top of page

Gëzuar ditëlindjen Dr Arif Hasani!




Vërtetësi ditësh. Përzemërsi ditësh. Ka mes tyre, një sekuencë ngjarjesh të vogla. Ka diskurse memorjesh, shenjash. Dhe ato kanë ndodhur, ndodhin…, përkujtohen. Dhe ashtu siç ndodhin na drejtojnë në drejtimin e përkujtimit, urimit. Urimit për ditëlindje, për njerëz të shtrenjtë, miq të vyer, figura të shquara e të përksuhtuara. Na delegojnë në festivalin e bukur ngjyrues të vjeshtës, që kapërcen të gjithë bukuritë natyrore të pragdimrit. Sot në mëngjes: urimi i parë, shi i butë londinez, dhe një fllad dihatës i vetë stinës përqark. Sot, Doktor Arif Hasani, kapërcen me minuta dhe me orë prekjen e numrin 73. Ai është në Atdhe, dëgjon ritmin e Adriatikut dhe melosin e Korabit dhe një shëtitje më shumë pason fëmijëria e tij nën Raduç, për të ndjerë se ende është në detyrën e tij të pavdekshme humane, thjesht një dihamë e brendshme rinore, për të ndjerë sesa thjesht është e ndezur qasja ngjyra-ngjyrëshe natyrore në një park me pemë që shkunden për të mbetur kalimthi pa gjethe. Kudo, një ftohtësi e lagësht, por në zemrën e tij një ngrohtësi e mjaftueshme. Një ngrohtësi për qindra e qindra njerëz të shërruar nga duart e tij. Dhe ai ndjen kënaqësi. Kënaqësi dhe gëzim Hyjnor ndërsa pret e përcjell gjithandej miliona urime nga të katër anët e Globit.

156 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page