Gëzuar edhe nga “Big Boss Services UK Ltd”!
Kompania tashmë e mirënjohur “Big Boss Services UK Ltd” që drejtohet nga Gazmend Cufaj i festoi Festat e nëntorit me një risi të re. Kompania uroi të gjithë të punësuarit dhe miqtë e kompanisë në Ditën e Pavarësisë me një format të ri në kushtet e „Covid – 19“. Në mesazhin qendror të kësaj kompanie thuhet „Ne punojmë vetëm me ekipe të njohura dhe të besueshme të specialistëve të cilët janë të përkushtuar ndaj standardeve jashtëzakonisht të larta që ne kërkojmë. Kur drejtojmë një projekt, ne veprojmë si drejtuesi krijues dhe pika e kontaktit për të gjithë konsulentët dhe tregtarët. Kjo siguron që ne mund të garantojmë një nivel të shkëlqyer të shërbimit në çdo fazë të udhëtimit të zhvillimit dhe të ofrojmë një produkt të përfunduar me cilësi jashtëzakonisht të lartë.“
Kësisoj “Big Boss Services UK Ltd” është një kompani me përkushtim shumëdimensional, e specializuar në prokurimin e pakushtëzuar, duke vazhduar deri në planifikimin dhe zhvillimin e secilës ide, me kthim të jashtëzakonshëm të investimit. “Big Boss Services UK Ltd” dorëzon; nga fillimi deri në përfundim, ne jemi përgjegjës për të gjitha aspektet e zhvillimit dhe ciklit të investimeve.
Kështu shembulli i festives tek “Big Boss Services UK Ltd” mbetet një model më vete edhe në këto kushte shumë domethënëse kur përkushtimi ka vlerën e vet krahas festives. Ndaj me të drejtë themi se si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë Kombëtare Shqipëria ime e dashur! Ti sot feston 108 vjetorin tënd të Pavarësisë. Ti sot ke veshur mbarë shqiptarinë me rroben e Flamurit tënd më të bukur në botë. E ke veshur, fëmijën, rininë, burrin, gruan, të gjithë me kostumin e lirisë, kuq e zi. Dhe ti anembanë këndon me të madhe… këndon…. Dhe hedh valle…
Ti festove anembanë Britanisë së Madhe, Amerikës, Europës, mbarë Botës, si asnjëherë tjetër me maskë në gojë nga Covid-19, por kënga shqiptare dhe vallja e bukur u hodh përsëri nga mijëra e mijëra të tjerë që e duan dhe e çmojnë vlerën tënde.
E dashur Shqipëria ime, e shtrenjta dhe më e bukura në Botë, sot ne kemi festën më të bukur në historinë tonë.
Gëzuar Shqipëria ime. Gëzuar!
28 Nëntori yt ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri), sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.
Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, jorastësisht, quhet «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë.
Gëzuar Shqipëria ime. Gëzuar edhe nga kompania “Big Boss Services UK Ltd”!
Comments