR DITËN E VERËS.


Prof Dr Lutfi Alia

Më 14 mars, në një atmosferë festive, shqiptarët kremtojnë Ditën e Verës, që ishte, është dhe do të jetë festa më e bukur popullore mbarë shqiptare. Festa hiroshe Dita e Verës e ka origjinën në antikitetin iliro-albanez, e ruajtur e transmetuar me tërë bukurinë e saj në ditët tona dhe per keto vlera është shpallur dhe festë kombëtare. Te gjithe e njohin si festa popullore e Elbasanit, ndërsa në fakt nuk është festë lokale, sepse ishte e do të mbetet festa mbarë shqiptare, e kremtuar nga Doklea, Vermoshi, deri në Mitrovicë e Prishtinë; nga Shkodra, deri në Kostur e Çamëri; nga Durrësi dhe Elbasani - deri në Shkup e Manastir. Festohet në fshat e në qytet, kudo në trojet arbërore, por dhe nga arbëreshët e Italise, të cilët e morën me vete dhe vazhdojnë ta kremtojnë këtë festë tradicionale dhe në ditët e sotme. Ndonëse diku festohet më pak e diku më shumë, rëndësi ka se kjo festë e lashtë pagane ilire eshhte ruajtur, vazhdon të kremtohet dhe Dita e Verës e rinovuar, është bërë festa më e bukur shqiptare. Populli i Elbasanit, ka merita të pakontestueshme, se e ruajti besnikërisht këtë festë tradicionale shumë shekullore, e mbajti të pastër, e festoi me gjithë bukurinë e saj, me të gjitha ritet e lashta, i dha shpirtin e vet, duke shmangur çdo lloj tentative për t’i ngjitur elemente fetare, ashtu si nuk e lejoi të ngatërrohet politika. Ndonëse në shumë treva të tjera kjo festë u zbeh, u “harrua”, elbasanasit e festuan rregullisht, sepse e ndjenin në shpirt, si pjesë integrale e jetës dhe e kulturës elbasanase, e ruajtën e përjetuan dhe e kremtuan me gjithë bukurinë dhe vlerat e saj, kësisoj Elbasani prej shumë shekujsh, u ba zemra dhe Tempulli i Ditës së Verës.

Origjina e festës “Dita e verës”.