top of page

Gëzuar “Dita e Verës”


Gëzuar “Dita e Verës”


Nga Fatmir Terziu



Tek “Ulliri i Qejfit”

shtryll sytë që më yshtin të shkruaj një poezi

pema shekullore tund kryet

kërkon të më frymëzojë me një fllad

“Shiko në rrënjët e mia këto lule të bukura,

nuk mund të qëndrojnë jashtë penës kaq larg

mbi to endin kohët plotë kumuri, gardelina, flutura,

vendosi si një gjerdan në varg!”


Unë shikoj gruan time në sy se si zë vend “Ulliri i Qejfit”

bëhet një pikë flori

ndërsa nuk ia gjej fillin rendit,

thjesht nuk mund të shkruaj për to poezi,

ndjehem i mpirë,

i them vetes

se thjesht nuk është mirë,

sado të mundohem

ato gjëra Myzyri, Bodini, Leksi Vinit

refuzojnë të ma rrëmbejnë ndjenjën e shpirtit.


Më duhet të shkruaj

në lidhje me mangësitë dhe papastërtitë rreth tyre,

dhe vetminë dhe njerëzit e vërtetë që mbetën të huaj

dhe ikje-dilemën e jetës së tyre.


Ishte atëherë. 14 Mars

kur e pashë atë ëndërr me sy tek “Ulliri i Qejfit”

dhe kur ime shoqe dëgjoi urimet e nxënësve të saj,

e lotoi mbi karakafte

rrethuar nga ato lule të shkulura prej vendit

hendek me ngjyrë kafe.


"Le të lëmë ëndrrën tek “Ulliri i Qejfit” le të shkojmë në shtëpi",

u ngrita e putha në lotë dhe i thashë më duket.

“Unë thjesht nuk mund të shkruaj, kushedi

Poezi vetëm për lulet.”

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page