top of page

Gëzuar i palodhuri Demush Cufaj!

Updated: Jun 8, 2020




Gëzuar i palodhuri Demush Cufaj!



Demush Cufaj mbushi tashmë 65 vite. 65 vite jetë që kanë kaluar në vrimë të gjilpërës. Një jetë që nisi duke mbajtur mbi kurriz malin e heshtjes së mjaft enigmave, që e shoqëruan jetën dhe kalvarin në të cilin kaloi jeta e një fisi të tërë. Si një mjek i palodhur tashmë ndjehet krenar që i ka shërbyer frontit më të fundit të luftës ndaj Covid-19. Si punonjës i hershëm i shëndetit publik ai ka parë dhe ndjerë mjaft situata e kolera, që ai ndjeu në vitet e tij më të mistershme të jetës natyrisht i ka dhënë vetëm një qëllim, ti shërbej popullit dhe shëndetit. Ai u shërbeu sikurse u ka shërbyer njerëzve vite e vite me radhë, me përkushtimin dhe dashurinë humane.


E nisi me dëshirat e zjarrta rinore që të shërbente në një profesion kaq human në Fushë të Arrëzit, Pukë, por regjimi i asaj kohe e largoi menjëherë nga puna së bashku me të atin e tij, Beqir Bajram Cufaj, duke i shpallur si kulak të atij sistemi. Në spitalin e Fushë Arrëzit, Pukë, ai sapo kishte nisur të realizonte dëshirat dhe pasionin e tij, por komunistët dhe servilët e atij sistemi, sigurimi i brendshëm, e bëri atë që kishte për qëllim që të fillonte ndëshkimin ndaj njerëzve të fisit, që e donin lirinë dhe demokracinë, që e donin Shqipërinë.


Xhaxhai i tij Mehmet Bajram Cufaj ishte rrjeshtuar më parë partizan dhe më vonë në shërbim të Shqipërisë në incidentet ushtarake të armatosura në kufirin Greko-Shqiptar. Atje ai u arrestua nga Ushtria Greke dhe bashkë me disa shokë të tij u detyruan të vuanin dënimet e ashpra atje. Pas disa vitesh dënimi atje, ai mundi të arratiset e të largohet në Saul Paulo, Brazil, pasi ishte e pamundur më të hynte në Shqipëri. Kështu humbi lidhjet me familjen e njerëzit e tij të dashur.

Mehmet Bajram Cufaj mundi të vinte në Atdheun e tij, atë që e deshi aq shumë vetëm në vitin 1989, pas 45 vitesh larg Atdheut të tij të dashur, për të cilin kishte luftuar që në moshë të re. Kjo kohë ishte një dhimbje për të, por dhe një torturë psikologjike për familjen dhe tërë fisin Cufaj. E gjitha ishte pastaj një tragjedi e paparë më vete. Ndoshta nga më të dhimbshmet e një fisi të tërë që kishte në gen patriotizmin dhe dashurinë e thellë për Atdheun. Kështu menjëherë filluan ndëshkimet dhe përndjekjet nga fisit Cufaj. Vuajtje të shumta pasuan familjet e këtij fisi, pasi dihej që regjimi komunist do të hakmerrej me vendime brutale e të dhimbshme për këto famlje. E vuajti në fillim familja e Beqir Bajram Cufaj, vetë Demushi e fëmijët e tij.


Për këtë iu drejtuam biznesmenit të sukesshëm dhe Kryetarit të Grupseksionit të PD, në Barking dhe Dagenham, Gazmend Cufaj i cili na tha: “Unë që isha në një moshë shumë të re e vuajtja që në fëmijërinë time. Të gjithëve që ishim shkëlqyeshëm në shkolla nuk na u dha e drejta e studimit. Xhaxhait tim, Bajram Cufaj iu desh të shkonte tre vite në Tiranë duke u lutur që ta merrnin në shkollë të lartë, kur ai ishte me të gjitha notat dhjeta. Ai vetëm me një kërkesë të zgjeruar më pas mbaroi shkollën e lartë, duke u bërë në vitet që pasuan Shef i Policisë në zonën e Pukës, më vonë dhe në Tiranë ku edhe sot vazhdon të kryejë detyrën në Policinë e Shtetit. Gjatë periudhës komuniste babai im, Demushi, duke punuar në sektorë të ndryshëm ku e dërgonte Partia, pësoi tre aksidente që gati i morrën jetën dhe ka shpëtuar disa herë në fije të perit. Ai u aksidentuanë punë dhe mbeti herën e parë 22 ditë në koma në spitalin e Pukës. Falë shërbimit shëndetësor dhe kolegëve të tij ai u risoll në jetë”.


Gazmend Cufaj shton se ai ishte i vogël kur i qëndronte afër krevatit dhe kur e shihte se i ati nuk ishte në gjendje t’i fliste. “Nuk e kuptoja se im atë ishte në koma. I lutesha Zotit të ndodhte mrekullia”, thotë Cufaj. Dhe mrekullia ndodhi pas 22 ditësh. Ai u ndje më mirë.

Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, Demush Cufaj u vu në krye të demokracisë në zonën Truen - Sakat -Pukë. ai atje iu përkushtua me mish e me shpirt. Më pas ai lëvizi familjen në Durrës ku vazhdoi palodhshëm misionin etij demokratik. Nga ky moment ai do të gëzojë pensionin e tij dhe vitet pranë nipërve e mbesave të tij.


Unë që vetëm pas një mundi të madh arrita të fitoja studimin për në shkollën “Skënderbej”, jam krenar që im Atë na dha frutet më të mira të jetës, edukatës, respektit, dhe sot si anëtar i devotshëm i PD-së na ka bërë të gjithë ne të jemi durimtar dhe krenarë për ditët në vazhdim, përfundon Gazmend Cufaj.

@copyright “Albanian Post” Ndalohet kopjimi dhe ribotimi.



229 views17 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page