
Gëzuar vitin e Ri 2020, Gëzuar për Lirinë e Fjalës
Çfarë viti i jashtëzakonshëm! Dhe gati tre dekada, për Fjala e Lirë! Një përcjellje-pritje-ardhje e tillë letrare, komunikuese dhe profesionale ka qenë. Siç shkruante poeti i ndjeshëm, i ndjeri Izet Shehu, në mesazhin e tij të fundit për ne, kjo ishte “Fjala e Dekadave për Lirinë e Fjalës”, ndaj u gjeta dhe u ndjeva mirë që u ndodha mes saj.
Nga Analizat më të thjeshta, për të Thjeshtit e rrëndësishëm të Letërsisë shqiptare, që akordoi Fjala e Lirë, në udhën e saj në ringritje të përkushtimit, deri në promovimin e gjerë e të mbarëshqiptar të krijimtarisë, këto ishin dekadat në të cilat njerëzit e harruar dhe të injoruar të letrave, ata që morën torbat në krah dhe u gjendën rrugëve (pa u gjendur asnjëherë as edhe tek Facebooku) dhe që mbetën të pa spërkatur nga “meskinitetet” ndërhynë në histori dhe me dashje, ose pa dashje hynë dhe bëjnë histori.
Ndërsa kalojmë në vitin 2020, ne me shumë dëshirë dëshirojmë të arrijmë më shumë njerëz se kurrë në radhët tona, të bëjmë përpjekjet tona për të raportuar dhe eksploruar dhe thelluar frymën demokratike të epokës së krijimeve të reja shqiptare të kudondodhura. Faleminderit të gjithëve për leximin dhe ndarjen e urimeve të këtij viti. Ne nuk do të ishim dhe nuk do të jemi këtu pa Ju. Urojmë të keni një Vit të Ri fantastik. Dhe ja këtu për një Dekadë të Re të Fjalës së Lirë.