top of page

Gëzuar Ditën, i shtrenjti Baba!


Gëzuar Ditën, i shtrenjti Baba!

Fatmir Terziu

Sot u përhumba mbi një album

kërkoja për status tek fotografitë

të gjitha dukej më ngjanin shumë

herë pas here i fshija sytë…

…diku syri u tret enkas vetvetiu

goja, faqet, koka, vetullat, rudhat

edhe kur isha ai djaloshi i riu

të gjitha i kisha huazuar nga të tuat.

Mbi fotografinë bardhë e zi

vetëm syri shkonte më larg

se ndryshe në album ne të dy

do të duhej aparat të na ndaj.

Baba më duhet të kërkoj ndjesë

“gabim” kisha bërë në të gdhirë

në mendje ka mbetur kjo kujtesë

kujtova se mbeta në pasqyrë.

E kështu i shtrenjti baba tani

je status në Facebook tek unë

fëmijët më thonë me habi:

“me gjyshin, o Ba, ngjan shumë”.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page