top of page

Gëzuar ditëlindjen Inxhinier Gëzim Ethemi!


Gëzuar ditëlindjen Inxhinier Gëzim Ethemi!


Sot format më të aavancuara dixhitale mësyjnë përditë e më shumë e na e bëjnë jetën më të ndjeshme. Në këtë kontekst edhe futja e kanaleve shqiptare në të gjitha shtëpitë e emigrantëve ka një risi që mbetet përditë e më shumë e më e ndjeshme, më e dukshme, më e domosdoshme, më e avancuar. Në këtë mes Inxhinieri i kësaj teknologjie, Gëzim Ethemi natyrishëm mbetet dyfish më i pranishëm, së pari se ka këtë lidhje me të gjithë familjet shqiptare, dhe së dyti ua bën atyre Atdheun dhe Gjuhën Shqipe, sikurse e kam thënë më të prekshme e më të domosdoshme për brezat që rriten, dhe ata që lindin e rriten në Mbretëri të Bashkuar.

Si i tillë ai mbetet Ambasadori më aktiv i Kombit, që troket derë më derë, kur e kërkojnë, dhe që pret e përcjell mijëra telefonata që u duhen shqiptarëve për të komunikuar shqip me ekranin e tyre smart dhe dixhital në shtëpitë e tyre. Dhe jo vetëm kaq. Ai mbetet përkujdesës, ndërlidhës, ushqyes i Gjuhës së bukur Shqipe në të gjithat rastet e tilla. Sot ai ka ditëlindjen dhe ne stafi i Albania Info Ltd. Ku përfshihen revista „Albanian Post“ dhe Fjala e Lirë (www.fjalaelire.com) i urojmë inxhinier Gëzim Ethemit, Ambasadorit modest të Kombit në MB dhe 100 më shumë dhe një herë Gëzuar dhe mbarësi në familjen tuaj të mrekullueshme. Themi kështu pasi ai sot jo vetëm që pret dhe përcjell si gjithnjë telefonatat për hir të punës së tij me komunitetin shqiptar, por dhe për të pritur urimet e qindra-mijëra miqve dhe të shqiptarëve që janë të lidhur me të prej vitesh.





40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page