top of page

Gazmend Cufaj: Përgëzoj fituesin e Primareve në Durrës, Igli Cara



 

Gazmend Cufaj: Përgëzoj fituesin e Primareve në Durrës, Igli Cara

 

Kur votohet për demokratin më të përkushtuar, më të dashur e më të vlerësuar, natyrisht dhe votat janë ato që jepen meritore. Kështu ndodh dhe në Durrës në mesin. Edemokratëve. Është mbyllur procesi i numërimit të votave për Primaret në qarkun e Durrësit ku nga ky proces më i votuari rezulton Igli Cara me 622 vota, i ndjekur nga Manjola Luku me  424 dhe Aulon Kalaja me 296 vota. E them këtë pasi, që nga koha kur e kam njohur, që nga momenti që kam ndjerë përkushtimin e tij, e shoh të natyrshme të them se Igli cara është vërtet një meritor demokrat, që e duan të gjithë. Ai kështu del fitues i Primareve, që zhvillohen për herë të parë në këto kushte në radhët e PD-së. Dhe duket se vota është shumë përcaktuese. Është shumë e domosdoshme në një format të tillë. Por nga ana tjetër është dhe vetë pjesëmarrja.

Partia Demokratike deklaron se në procesin e Primareve që u mbajt në të gjthë vendin të shtunën (1 mars) u shënua shifër rekord të pjesëmarrjes ku votuan mbi 50 mijë anëtarë. Në një deklaratë zyrtare nga selia blu, thuhet se numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826). “Kjo tregon rritjen e besimit te PD dhe forcimin e parimit ‘një anëtar, një votë’, thuhet në një njoftim të PD-së. Votimet për Primaret u zhvilluan sipas parimit një anëtar një votë.

Është një fakt i jetës politike në Partinë  Demokratike, që një pjesë e demokratëve që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e kandidatëve për deputetë nga Primaret nuk votuan. E megjithatë, çuditërisht, demokratët dhe vetë kandidatët nuk janë të shqetësuar për mungesën e pjesëmarrjes së demokratëve. Jo, në dukje ata janë më të shqetësuar për ata që po marrin pjesë, me pak fjalë, ata janë të shqetësuar për anën tjetër. Pra, humbja e votave në Primare nuk ishte se pjesëmarrja ra në një përqindje të konsiderueshme, por përkundrazi, ishte kërcënimi i supozuar për demokracinë i paraqitur nga ata që iu gëzuan duke qenë në një front përballë demokratëve.

Çfarë janë Primaret? Primaret janë zgjedhje që Partia Demokratike, sikurse mjaft parti politike, i përdorin për të përzgjedhur kandidatët për zgjedhjet e përgjithshme. Ndryshe këto lloj primaresh në arenën politike quhen zgjedhje paraprake të mbyllura. Në zgjedhjet paraprake të mbyllura, votuesit mund të votojnë vetëm në zgjedhjet paraprake të partisë në të cilën janë regjistruar. Për shembull, një votues i regjistruar si demokrat mund të votojë vetëm në një primare demokratike.

Kështu duke parë emrat tek Renditja e kandidatëve pasi është mbyllur numërimi i votave për Primaret në qarkun e Durrësit, e ndjej të natyrshme, dhe me një ndjenjë të lartë të përgëzoj këtë listë dhe sidomos fituesin e këtij procesi, Igli Cara.



 
 
 

Bình luận


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page