top of page

Gëzuar ditëlindjen Aqif Neli!


Gëzuar ditëlindjen Aqif Neli!


Jemi në rrjetet sociale dhe memorja bëhet më e ndjeshme. Sot na lajmëron Facebook, po ashtu dhe Fjala e Lirë se ka ditëlindjen një shqiptar i nderuar, një mik dhe një shok i mbarë i komunitetit shqiptar në Britani të Madhe e më gjerë. Ka ditëlindjen Aqif Neli, thotë pas zërit të telefonit një mik tjetër, po aq i respektuar, Përparim Muca. Dhe kështu dhe disa mesazhe miqsh e shokësh të tjerë shtojnë se ka ditëlindjen Aqif Neli, pra ish-pedagogu i përkushtuar, njeriu i disiplinës dhe rregullit, familjari i devotshëm dhe biznesmeni i suksesshëm i fushës së ndërtimit në metropolin britanik. Ai është Aqif Neli, tashmë profesionist dhe i specializuar në disa fusha që lidhen me biznesin e tij të suksesshëm. Dhe natyrshëm rrjeshtat e para janë urimi...

Gëzuar ditëlindjen këtij personi të respektuar. Gëzuar ditëlindjen Njeriut, modelit dhe shembullit të respektit dhe komunikimit miqësor. Gëzuar me vlerën e një dite, një viti, me mushtin e të gjithë viteve që shkojnë tek respekti reciprok, tek urimi që përkon. Dhe kështu natyrshëm rikthehemi tek ajo që kemi shkruar, tek ajo që kanë shtuar gazetat e BM-së dhe po aq dhe ato në Shqipëri si “Panorama”; “Telegraf”; “Gazeta Shqiptare” e të tjera. Pra Gëzuar ditëlindjen i nderuar Aqif Neli, jo thjesht si një urim kalimtar, por si një shenje shumëzuar respekti. Gëzuar për thjeshtësinë, intelektualizmin, njerëzillëkun, respektin dhe vlerat që përcjell tek të gjithë. Gëzuar dhe 100!




46 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page