Gëzuar ditëlindjen Agron Llakaj, gëzuar “Mjeshtër i Madh”
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 24, 2020
- 4 min read
Updated: Apr 25, 2020

Dr Fatmir Terziu
Sikur të ishte kohë tjetër. Sikur… Ndoshta me mijëra herë është përsëritur dhe përsëri ka mbetur në të parin funksion gramatik të Gjuhës Shqipe, “sikur”. Eh, sikur! Sikur të ndihej ende lopata, dhe govata e vagonave të Minierës së Memaliajt. Eh, sikur… sikur të ndjeheshin duartrokitjet e ish-Shtëpisë së Kulturës. Eh, sikur…. Sikur të ishin hapat, shenjat e gishtave, gjurmët e bangave, era e bukës së pjekur, zërat e një bote të heshtur, sikur të ishte fusha e blertë, këpucët sportive dhe topat që merreshin me firmë. Eh, sikurse të ishte kohë tjetër. Sikur të ishte moshë tjetër. Eh, sikur të ishte vërtet të mos kishte një aritmetikë të tillë vitesh: Gjashtëdhjetë! Eh, sikur të ishte përsëri në atë rrugicë, në atë shesh, në atë vend… në atë shtëpi, ku nëna e tij e quajti “shqiponjë që të mbante të tjerët në gji”, eh sikur të mos ishte “Fake Off”, miqtë e tij të artit, miqtë e tij të “vaktit”, kush do ta kuptonte se “Mjeshtri i Madh”, do të kishte ditëlindjen, kush do ta ndjente skaj më skaj, se “djaloshi i humorit” shqiptar, Agron Llakaj, i ka mbushur gjashtëdhjetë, e ku do të kuptohej se të gjithë aq shumë e duan dhe e donin, edhe përtej humorit Agronin?
“Fake Off”! Ndryshe do të ishte një stacion i thjeshtë në qelq. I qelqtë. Një grim i përzier i një fjalori, sa fin, aq dhe plot inskenim. Një fjalor në atë qelq, që për fat të mirë e të keq, vjen vërtet aq i thjeshtë, i lehtë dhe i qetë në sitën e tij të humorit … dhe normalisht ti qesh, qesh e qesh. Në pasnajën e qeltë e të ftohtë, në pasnajën e komunikimit si zakonisht pastaj vjen e seleksionuara me “bisht”, që të ngjaj me atë që dy drejtuesit e “Fake Off”, emisionit që tashmë të tërheq, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli, ta kthejnë si një arsye që zhbirron humorin në vaj. E gjitha është një emocion. Emocion i thellë. Dhe ata janë një kamë (Kryq) për zemrat e teleshikuesve, anembanë, që javë më parë i kishin fare pranë në “Al Pazar”.
Ndërsa nata e 24 Prillit përcillej si zakonisht në pesë ditët e javës në “Fake Off”, në prapaskenat e emisonit, inisiativa dhe dashuria e miqve dhe dashamirësve të artit, njerëzve me të cilët Agron Llakaj ndan një pjesë të madhe të jetës së tij do të fliste ndryshe, krejt ndryshe për ditëlindje. Ditëlindje në kushte karantine! Një tufë me lule, një tufë e bukur përshëndetjesh prej miqve, dhe të gjitha në korr sillnin lehtazi emocione dhe humor. Secili në një ndalesë të lehtë, secili në një urim, e vetëm njëri tipik, vërtet më “mik” duke qethur kokën e tij: “Agron Llakaj dhe 100-nd”. Ajo që ndoshta “Fake Off” kur nuk do ta kishte në skenarin e tij…, por që duhet të ishte në skenën më të gjerë të artit shqiptar, në arenën më të madhe shqiptare, se një figurë e tillë është një vlerë mbarëkombëtare.
Është vërtet një vlerë e madhe, edhe pse Agron Llakaj ka lindur në qytetin e vogël Memaliaj të rrethit Tepelenë, në 24 prill 1960-të, ai është një art më vete në këtë jetë. Është vërtet një talent. Ndoshta askush nuk u kujtua në zyrat e lodhura me luftën e Covid-19-të të kujtonte se protagonisti i një ditëlindjeje të tillë, Agron Llakaj, studimet e Larta i kreu në Akademinë e Arteve në vitet 1987-1991, pikërisht aty ku rruga mes zyrave është thjesht një vijë, edhe pse sot jeta është në karantinë. Ai e meritonte një fjalë më shumë, se aktivizimet e tij kanë qënë intensive dhe thuajse gjithkund, si i ftuar special në programet e “12 në Hollivud”, “12 vallëzime pa një të shtunë”, “12 javë rreth fatit” e kudo ku ai, pra Agron Llakaj i përgjigjej gjithnjë vlerës dhe artit. Në transmetimet e spektakleve televizive më të shikuara si ajo e “Telebingo”, Llakaj ka qënë prezent prej viteve 1996 -2002. Ai ka bashkërealizuar në filmin “Titaniku” me TV Klan në vitin 1998 dhe aktualisht është drejtor artistik, prezantues, moderator dhe aktor i spektaklit të humorit “Al Pazar” në Vizion Plus, e ndërsa arti si gjithë shoqëria është në karantinë të ftohtë, arti i Llakaj është pesë ditët e javës në “fake Off”. I nderuar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, ndoshta do të ishte dhe një tjetër sinjal për ditën, për një kujtesë zyrtare të artistit që festoi ditëlindjen.
E unë e kam takuar vite e vite më parë ndërsa festohej në Hotel “Skampa” në Elbasan “Dita e Verës” më 14 Mars. E kam takuar dhe kam ndjekur shpotitë e ndjeshme plot humor të tij dhe të ish kryebashkiakut të Elbasanit të asaj kohe, Engjëll Daklit. E më tej ishin emocionet e humorit në skenë, emocionet e spektaklit… dhe natyrisht edhe urimet e fjalët e Daklit: “Agron ti je vërtet një përbindësh i humorit”. E më pas kemi shtrënguar duart, pa u kuptuar se arti shënon në shenjën e parë dhe mes artit njeriu i gjen fjalët me emocion e mall, edhe kur vitet janë larg, edhe kur vetë njerëzit janë larg.
E në fakt e ndoqa nga larg... Agron Llakaj që na mban duke qeshur tash sa mot, në të 60-at pikoi lotë! E loti mbeti një pikë atje në sytë e tij, sikurse ndodh me të tillë lotë, që të shëtisin urimeve Gëzuar nëpër Botë!
Beni Ceci: Agron Llakaj-aktor i madh i humorit.Inisiatori i Portokallise,i Al Pazarit,qe per tre dekada na ka bere te qeshim me lote,duke mbajtur keshtu gjalle humorin shqiptar dhe duke nxjerre me dhjetra aktore te rinj.
Te uroj nga Nju Jorku:
-Dhe100,Gone!Pac shendet e vec gezime ne jete!I palodhur qofsh ne misionin tend fisnik,per te zbukuruar cdo dite te jetes se cdo shqiptari me humorin tend te mrekullueshem🙏🍷🍷🍷❤🎂💃💃💃🍷🍷🍷
Pershendetje nga Nju Jorku!
Timo Merkuri: Vertet nje shkrim per tu pershendetur se ne kete kohe kur mohoen apo harohen vlerat dhe njersit e kultures,Fatmir Terziujo vetem i perkujton dhe pershendet por i larteson vlerat dhe virtutet e tyre. Dhe ca me shume u ngre dukshem vlerat e tyre njerezore dhe artistike, te aritura shpesh edhe neprmjet privimeve.
Mondi Ismailati: Ju uroj gjithë të mirat!
Ymer Shahini: Te lumte z. Fatmir qe na sjell ne mendje dt. lindjen e Mjeshtrit te Humorit Agron Llakaj. Kalofte mbi 100 vite, mjeshtri Agron dhe sjellte gjithemone e me shume krijime te bukura sic i ben Agroni...!
Fatmir Minguli: ha, ha i madhe je Fatmir, i vetmi njeri i humorit te vetrtete! Faleminderit!