Gëzuar ditëlindjen Timo Flloko!


Fatmir Terziu me Timo Flloko

Ashtu si në Film (Yllit të Kinemasë shqiptare, Timo Flloko)

Nga Fatmir Terziu


Perdja mend(afsh) pranë dritares, palit larg, indiferencën e paqartë të ëndrrave të kinemasë. Ëndërra, për të vazhduar, të trazuara atje, ashtu si kohërat fshijnë errozionin e dheut. Por në dritë, i pakapshëm, zëri sjell një imazh të tharmtë, pos erës që shkund retë, një tundim në bulën e djersës, për shpirtin e kripur, në kupë të kaltërsisë, një Yll, talent.

Pastaj kthjellohet, dhe ku shkon? Kutia mes fjalëve dhe imazhet. Grima qelqore të lidhura me vegimin tonë. Dhoma mbushet, po aq dhe shtëpia. Rrotullohet rruga. Qyteti rrëshqet, dhe ndërtesat krihen në lumë. Çfarë ka mbetur, për t’u shkatërruar? Kjo është art, ose më saktë, nuk është një mëkat. Përkulem në kënd të gjuhës. Propozoj me forcën e saj, të dy sytë bëhen Kryq dhe flash në Film. Damarët po tërheqin struktura të zbrazëta. Ata fryhen, presin dhe prekin të shikojnë ëndrrat e tyre në ekranin e ftohtë.

46 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif