G J E O T E O R I A MBI REALITETIN E RRTJES SË TOKËS DEMONSTRIM I CENEVE TË FSHEHURA


Vedat Shehu Inxhinier gjeolog Doktor Profesor

G J E O T E O R I A

MBI

REALITETIN E RRTJES SË TOKËS

DEMONSTRIM I CENEVE TË FSHEHURA TË MADHËSISË FIKSE TË TOKËS

Argumentet e Gjeoteorisë së Thelbit të Bërthamës në Transformim

- Prezantim në Takimin në Distancë, 10 Dhjetor 2020 -

Nga Vedat Shehu

Inxhinier gjeolog Doktor Profesor

Departamenti i Gjeoshkencave,

Universiteti i Tiranës, Shqipëri

Studiues i pavarur në Pension, USA

Email: vedshehu@yahoo.com


Mbi Autorin dhe Gjeoteorinë

Eng. Dr. Profesor Vedat Shehu është Shqiptaro-Amerikan i diplomuar

inxhinier Gjeolog në Republikën Çeke (VŠB 1959), ish Çekosllovakia


Pas rreth 10 vjet punë kërkimore në Shqipëri, kur studioi damarin e graniteve

të futur brenda në bazalte⁽⁴⁰⁾ të brezit ofiolitik, në të dy tipat shkëmbor vërejti

mangësinë e rrezatimit prej izotopeve radioaktiv dhe, këtë, e konsideroi si një

mungesë të nxehtësisë së rrezatuar prej pranisë së paktë të radioizotopeve në

brendësi të Tokës.

Më vonë, ai rivlerësoi bërthamën, jo sipas interpretimit standard, si precipitim

inert, por, siç është, një strukturë energjetike e veçantë.


Bazuar në këto vrojtime, nisi studimin individual, dhe mundi të përcaktojë

thelbin kozmik të bërthamës, faktorin real të burimit të energjisë që është

shkaku i formimit, rritjes dhe zhvillimit të Tokës si planet, botuar më 1988⁽⁴¹a⁾

dhe në vazhdim⁽⁴²⁾ʼ⁽⁴³⁾.

Interpretimi i tij mbi flukset valore-korpuskulare të energjisë dhe të ultra-

grimcave të përbërësve të nukleoneve të atomit, të çliruara vetvetiu prej

thelbit kozmik të bërthamës; interpretim që konfirmohet edhe nga zbulimet e

njëpasnjëshme, përpunuar dhe paraqitur në publikimet e tij ⁽⁴⁵⁾, është

bërë Gjeoteori⁽⁶³⁾ e një planeti në Galaktikë, të quajtur Tokë.

Vështrimi im nbi Tokën si Një Planet në Galaktikë



Fig. 1. Pozicioni i Tokës brenda në Galaktikë si një planet i Sistemit Diellor, midis planetësh në morinë e sistemeve planetare, që rrotullohet rreth qendrës së Galaktikës, me diametër 100 000 vjet dritë, në një distancë rreth 26 000 vjet dritë.



Duke u nisur nga realiteti që Toka ndodhet në brendi të Udhës së Qumështit (Fig. 1), unë i rivështrova proceset që shkaktojnë fenomenet gjeodinamike si ato të një planeti brenda në Galaktikë dhe erdha në përfundimin se burimi i energjisë së brendshme të Tokës e ka origjinën nga proceset që ndodhin në Galaktikë; procese që qarkullojnë materien në hapësirë dhe shkaktojnë formimin e fenomeneve dhe objekteve, të tillë si: sistemet planetare, rrezatimin kozmik, yjet e vetmuar, xhuxhët e kafenjtë, planetët e vetmuar, vrimat e zeza, dukurinë supernova, etj. Proceset që e formuan vazhdojnë në zhvillimin e Tokës – planet prej transformimit të thelbit të bërthamës.

Natyrisht, një studiues i avancuar në gjeoshkencë duhet ta konsiderojë Gjeoteorinë time si Planet-teori, dhe veten si kërkues në një planet në Galaktikë të quajtur Tokë, ku, në zhvillimin e planetit, vazhdojnë proceset që e formuan. Planetët nuk janë trupa qiellor, por trupa galaktikë me rrezatim të brendshëm, sikurse janë yjet gjigantë me rrezatim të jashtëm.


Vështrimi Im mbi Tokën si Planet Brenda Galaktikës (Vazh’m)

Cenet e Origjinës së Tokës me Madhësi Fikse


Natyrisht ky konkluzion kundërshton konceptin e kristalizuar prej teorisë standarde të Tokës me madhësi konstante, sikur gjoja Toka është formuar si një rruzull aglomerat prej copëra gurësh e gazesh të ngirë i ngjashëm me një lëmsh të vogël të kokës së kometës⁽⁵²⁾,⁽⁵⁶⁾. Një interpretim i tillë i madhësisë së fiksuar të origjinës së gurtë të globit të Tokës me një bërthamë të precipituar⁽⁴⁷⁾ është teori e vjetërsuar dhe me cene në argumentet bazë; këto cene janë:

  1. Astrofizikanë, studiues në kozmologji theksojnë se teoria standarde nuk shpjegon dot shkakun e vërtetë që ngacmoi renë e qetë kozmike dhe e vuri në lëvizje të formojë vorbull dhe të rrotullohet, duke kaluar vetvetiu materialin e vet në qendrat gravitacionale që u bënë objekte të diskut planetar; nuk cakton dot nëse rrotullimi është shkaktuar nga faktor i jashtëm apo i brendshëm⁽⁶⁴⁾, për të kaluar renë e qetë në disk planetar.

  2. Kozmos-fizikanët kanë kalkuluar dhe kanë gjetur që, energjia e çliruar nga të dy burimet standarde, nga nxehtësia e akumuluar në procesin e planet-formimit dhe nga nxehtësia prej izotopeve radioaktiv, mund të arrijnë të çlirojnë maksimumi 50 % të energjisë që rrezatohet nga Toka në hapësirë dhe burimi i nevojshëm, për të plotësuar mangësinë prej 50 %, mbetet problem i hapët i pyetjes pa përgjigje⁽¹⁴⁾,⁽⁵⁸⁾.

  3. Hipoteza standarde supozon gabimisht që bërthama e Tokës është një precipitat inert⁽⁴⁷⁾, ndërsa struktura e saj heterogjene shpreh praninë e burimit energjetik.


Rrjedhimisht, cene të tillë zhvlerësojnë teorinë standarde dhe përforcojnë të vërtetën që është vetëm një burim real dhe jo edhe një burim i tretë, hipotetik dhe i panjohur që u shtohet të dy burimeve standarde po ashtu hipotetikë. E vërteta shprehet me praninë dhe rolin e thelbit të bërthamës si faktor i vetëm energjetik i brendshëm për Rritjen e Tokës.

Rritja e rrezes së Tokës është alternativa e parë që shpjegoi idenë e copëtimit dhe zhvendosjes së kontinenteve drejt pozicioneve të tyre nëpërmjet Zgjerimit⁽³⁶⁾, në prag dhe në agun e shekullit të kaluar, por, në konformizëm mbizotërues me madhësinë fikse të Tokës, menjëherë u hodh poshtë nga interpretimi se kontinentet janë zhvendosur horizontalisht, duke e konsideruar idenë e zgjerimit si absurde⁽⁵⁰⁾. Ende, në pajtim me këtë konformizëm, e vërteta e Zgjerimit vazhdon të qëndrojë e hedhur poshtë arbitrarisht nga ithtarët e Tektonikës së Pllakave⁽⁵⁷⁾.

Atëherë, strumbullar dhe synim i Zgjerimit/Rritjes duhet të jetë shembja e barrierës së vet që qëndron e patundur nga opinioni pajtues me prestigjin e autoritetit kundërshtues të teorisë kozmologjike të origjinës së Tokës të stabilizuar në madhësi fikset si lëmsh që s’ka sesi të rritet apo zgjerohet; njëkohësisht me këtë, duhet të vërtetohet se shkak i zgjerimit është rritja prej faktorit të brendshëm të prejardhur nga qarkullimi i materies në Galaktikë e që është formuar si thelb bërthame, qysh gjatë formimit të sistemit planetar ndër qindra milion sistem planetare në Udhë të Qumështit. .

Pamja e Pozicionit të Kontinenteve të Larguar prej

Formimit të Kores Oqeanike, Fakt i Rritjes së Tokës


Fig. 2. Harta globale faktike e Kores Oqeanike e demonstron, jo idenë e Tokës fikse të Tektonikës së

Pllakave të qarkullimit të magmës me ngrirje-shkrirje, por Gjeoteorinë Rritjes graduale të litosferës

oqeanike midis kontinenteve që largohen prej prurjes dhe ngurosjes së magmës si proces i pakthyeshëm.


Këtu në Fig. 2 shprehet formimi gradual i mirënjohur i litosferës (kores) së re mafike të oqeaneve, me shtresën e sipërme bazaltike, ndaj litosferës së vjetër mafike të kontinenteve me shtresën e sipërme granitike, në raportin 60% me 40%.

Rritja e pandërprerë e litosferës oqeanike (gjatë 200 milion vjetëve të fundit) nëpërmjet prurjeve dhe ngurtësimit të magmës nuk mund të jetë proces spontan dhe i kthyeshëm, siç shprehet nga teoria mobile e Tektonikës së Pllakave⁽⁹⁾,⁽⁶⁰⁾ dhe prej kritikës së teorisë jo-mobile⁽²⁹⁾,⁽³⁹⁾,⁽⁴⁸⁾,⁽⁵³⁾‚⁽⁵⁷⁾, ende prej përkrahësve të oqeanizimit të kores kontinentale globale të Tokës fikse.

Rrjedhimisht, fenomeni i pakthyeshëm i ngurtësimit të magmës dëfton vazhdimësinë e prodhimit të magmës në brenditë e Tokës prej faktori galaktikë, tamam, siç është përcaktuar nga unë, thelb bërthame i ultra-dendësuar në çintegrim të vetvetishëm në ultra-grimca që formojnë rrezatimin e flukseve valore-korpuskulare të energjisë dhe përbërësit e bërthamave të atomeve të lidhur në molekula, të cilat janë shkaku i rritjes së Tokës, që rritja e litosferës është shfaqje në sipërfaqe e procesit që shkakton rritjen e krejt shtresave qendër-sferike të Tokës.

Skemë e Formimit të Ofioliteve në Albanide

Dëshmi e Rritjes së Pandërprerë Të Tokës




Fig. 3. Pamje e formimit të ofioliteve në Albanide, segment i Dinarideve në Brezin e rudhosur Alpe-Himalaje.



Aktualisht, përgjatë luginës së çarjeve tektonike të kreshtës mes oqeanike në krejt koren oqeanike formohet kore mafike prej shkëmbinjsh ofiolitikë⁽¹²⁾ʼ⁽⁴⁷⁾. Ngjashmërisht, masa mafike e brezave ofiolitikë, gjithashtu pa shtresë të sipërme granitike, është futur brenda kores kontinentale, si fenomen i zakonshëm i shprehur gjerësisht në të gjithë kontinentet⁽³⁾ʻ⁽¹³a⁾ʼ⁽²⁴⁾. Këtë fenomen, unë e kam vizatuar këtu në Fig. 3; formimin e brezit ofiolitik në Albanide⁽¹³b⁾ si shembull i brezit Alpe Himalaje⁽⁵⁴⁾. Me këtë demonstrohet rritja e krejt litosferës pa shtresë të sipërme granitike, si proces i përhershëm i rritjes së Tokës. Sikurse brezat e ofioliteve, brenda kontinenteve, ndodhen edhe disa zona, me kore mafike të njohura si trape⁽⁶¹⁾; të formuara pa shtresë të sipërme granitike, gjithashtu dëshmi e rritjes së pandërprerë të krejt Tokës. Pra, rritja e përhershme e Tokës ka filluar të lërë gjurmë, qysh kur litosfera ka qenë e mbuluar e tëra me shtresën e saj të sipërme granitike; më vonë, rreth 200 milion vjet më parë, procesi i rritjes u stabilizua gjatë çarjes midis plisave (pllakave fillestare) të litosferës së copëtuar në kontinente, tashmë që kontinentet janë larguar, rritja vazhdon gjatë çarjes globale tektonike të kreshtës mes oqeanike.


Skemë e diferencës së Nocioneve Rritje dhe Zgjerim