Gëzuar 12 Vjet Pavarësi … po si duhet të jetë Kosova?
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 17, 2020
- 4 min read

Dymbëdhjetë vjet më parë në këtë datë, Kosova u bë shteti i Pavarur. Pavarësia vinte pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe fuqitë e tjera të NATO-s goditën 21 vjet më parë Serbinë për 78 ditë. Ky nuk ishte një operacion thjesht ushtarak: NATO gjithashtu shkatërroi ato që i quante objektiva "përdorim të dyfishtë", siç janë fabrikat, urat e qyteteve dhe madje edhe ndërtesa kryesore e televizionit në qendër të Beogradit, në përpjekje për të terrorizuar vendin në dorëzim.
Lufta e Kosovës ishte kapitulli i fundit në ndarjen e asaj që ishte atëherë Jugosllavia. Shumica etnike-shqiptare e krahinës u përballën me një shtypje në rritje përgjatë viteve 1990, ndërsa shumica e republikave përbërëse të Jugosllavisë u shkatërruan, përmes konflikteve të zgjatura të përgjakshme, si në çështjet e Kroacisë dhe Bosnjës.

Megjithëse politika zyrtare e udhëheqësve kosovarë ishte mos-dhuna, ndikimi në rritje i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si baraspeshë mbrojtëse, çoi në zgjimin ndërkombëtar.
Kështu ndodhi, që aleanca më e fuqishme ushtarake në botë mund të paraqiste prezencën e saj si një operacion çlirimtar dhe ‘humanitar’. Pastaj, ideja ishte që bombardimi të parandalonte një krizë refugjatësh. Ndërsa kryeministri i atëhershëm i Britanisë së Madhe Toni Bler e tha atë kohë: “Mos vepronim tani, dhe [ne]… do të duhej të merreshin me pasojat e konfliktit spiral dhe qindra mijëra refugjatë.”
Si duhet të jetë Kosova?
Kosova tashmë edhe pas 21 viteve të çlirimit nga okupatori me ndihmën e madhe dhe absolute të NATO, është dhe mbetet ende një pikë nga më kryesoret në Ballkan. Distanca në mes të retorikës dhe zhurmave të realitetit është më e gjera në lidhje me pretendimin se, siç përcaktohet kushtetuta e aprovuar nga BE në mënyrë të përsëritur, ajo është “një shoqëri multi-etnike”. Kjo, në fund të fundit, është ajo që kishte të bënte me luftën: Bler deklaronte në atë kohë se ‘ishte luftuar për [parimin] themelor… që çdo qenie njerëzore, pavarësisht racës, fesë apo lindjes, ka të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar i lirë nga persekutimi’.
Ndërsa okupatori e thoshte fjalën me agresionin më të egër e të paparë ndonjëherë, dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës po iknin nga pogromat që menjëherë pasuan mitin e vjetër dhe absurd të okupatorit. Shumë mijëra të tjerë kanë mbetur në vitet pas, sepse edhe ndërhyrja e NATO-s nuk zgjidhi dot konfliktin themelor, pasi akoma një pjesë e strukturuar e palës okupuese jeton me një mit të sëmurë ballkanas. Serbia ende pretendon juridiksion mbi "krahinën", dhe dhuna, kërcënimi dhe ngacmimi i vazhdueshëm i nivelit të ulët vazhdojnë ta bëjnë jetën normale të pamundur për integrimin e duhur të Kosovës. Shpërthimet e dhunës serioze janë inicuese të politikës së sëmurë që vjen jo pak herë nga politikat e Beogradit.

Kosova e pas luftës nuk është një vend i qetë, dhe pavarësisht se është vendi i vetëm në botë ku mund të takoni dikë me emrin Tonibler duke ecur poshtë Bulevardit Bill Klinton, vitet e fundit ajo ka eksportuar më shumë eksperimente politike dhe më në fund ka dhënë dhe një mesazh me një marrëveshje midis Kurtit dhe LDK-së, për frymë të re qeverisjeje. Le të shpresojmë. Le të shpresojmë si kudo tjetër në Evropë. E keqja fryhet me një synim gjetkë. Sipas një raporti të vitit 2017 nga Programi i Zhvillimit i KB, mbi 300 të rinj nga Kosova shkuan për t’u bashkuar me Shtetin Islamik në Siri, disa duke u ngjitur "në majën e hierarkisë së ISIS", ndërsa të tjerët kanë kryer "sulme në Evropën Perëndimore dhe në SHBA'.
Disa komentues kanë fajësuar ndikimin e bamirave islamike të financuara nga Sauditët që u krijuan në Kosovë pas luftës. Siç ka theksuar autori britanik Mark Curtis, agjensitë e inteligjencës perëndimore kanë ditur për bashkëpunimin aktiv të dyshuar. Përgjigja e qeverive të NATO-s në atë kohë ishte të siguronin armë dhe trajnime.
Shumë analistë tregojnë se ngecja e zhvillimit ekonomik si një faktor kryesor “shtytës” që shkakton një rritje të ekstremizmit, dhe në të vërtetë Kosova ka PBB-në më të ulët për frymë në rajon. Papunësia është mbi 30 përqind (rreth katër herë mesatare evropiane dhe më e keqe se Greqia në kulmin e krizës së saj të fundit ekonomike), duke u rritur në mbi 55 përqind për papunësinë e të rinjve. Megjithatë, shumë më tepër njerëz janë larguar nga Kosova në kërkim të punëve sesa kanë udhëtuar jashtë vendit për të ndjekur dëshminë e jetës së lirë. Në vend se imoserim të drejtpërdrejtë ekonomik, ndoshta faktori më i rëndësishëm është një sens më i gjerë zhgënjimi me realitetin e "pavarur" të Kosovës.
Përgjigja e NATO-s ishte e drejtë, duke i denoncuar serbët si 'nazistët' që ishin duke kryer genocid në Kosovë.
Ndërhyrja ushtarake dhe humanitare tregoi që rreziku i vdekjes dhe shkatërrimit në një afat të shkurtër do të justifikohet nga qëllimi përfundimtar. Në fund të konfliktit në Kosovë, Bler u zotua se bashkësia ndërkombëtare do të "ndërtojë një Kosovë e cila, në fund të fundit, do të jetë një simbol i asaj se si duhet të jetë Ballkani". Njëzet vjet pas, ka patur kohë të bollshme për të bërë mirë në atë premtim. Kosova ende pret liberalizimin e vizave, bashkimin me Europën, me një arsye që rinia të ketë më shumë shpresa në Kosovë. Sidoqoftë ajo që duhet thënë me plotë gojën është Gëzuar Pavarësia, në këta 12 vjet historikë me leksione të reja për shqiptarët.
Hiqmet Mehmetaj: Faleminderit prof.dr. Fatmir Terziu ! Shkrimi yt eshtë një aksiomë .Respekte !