top of page

Gazmend Cufaj: Burgosjet e Opozitës, janë një çmenduri.


Opozita mund të dënohet, por demokracia nuk mund të shuhet


Nga Gazmend Cufaj

 

Në Shqipëri ka një opozitë të „burgosur“. Lideri i saj historik, Prof. Dr. Sali Berisha, mbahet në arrest shtëpie. Një nga drejtuesit Politikë të qarqeve, ish-deputeti i Opozitës, Ervin Salianji, u dënua me një vit burgim. Nuk ndalem tek arsyet. Nuk bëj koment me ligjet. Nuk komentoj ato që janë thënë e stërthënë. Por nisem nga një fakt. Në vendin tim të dashur, Shqipëri, që ka tridhjetë e kusur vite Demokraci, tashmë Kryeministri dhe Partia e tij, po tentojnë të izolojnë, të bëjnë të panjohur Partinë Demokratike, partinë më të madhe opozitare ndaj transmetuesve sandu-mend të demokracisë autontine të demokracisë së demokracisë, programeve të shtypit politik në faqe të shtypura, të transmetuara dhe ato online si dhe të vetë historisë në oparin e organizimit të korporatizmit dhe korrupsionit.

Për këtë nga vendi ku jam prej disa vitesh shkëpus Churchillin që thotë se "Demokracia nuk është forma më e mirë e legjitimitetit politik, por një më e mirë nuk është shpikur." (Ë. L. S. Churchill (1874-1965). dhe nga vendi fqinj i Shqipërisë, aty ku nisi ky term, pra i Demokracisë, shkëpus Platon që theksoi se “Asnjë demokraci (liria dhe barazia) nuk mund të jetë e ndryshme nga cilësitë e njerëzve që e praktikojnë atë.“ (Plato, "Shteti").

Kështu këta dy burra të mëdhenj nga epoka të ndryshme dhe shtete të ndryshme politike ofrojnë qasjet e tyre ndaj të njëjtit koncept që përcakton betejën drejt një pushteti nën kuptimin e termit "demokraci". Dhe në këtë kontekst me të dy, por më së miri me Platon nënkuptojmë se kjo demokraci në vendin tim nuk mund të jetë e ndryshme nga cilësitë e njerëzve që e praktikojnë atë. Dhe kur ato cilësi dihen mes divergjencave, natyrshëm nënkuptoj dhe pse Kryeministri thotë se „kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën“, në një moment që Gjykata e Apelit dënoi me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila e kishte shpallur fajtor për 'kallëzim të rremë'. Dhe kështu,  Rama thotë se„E Vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte (Kryeministri Rama në rrjetin social X më 26 shtator 2024). Divergjenca midis dy qasjeve në kuptimin e termit "demokraci" është arsyeja që bën dhe kërkon, synon dhe realizon që të zhduken pa lënë gjurmë të gjithë arritjet e PD-së dhe të mos flitet për ato krime që bëri pasardhësja e PPSG-së, e kësaj partie në pushtet që drejtohet nga Rama. Ajo që ka ndodhur me krimet e asaj partie, ka mbetur si një imazh i përgjithësuar.

Imazhi i përgjithësuar i kësaj çmendurie njerëzore ofron një lustër të tillë për komunizmin, dhe diktaturën, për atë lustër të modeluar mes tentativave të tilla, në emër të drejtësisë, për antivlerat që krijojnë njëra-tjetrën me qëllim ti mbyllin gojën Opozitës. Kjo nga ana tjetër i jep jetë një prej paradokseve më të çmendura të të gjitha kohërave, se Opozita, që s'ka pushtet, që ka vetëm fjalën, është e rrezikshme, pra më e rrezikshmja se korrupsioni, vjedhjet masive, dhe mjaft të tjera. Atëherë në këtë pikë çfarë i mbetet Opozitës? A nuk i mbetet vetëm Revolucioni i Shpresës, ndoshta pak fragmente prej librit të filozofit dhe neofrojdianit amerikan Erich Fromm (1900-1980). Në parathënien e tij ai vë në dukje se "Ky libër përpiqet të bëjë dallimin midis realitetit individual dhe shoqëror dhe ideologjive që keqpërdorin dhe 'thithin' idetë e vlefshme për të ruajtur status quo-në". Në themel të kësaj të vërtete të formuar përbrenda, që në fëmijëri, ai ka kuptuar se “lumturia për njësi” të çon vetëm në “kënaqësinë e vetmuar të pasurisë”. Dekada më vonë, ai përsëri përballet me të vërtetën se "jemi në një udhëkryq": një rrugë të çon në një shoqëri plotësisht të mekanizuar, në të cilën njeriu është një dhëmbëz i pafuqishëm në makinë, nëse jo në asgjësimin nga lufta termonukleare; rruga tjetër të çon në një rilindje të njerëzimit dhe shpresës - në një shoqëri që e vendos teknologjinë në shërbim të mirëqenies njerëzore. Duke ia kushtuar librin e tij atyre “që nuk e kanë kuptuar dilemën tonë”, autori i drejton mesazhet e tij për një gamë të gjerë lexuesish me pikëpamje të ndryshme politike dhe fetare, por që ndajnë këtë shqetësim për jetën dhe respektin ndaj arsyes dhe realitetit. (Nga, Revolucioni i shpresës. 2005, f. 7).

Kështu demokratët, Opozita shqiptare, që më shumë se kurrë sot duhet të bashkohej, është në një situatë të tillë. Prandaj, sot individi, individi i lirë, që aspiron për liri dhe demokraci, duhet të marrë një shkallë më të lartë të vetëvendosjes dhe të marrë sërish funksionin që mund ta kryejë vetëm njeriu me arsye, i cili është i aftë të lindë vlera humaniste. Vetëm një zhvillim i tillë mund të na shpëtojë. Pa një zhvillim të tillë, Opozita do të shuhet, atë që sot Kryeminstri e kërkon, dhe shoqëria arrin varfërimin shpirtëror dhe imoralitetin, gjë që e bën atë të paaftë për të kuptuar atë që po ndodh dhe për të zgjidhur problemet me të cilat përballet. Herët a vonë ky individ i lirë është i dënuar me katastrofë. Kjo katastrofë sapo ka nisur me PD-në, fatin e lartcituar, sulmin e paramenduar e të planifukuar. Simptomat e para të këtij shkatërrimi të arsyes njerëzore shfaqen si rezultat i degjenerimit të demokracisë në mohimin e vet dhe shndërrimit në demokraci, me fasada të lustruara drejtësish.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Në formën e tij të pastër, ky fenomen lindi termin "Rilindje" në vitet e ardhjes së z. Rama në pushtet dhe filloi përdorimin e tij si një mimikë, një simulim i demokracisë alla-Rama me karakteristikë kryesore "deficitin demokratik" total dhe sulmin e egër ndaj Opozitës demokratike. Burgosjet e Opozitës, janë një çmenduri. Një çmenduri e paparë në ndonjë vend tjetër të Botës, të paktën në këtë periudhë, ku dhe në Rusi më diktatori hesht në një kohë kur opozitarët dënohen. Në një situatë të tillë nuk është më koha për fjalë, duhen mendime dhe veprime demokratike më të avancuara nga vetë PD, Lideri i saj, Opozita në përgjithësi. Demokratët janë në pritje dhe ne si Kryesi e PD-së në Britani të Madhe presim dhe i mbështesim. Është moment i vështirë, por jo i pazgjithshëm për njerëzit demokratë që duan votën e lirë dhe lirinë demokratike.

*Autori i këtij shkrimi është anëtar i PD-së që në vitet e para, dhe familjarisht i ka mbështetur të gjitha udhët e angazhimet e PD-së, është Kryetar i grupseksionit më të Madh të PD-së në Britani të Madhe, atë të Barking and Dagenham.

46 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page