top of page

Gëzuar ditëlindjen Lavdie Neza Dauti

Updated: May 4



 

 

Janë tre fotografi. Njëra është me ngjyra, por edhe në të dominon e zeza, me një sfond të gjelbër, me një dosje blu, dhe dy të tjerat janë bardhë e zi. Të trija kanë moshë të ndryshme. Moshë të ndryshme qasen dhe në prezencën e tyre. Por, ajo që dihet nga leximi i tyre i heshtur është dashuria që i bashkon. Është pikërisht kjo fjalë e zjarrtë që mban lidhjen disavjeçare mes memorjes, kujtesës, dashurisë, mallit dhe dhimbjes. Tek kjo e fundit piketohet më së shumti fotografia në krye të seleksionimit, ajo fotografi që ka sjellë në jetë protagonisten e vetë shkrimit.

Nga kjo fotografi buron e gjitha. Nis jeta. Nis rritja, edukata, familja dhe vetë e shtrenjta ditë që përkon me një ditëlindje të veçantë. Ajo është ditëlindja e Lavdie Neza Dauti, bashkëshortes së biznesmenit Agron Dauti, nënës së Albanit dhe Arbërit. Është e veçantë se pikërisht të tillë e bën statusi i saj. Në këtë status vetë protagonistaj e ditëlindjes, Lavdie Neza Dauti, shkruan:

„Sot është ditëlindja ime, por në çdo vit që kalon, kjo ditë më kujton më shumë mungesën tënde, nënë. Kanë kaluar 33 vite pa ty, por dhimbja dhe dashuria për ty nuk janë zbehur kurrë. Do të doja të ishe këtu të më përqafoje, si dikur. Faleminderit që më dhe jetën, dhe gjithmonë do të jesh në zemrën time. Të dua pafundësisht!“

Më tej në pjesën e dytë, nën atë fotografi bardhë e zi, ku janë nëna dhe babait dhe një djalosh i vogël ulur në mes të tyre, dhe dy fotografive të tjera, vajzës së vogël (Lavdie) që me sinqeritetin e moshës plotë ndrojtje pozon në krah të një fotoje tjetër që bën prezente Lavdien, përkthyese, admin tek Kompania ALBDECO, llogaritare (accountant) dhe nënë shembullore shkruan sërrish:

„Gëzuar ditëlindjen vetes! Sot festoj jo vetëm një vit më shumë, por gjithë forcën, durimin dhe rrugëtimin që kam përshkuar deri këtu. Jam mirënjohëse për çdo përvojë që më ka formuar, për çdo sfidë që më ka bërë më të fortë dhe për çdo ëndërr që vazhdoj të ndjek. Sot i them vetes: vazhdo, beso, dhe mos u dorëzo kurrë. E ardhmja është ende perpara, dhe unë jam gati të perqafoj me zemër të hapur!“

Nga të gjitha sa shfaqet, nga e gjitha sa shkuhet del se autorja ka një mall dhe një ndjenjë më vete ndaj dhe nënkuptojmë se dëshiron të thotë „...Nuk do të shkruaj shumë. Nuk ka kuptim. Nuk kam kohë.“ Dhe ne nënkuptojmë, pse?  Bota rrotullohet me një ritëm tjetër për të. Gjithçka është e re. Dhe e vjetër në të njëjtën kohë - si një dimension sfidash me të cilat është mësuar, falë Zotit... Një ditëlindje ndryshe. Në një qytet tjetër. Me miq të vjetër, por pa shumë prej tyre. Pa nënën e saj, e cila mbetet një ëndërr në këtë ditë dhe në të gjitha ditët e tjera...

Është ndryshe. Por jo më pak e bukur kjo ditëlindje!

Dhe e rilexojmë me vetën e saj, pra në dorën e saj atë që urrohet në këtë rast nga vetvetja… Uroj që vetja të eci në pragun e së resë jo aq me shpresë, por me një vetëbesim të vetëdijshëm se mund ta ndërtoj të ardhmen time, të ardhmen tonë të përbashkët me fëmijët e mi, mbi një bazë pozitive dhe konstruktive. Të jemi në gjendje të thurrim në ditët tona diçka të çmuar, atë që deri më tani ka qenë fija jonë udhërrëfyese - dashuria e ndërsjellë.

Dhe të uroj - në heshtje dhe me përulësi, në ditëlindjen time të ardhshme të jem me të gjithë dhe me atë që mbetet ende për tu realizuar në krah të bashkëshortit të nderuar Agron Dauti dhe djemve të mi. ... Kaq ishte! Kaq për një urim ndryshe për ditëlindje! Dhe jo thjesht për të uruar, se pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e zgjuar!


Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page