top of page

Gazmend Cufaj: Sot demokratët në Britani të Madhe janë me sy e me zemër pranë Protestës shqiptare në Tiranë.


Pse sheshet e kryeqytetit, dhe qyteteve të tjera shqiptare nuk duhet të jenë bosh?


Nga Gazmend Cufaj,

Kryetar i Grupseksionit të PD-së Barking dhe Dagenham

 

 

Sot demokratët e grupseksionit tim që drejtoj në Britani të Madhe janë me sy e me zemër pranë Protestës më të Madhe shqiptare në Tiranë. Janë atje se kanë kohë që e ndjejnë këtë thirrje të munguar, por që është për një mijë e një arsye të tjera sot më e mirëkuptuar. Është demokraci dhe kur në demokraci të hiqet edhe fjala kjo është metoda më e kualifikuar, thuhet në librat më të përparuar të Demokracisë në vendin ku jetojmë, punojmë dhe me atë që kemi mundësi kontribuojmë edhe në Atdhe. Dhe ja rruga me të cilën ne jemi bashkuar…

Mbi 50,000 shqiptarë protestuan herën e fundit në një protestë të thirrur nga Opozita shqiptare para ndërtesës së parlamentit, duke kërkuar një ndryshim në qeverisjen e vendit, pra duke realizuar mundësinë e zgjedhjeve të ardhshme paralamentare nëpërmjet një qeverie teknike. Atëherë ishin motivet: - korrupsioni, inflacioni, varfëria, pagat e ulëta - asgjë e panjohur në gjerësinë tonë.

Pas shumë muajsh nga protesta kur opozitarët u ngritën në protestë kundër sundimit të tyre disavjeçarë socialist me në krye Kryetarin Edi Rama, kuptova me habi se diçka e ngjashme duhet të ndodh sikurse është protestuar edhe më parë në raste të tilla. Thjesht njerëzit duket se duan ndryshim, dhe ata sigurisht besojnë se mund të ndodhë. Dhe kjo nuk është e gjitha, sepse ndryshe nga disa që heshtin edhe pas thirrjeve se nesër do të jetë shumë vonë, së paku shqiptarët e thjeshtë tashmë e kanë kuptuar se tashmë kanë një alternativë të fundit menaxheriale në personin e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, që mbahet pa asnjë arsye në arrest shtëpie, dhe protesta e tyre mbështetet nga një sërë forcash opozitare në vend.

Por përsëri jashtë të gjithave mbesim në realitetin tonë të dhimbshëm. Pushtetarët shqiptarë po i krijojnë të gjithë kushtet që të mund të jenë të qetë deri në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme, duke propaganduar me të madhe se opozita në vend nuk është forcuar në pushtet. Opozita parlamentare që deri më tani ka treguar se mund të shkruajë vetëm deklarata, t'i bëjë kualifikime të ndryshme pushtetarëve, të kritikojë e të sulmojë disa ministra, të bëjë zbulime skandaloze që askush nuk i bën më përshtypje, madje edhe gjatë votimit të besimit dhe mosbesimit - për të votuar “abstenuar”, menjëherë pas dënimit pa ligj dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji, sot, pra më 7 Tetor 2024 ia ka dhënë fuqinë popullit të thjeshtë dhe i ka mbyllur të gjitha fjalimet në sirtar.

Dje ishte dita e parafundit e Protestës së sotme. Në atë ditë, Prof. Dr. Sali Berisha, doli ndryshe, nuk i bëri thirrje vetëm Opozitës, por të gjithë popullit, duke kuptuar se me këtë ai jep shansin e fundit një situate të tillë për ti dhënë fund këtij regjimi në vend që zgjati jetën e tij për arsye dhe faje edhe të Opozitës.

Kur kjo ditë tashmë, pra 7 Tetori i 2024-ës ka një mirëkuptim ndryshe, natyrisht shihet dhe një besim ndryshe, një mbështetje më e madhe, dhe një shpresë në një lëvizje të tillë. Dhe nëkëtë datë dalin pyetje të tjera. Jo më për Opozitën e destinuar të protestojë, por për zërat e tjerë në shesh. Atëherë, kush do të guxojë të kërkojë dorëheqjen e kësaj qeverie? Cila indinjatë do të dominoj dhe do të kërkojë ndryshimin e pushtetit në Shqipëri?

Rreth kësaj morie pyetjesh e shkuara e shesheve ka qenë një përgjigje e lodhur, me një disfatë dhe një lloj protestash pa zgjidhje në rrugë. Sot sheshet nuk premtojnë të jenë më bosh. Do të mbushen se nuk durojnë më shqiptarët ende një sërë skandalesh të tjera dhe e kanë të qartë tashmë me çfarë kanë kuptuar se kur të vijë dita e zgjedhjeve, thjesht ata nuk do të presin që pushtetarët të përdorin paratë e grumbulluara nga kontrabanda dhe detyrimet e tyre nga subvencionet e shtetit, për t'i lënë ata që të kenë mundësi për ti blerë vetes fuqi dhe të ardhme të ndritur. Dhe më në fund mësohu me "të pashmangshmen" e cilësuar nga situata në Shqipëri, ku Lideri mbahet pa asnjë arsye në arrest shtëpie, një deputet i Partisë më të madhe Opozitare është burgosur pa ligj, drejtuesi i Partisë Republikane Fatmir Mediu thirret sa herë të dojë Spak, apo dhe për drejtuesit e Partisë së Lirisë që janë në sirtarët e SPAK!

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page