GËZUAR E DASHUR MES YJEVE TANË!

Updated: Jul 9, 2021


KEMI GOTAT GATI PËR PËRVJETORIN TONË: GËZUAR E DASHUR MES YJEVE TANË!


Dhe sot u bënë 31. 31 vite që Zoti na i bekoi më 8 Korrik 1990. Dhe kështu ky Bekim Hyjnor, për mua mbeti dhe përjetohet përditë si një melodi e pazëvendësueshme e lidhjeve Hyjnore të numrave 1 dhe 3.

Kur e përjetova se shtesa ime me numrin tjetër 1 bëhej e domosdoshme, ndjeva në brendësi se tashmë jeta në këtë arsye simbolizonte fillimet e reja, e bënte udhën për suksesin, udhëheqjen, iniciativën, vendosmërinë, intuitën, instinktin, motivimin dhe përparimin. Dhe kjo ndodhi ne u bëmë vërtet Dy, po ishim 1. Dhe kështu ecem dhe ecim. 1- shi, si i tillë mes nesh, kishte, ka dhe mbetet ende shumë për të bërë.

Ky fisnikërim Hyjnor i bashkimit dhe shkrirjes, natyrshëm na solli në jetë numrin tjetër 3.