top of page

GËZIM STRORA: VËSHTRUES MISTIK I...


GËZIM STRORA: VËSHTRUES MISTIK I HAPËSIRËS QË KRIJON HIJA E NJERIUT

 

ESE

 

Sa më shumë t’i afrohesh Fatmir Terziut aq më larg të duket se ndodhesh prej tij. Kur flasim për depërtimin hyjnor shumë krijues paramendojnë njeriun magjik, të pa arritshëm, të zbritur prej lart i cili në mënyrë profetike flet, shkruan e jep mesazh për njerëzimin. Harrojmë se çdo poet ka magjinë dhe hyjnoren e vet. Terziu ka frymëzimin e veçantë hyjnor që e bën të tejkalojë hyjnoren e një krijuesi të suksesshëm. Mendimi i tij poetik në shumë poezi i ngjet një marshi hyjnor. Shikimi i tij shkon tej perëndimit të diellit, futet thellë në zgriba heshtjesh, kurthe dritash e pastaj del i ngarkuar plot nektar, dhimbje, shpresë. I dashuruar me poezinë si askush tjetër ka lënë vetveten në varkën e saj për të mos u përmbysur, për të qenë gjithnjë afër bregut të ndjejë frikën e apokalipsit, klithmën e valës, dhimbjen e saj. Letërsia e tij anashkalon bujën, shtrohet e lirë në shtratin poetik, që ai vetë e zbret me shumë kujdes.

Vetë poezia “Butrinti” të heq si me magji ndjenjën e shprehjes false. Ai të fut në misterin e mendimit, imagjinatës, të drjtpërsëdrejtës ku ka vite që shigjeton. Poezia e Terziut është poezi e ndjenjës dhe mendimit. Si e tillë kërkon penë të zhdërvjellët që të zhbirojë në skutat e errëta të ngjarjeve, përvojave me të vetmin qëllim që ky mendim duhet të zbresë i gjallë i mbushur me afsh poetik, analizë fenomenesh që lëkunden gjatë kohës për të sjellë ndjesi të rralla si fenomen poetik. Ai ipnotizon me majën e penës, fuqinë e mendimit për të na krijuar në petkun e errët vizionin e së vërtetës. Pa këtë aftësi elokuente, groteske, iternari logjik i poetit ngjet me një zog, i cili këndon brenda errësirës ku e pret egërsira ta shqyejë po qe se brenda ndërtesa ka akustikë të dobët.

Duke u endur rrugëve të Londrës me çantën e punës në krah e mendjen te Atdheu vendlindja ndeshet me hijet, gjuhën e tyre lajkatare, vrullin e lëvizjes, buzëqeshjet e ligështa, ligjëratat e ciceronëve deputetë, vrapin trembës të hajdutit në tren, autobuzë, zërin e sopranos e tenorit në teatrin shekspirian, duartrokitjet para pallatit mbretëror e këngën labe buzë detit Adriatik e Jon. Ai i mbështjell ndjenjat me duar, lot fort me to. Më pas rrumbullakos idetë të lëvizin të qeta në hapësirën që krijon. Hapësira krijuese e tij i ngjet mali të lartë të shkallëzuar me guva misterioze e thepisje të rrezikshme.

“...po ikte deti, askush nuk e shikonte| Dallgët treteshin e bëheshin akuj| rëra rrëshqiste kthehej në ar. Pulëbardhat, ktheheshin zjarr dhe liqeni,| bëhej një vend imagjinar.” Thekson Terziu te poezia Butrinti të cilën po marr në shqyrtim.  Të ndjesh se ...deti po ikën, të shohësh, ...se askush nuk e shikon, duket se arkitektura ndërtuese ngjall mënyrën e përpunimit të fantazisë për të arritur fuqinë e mesazhit që i ngjet shkatërimit, filozofinë e mendimit.

Terziu është poet orgjinal me strukturën e vet të ndërtimit të vargut. Po analizojmë poezinë “Butrinti”. Nuk kam ndërmend të bëj analizë të ndërtimit të vargut, sepse shkrimi do humbiste kuptimin e mirfilltë, sikundër nuk mund të ri pa u marë me mesazhin, filozofinë që e shoqëron.

Poezia fillon në mënyrë konkrete, të drejtpërdrejtë që haset në vargun e parë e cila nuk ndodh te të gjitha poezitë . Në këtë mënyrë ai vendos të zhvendosë çdo lloj ngurtësimi që krijojnë strukturat strikte të fjalës. Vargu i parë të krijon hamendësinë e humbjes, të frikës. Të duket se diçka rrëshqet për tu zhdukur përgjithmonë, e askush nuk shikon, ndjen, thepisjen në humnerë. Në atë ikje lëvizje të detit koha duket sikur nuk fuksionon, gjithësia nuk e shqetëson njeriun. Por ai shkallëzon, ngre amfiteatrin gjuhësor poetik, krijon atmosferën e plotë për të ndërtuar strukturën e mëpasshme e cila në krahasim me të parën është krejt e ndryshme. Filozofikja, misteriozja, absurdja kthehen në ngërdheshje mahnitëse. Autori, do të shkruajë poeti Arqile Gjata, për Terziun,(një personalitet i fuqishëm dhe elitar në mendimin kritik shqiptar), me shumë mençuri, dije dhe njohuri shumë të thellë në fushën e letërsisë, gjuhësisë, estetikës, artit dhe medias, precepton, veçon, peshon, qëmton me syrin e lentes, argumenton duke pasur si busull paanshmërinë, korrektesën dhe kapacitetin e tij si një studiues i veshur me një metodologji shkencore bashkëkohëse. Është kjo aftësi që e bën të shohë e ndjejë shumë shpejt dramën, gëzimin që ndodh, tragjedinë që shtrohet, hapësirën që lëviz. Shigjeton kohën që ecën, marth nga ethet kur mendon se do bjerë disfatë, drita të vobeket, do të ngrihet i vdekuri, do çrënjoset idea prej së cilës ke frikë e i rikthehesh shpresës që kërkon të lindë. Kjo nuk është e lehtë, kulla e ngritur keq mund të rrëzohet. Ai hedh në mënyrë krejt llogjike bazamentin ku vendos të ngrejë statujën. Kjo poezi është e fortë, mbart afshin e dalë nga toka pas rënies së shiut. Ka vendosur në shpinë, përbërje të saj sorrollatjet, uljet, ngritjet, lapsusin, fshirjen e një dore të stërvitur që lë gjurmë. Kjo poezi përveç ovacionit mbart në vetvete daltën, tingëllimën e zërit. Kemi të bëjmë me një gjeni të stilit të vet i cili ka çelsin për të zhibruar patjetërsisht vetveten.  

“Dallgët treteshin e bëheshin akuj/ rëra rrëshqiste kthehej në ar.” Metaforë e dalë prej thellësisë, fjalë të gdhendura në dhogë të fortë logjike. Kemi nevojën e ndarjes, pra të copëzimit të vargut të tij për të arritur kuptimin. Dallgët janë të lidhura me kohën, gjëndjen në të cilën rëshqet e ardhmija e cila në sfond duket e akullt. Njeriu i etur në babëzinë e tij rëshqet në kokriza rëre. Pasuria shpirtërore duhet të mundë ngjyrën e rërës që është sinonim i floririt. Siç shihet ai na njofton në mënyrë të drejtpërdrejtë qëllimin e poezisë shtratin ku ajo do rrjedhë. Këto vargje janë perlë mendimi të mbushura me harmoni, ngjyshmëri, dritësi e largpamësi.

Pulëbardhat, ktheheshin zjarr dhe liqeni,/ bëhej një vend imagjinar.”

Duket sikur koha nuk ecën, e ardhmja digjet. Metaforë e fortë që kthen gjithshka te hamendësia e perëndimit, humbjes. Njeru mund të tjetërsohet, gjithëshka mund ti lërë vendin një zhvendosje gjendje tjetër. Zjarri përbën shpresën, lëvizjen, ndryshimin. Ai profetizon atë që pritet të ndodhë. E vendos në Butrint aty ku natyra e historia kanë aromë njeriu të largët. Poezia nuk është tragjedi, por ajo krijon lidhjet, fijëzat, muzikalitetin e tragjizmin.

Kjo për të ka aq shumë rëndësi sa dhe ushqimi ndaj vetvetes. Është idea, abstraktja e cila na mundon me padukshmërinë e vet . Që ajo të bëhet fakt abstraktja duhet të reformojë vetveten, të ndryshojë formë. Që të ndodhë kjo shpesh herë përçartet trupi, humbet ekulibri midis vlerës e antivlerës, domosdoshmërisë e ndërgjegjësimit. Më pas në mënyrë surrealiste mbush plot bukur e në mënyrë filozofike vargun.

Gjallesat e nënujëshme kërkonin copra historish| Libri u shqye | në një aurolë kaçurrelash që mbanin dallgët/gjallë

Të duket sikur do të fluturosh, të prekësh hapësirën, kthjelltësinë, rretë, shiun,  futesh në ëndrra për të përjetuar të jashtëzakoneshmen. Në këtë mënyrë stigmatizon mendimin drejt operacioni që duhet kryer në zemër të kohës. Kjo vendosje i sjell në ndihmë mundësinë për të ndërtuar strumbullar hamëndjesh plot ide nënkuptime të cilat në përshtatshmëri me ato që thamë do rrjedhin më poshtë në mënyrë krejt të natyrëshme. Në poezi është e rëndësishme mënyra e ndërtimit kur kemi parasysh që vargjet mund ose nuk kanë kuptim njëra me tjetrën. Arkitektura e poezisë lejon ndërtimin, gjatësinë, thellësinë e mendimit. Çel hapësirë zhvillimi.

Ajo, pra, Poezia, shkruan eseisti jonë i madh, shkrimtari e poeti Pirro Loli, qënka një princeshë e veçantë dhe enigmatike..... E rëndë dhe e lehtë, me pajime diamanti dhe argjendi, krahë zogu e fluture, ajo nuk ka vend midis posagjerëve të zakonshëm; .....e pa dukëshme si oksigjeni, ajo është produkt shpirtëror, e patrajtëshme si shpirti, e pavarur si vetvetja.

Pikërisht te padukshmëria e mendimit qëndron fortësia, lartësia, zhdërvjelltësia e tij.

Tani që është ngritur ndërtesa synohet lartësia e duhur. Ai thellon mendimin duke u pasuruar me pasazhe të rralla të cilat mund të jenë të jetës vetiake ose shoqërore.

Peshqit për të ushqyer/ Toka u ngrit disa pashë,| përtej thashethemevenë një guackë të errët| që fshinte një kandil deti

Tani që gjithshka ka arritur qëllimin vendos të sulmojë fenomenin prandaj dhe i krijon shtratin(shikoni vargun sipër) e goditjes. Pasi që i është afruar kaq pranë objektit kalon vargun nga konkretja, surrealistja në magji hermetike e cila nuk është lehtë të mbahet në dorë, ajo mund të pëlcasë, por shpatar si Terziu di të luftojë të dalë fitimtar. Armakendhona ka ndodhur e tani pritet të dalë njeriu. Ai duhet të luftojë me dallgët me të duëshmen e të padukëshmen me dritën e ndriçimin që do të marrë erësira.

Drita doli më herët/ e deti u kthye nga sikleti/

Pas këtij fenomeni dielli fillon të lindë e ndriçojë në drejtim të kundërt. Njeriu do të përpiqet të kthehet, por do ndodhet i varur në fuqinë e kohës hapësirës të tejmbushur me gaz mbytës.

Kemi dy pika kulmore, koha e cila ecën me fuqinë, egërsinë, bukurinë e saj e qytetin e lashtë burimin njerëzor të mblidhet, shtrëngohet për muresh në ecurinë e tij. Këtu del nga hermetikja, ndjenja e pasigurisë, nevojës së strukjes në honin e brishtë të mendimit. Nuk mund të anashkalohet përqasja e idesë me shkurtësinë në varg, gjerësia e shprehjes me fuqinë e zhvendosjes së mendimit. Ashtu si koha zhvendoset dhe mendimi i Terziut në thellësi e të fshehtat e saj. Kur idea vrapon të japë formë, kuptim, përpikmëri, fut në lojë fjalën e thjeshtë të krijojë thjeshtësi, sensibilitet duke përdorur fuqishëm fjalë shkurtimore me plot zanore. Këtu duket se pas apokalipsit, shpërthimit, varfërimit shpirtëror vjen kthimi, dallga e fuqishme e rinisjes nga e para. Pra koha është mehlemi shërues, shpresa, kthjellimi, ndëshkimi, pendimi. Njeriu vdes e bashkë me të koha e tij për të kaluar në nocionin tjetër të dritës sëpadukëshme. Gjuha e shkrimit të Terziut është gjuha letrare, por ndërtimi me plot rrokje, folje e fjalë të shkurtra duket se sjell gegënishten në fron. Janë të rrallë poetët që përdorin me kaq sukses e në sasi rrokjet e foljet.

Po mesazhi?

Terziu ka vendosur që në poezinë e tij mesazhin ta lërë për në fund duke konkretizuar pothuaj në të gjitha rastet vendin ose dikë tjetër që të mund ti shërbejë qëllimit të tij. Në përgjithësi poezitë vendosen në vetën e parë apo në vetën e dytë, i ndërsjell ato saqë dhe mesazhi kalon natyrshëm saqë kuptohet qëllimi, shpirtdhimbja, shpirtlumturia e autorit. Në poezitë e dashurisë shikon Romeon të vdesë e Zhuljetën të ngjallet, Romeon të gjallë duke thirrur, ulëritur kërkuar dashurinë e Zhuljetën mes lotësh, dhimbjesh, shtrëngimesh të fuqishme helmi, thike, të vdesë në dashurinë që si lundër lundron nëpër gjak e gjaktë. Monalizën të shfaqë e flasë për vetveten. Sizifin të ulet e ngjitet me shkëmbin në shpinë e thepiset në humnerë ,por kurë se si në harresë. Lëngimi i zërrit në humnerë e bën të ndodhet përjetësisht në memorie kujtimi i tij. Terziu vuan si Sizifi në poezitë e tij.

Toka u ngrit disa pashë”.

Paqja është idealja shpirtërore e cila vizatohet plot ngjyra në vargjet e tij. Ajo mbush gjithë poezinë vetëm atëherë kur ke mundur ta kuptosh deri në fund. Terziu kupton se nuk duhet të jetë skllav i stilit, ritmit të tij të krijuar me shumë përpjekje, mundim prandaj për këtë arsye kërkon të ngrejë shtrat të ri që është në bazë të gjithë përvojës që mbart.

Këtë e shohim te poezia “Mal i Madh”. Poezi e rrallë e cila fillon me plot emocion filozofi, misticizëm, muzikalitet të rrallë.

Dhe ti më kallëzove rrënjët e tua të futura thellë| në gur| Mal i madh,| duke pirë ujë të freskët në Burimin e virgjër/ duke shtrirë krahët me rrezet e diellit/ larg në hapësirë/ ku dehen dy lumenj të dashuruar...

Duket sikur kemi të bëjmë me të njëjtën mënyrë shkrimi, por që në vetvete ka  largim të dukshëm në thelb. Tani ashtu si dhe në disa poezi të tjera pozicionimi i tij ndaj vetvetes pra të drejtpërdrejtës shtrihet në mënyrë të operuar ndaj fenomenit që ka ndodhur brenda ngjarjes. Kjo e shtrin në kohë, krijon mundësinë e ëmbël të shprehjes bukur e kuptimplotë.

Këtu del në pah aftësia e tij për të përdorur gjuhën në fuksion të mendimit.

Por çfarë kërkon të thotë Terziu nëpërmjet kësaj poezie? Njeriu asnjëherë nuk ka qënë kohshient ndaj vetvetes, të tjerëve. I mbarsur nga natyra me të gjitha vetitë i është nënshtruar me hir e pahir realitetit, kohës. Brenda në shpirt, thellë në gjoks janë shënjat e së kaluarës, trashëgimënia kohore njëkohësisht mundësia e  aftësia për të koperuar shpejt mes tyre. Brenda njeriut mëkati, shtrati i padrejtësisë, Bruti i buzëqeshur prej thikës që loton gjak. Me thënë të vërtetën mua më intereson më tepër arkitektura filozofike e vargut. Terziu përdor vargun ashtu si zemra gjakun në barkushet e saj e truri mendimet që hedh të enden në hapësira qiellore të pafund të cilat janë të zonja të dashurohen, por dhe të grinden në vetvete dhe me vetë kohën.

...............................

Në rrokjen e dytë nisa të lexoja/ ashtu i heshtur para teje i përhumbur,/diku në shënimet e tua shekullore po shfletoja,/ një sekret ende fatëmirësisht të pazhdukur,/ti vije nga ëndrra që shikoja,/ e ku kishte më bukur.  

Këtu ka dhe mesash, melodi, dashuri, dhimbje. Kemi të bëjmë me sekret, plagë të kohës. Në mënyrë narative mrekullisht shtron shtratin e ngjarjes. Hapet sipari të gërmosh, të fantazosh në kohë, të ndërtosh vetveten, të pështirësosh mendimin që rend të kthejë rrjedhën e lumit. Përshtat teatër, ëndrra që të mbajnë të burgosur brenda kuptueshmërisë, destinacionit narativ. Çfarë mund të jetë një rrokje, burim i virgjër atje në gjirin e malit të madh përveçse ngjarje e cila ka fashitur ujin, ka dehur lumenjtë burimin e jetës por e ka thepisur atë në ethet e etjes, lëngimit. Emri ka ngelur Mal  i Madh, ah emrat, asnjëherë nuk asgjësohen. Memoria njerëzore ruan më tepër emra se ngjarje e ngjarje më tepër pa emra. Emri i lashtë nuk është gjë tjetër përpos mendimi i jonë ngelur peng në udhëkryqin kohë. Gjithëshka që ndodh ka truall, hapësirë të veçantë. Ne lindëm nën ndikimin e rrezeve të diellit pa ditur që toka ka gjuhën e vet e mali çirret, ngjiret me hapat tanë të rëndë. Toka kërkon të rëfehet pra të hapet, të zbrazë tërë rëndesën që mbart në vetvete, tërë shtrëngimin që i shkaktojmë, zjarrin që i depërtojmë në thellësi, pluhurtymin deri në asfiksim. Mali është brenda saj, bëhet një me të në përkëdheljen e poetit. Vargu hollohet, shigjetohet qëllimi, del në pah aftësia për ta bërë të kuptueshëm konceptin bazë, mardhënien trup –hapësirë- ngjarje, ndodhi. Absurdia përleshet me absurditetin për të marë rrugë ndërgjegjësimi. Fjala mer vlerë, ecën në mënyrë simetrike me mendimin, kthehet gjeografikisht në shtratin e lindjes.

Ndoshta në varg është thjesht preceptim| ndërsa në sy është paksa më ndryshe,| ti pi duan njësoj si gjyshi im,/e gjerb rakinë nga e njëjta shishe, hap krahët njësoj si babai im në agim,/ e u jep jetë mushkërive.

Poezia prodhim shpirtëror, aftësi psiqike e njeriut ngritur në mënyrë elitare kërkon të akuzojë të përbuzë ndodhinë, të ndeshet me demonët brenda saj. Cilësia është ajo që i jep fuqi angazhim konstruktiv. Cilësia e poezisë nuk varet nga hovacioni shpirtëror i momentit, ai vetëm jep fillesën, shkëndijën ku duhet ecur. Poezinë e Terziut e bën elitare pikërisht cilësia me të cilën na vjen. Këtu në këto vargje duket gjenetika e përbashkët. Njeriu ka në përbërje të vet të gjithë elementët e tokës e duket se arkitektura mishtore ndërtohet në malin e lartë të madh të kockave. Në cilësinë poetike lot rol të veçantë fjala, gjuha, naracioni, abstraktja, pasuria kuptimore në raport me përmbajtjen, elementët që nxjerrin në pah mardhëniet e brendëshme brenda poezisë, raportet e drejta të zhdërvjellta midis tyre.  Më lart përmenda vetinë ipnotike të tij që nuk është gjë tjetër maska e vendosur për të realizuar naracionin poetik. Brenda maskës vargu qëllohet të arijë në pikën e dëshiruar të duhur. Poezia brenda saj përbën element që gjithmonë flet në mënyrë subjektive. Nuk mund të kërkojmë personalitetin e poet Terziut, personaliteti e përsosmëria e një poezie përbën psikologjinë e tij. Sa më e aritur më serioze më e kompletuar të jetë ajo aq më tepër del në pah tendenca e poetit sidomos gjegjësia e tij e brendëshme.

...por e kuptoj se një mal është vetëm mal/nuk mund të ketë dhimbje njeriu/

Dhimbja e malit! Mali nuk ka dhimbje njeriu. Këtu stigatizohet thellësia e sipërfaqja e tij, shikim i erësuar prej gjithëshkaje që ndodh afër e larg tij. E kush ka menduar tjetër se çfarë fshihet brenda fortësisë. Metafora e përdorur kthen, hap barkun e malit ku ndodhet i ngurtësuar njeriu. Të urresh qoftë dhe të ngurtën, mohosh krimin do të thotë të urresh vetveten, demonin shpirtëror që të ka mbërthyer ti kthehesh vetëdijes së humbur heshtjes në të cilën ngrite dorën fshehurazi. Mali është goditur, fortësia e ka vështirë të flasë. Gjuha e tij është shkriftimi ndryshimi i përditshëm i formës së tij. Të vrasësh është padiskutim marrëzi. Marrëzia arin në vrasje atëherë kur janë dorëzuar mendimi, iniciativa e mirë, ka vdekur për të ndryshuar formë. Këtu del në pah cilësia e nivelit tematik në themel të së cilës qëndron zhdërvjelltësia, absurditeti si lojë moderniste në raport me motive patriotike të vetësakrifikimit të cilat përdoren nga disa poetë të tjerë. Flitet për dashuri e dashuria është si vetë jeta, hyjnore. Dashuria në formën, mënyrën absurde jep ndjenjë të fuqishme, krijon shije të një maramendje të gjallë të mbushur me detaje, lajthitje shpirtërore.

E di nuk flet ndoshta je zënë ngushtë,| Malet si ty i kursejnë fjalët| në gjoksin tënd mban ende prush,/e thinjesh ngjashëm si të parët,/ndaj kur të godet dikush,/ pena ime ndalet

Këtu shohim njeriun që kërkon madhësinë njerëzore të kohës, konceptin e zhvillimit, ADN e tregimit poetik. Poeti krijon të flijohet brenda qelizës së tij, të bëhet pararendës i mishërimit shpirtror. Filozofia e një flijimi shpirtëror mbretëron e vetëgjegjësohet atëherë kur nga tingujt e nën tokës dalin në sipërfaqe ngjyrat me të cilën në arkivol çukitën lëkurën e shpirtit. Nuk ka asgjë që zhduket, tirania e përdorur ka ngelur në tehun e mprehtë të kohës. Dhe mali mban brenda tij prushin, Prometeun, njeriun që me ecurinë e tij godet fort, rrasat në të cilat është mbështetur. Poeti shikon piklat e gjakut që ajo lëshon, hardalisjen në hone të shpirtit, çapalitjen e ndërgjegjes, mendimin të rendë në kërkim të një piramide të fshehtë të gurtë nga ku të mund të mos dëgjohet, shikohet, ndihet fenomeni kohë. Njeriu do të dalë prej malit për të marrë formën e ngurtë të tij. Filozofia lind prej njeriut, ushqehet prej tij deri në momentin kur nuk është shfaqur marrëzia. Marrëzia në art shpesh herë krijon filozofi.

Ndaj kur të godet dikush,/pena ime ndalet.

Marrëzia e filozofia e marrëzisë nuk janë vetëm subjekte të psikologjisë, përpara së gjithash ato kanë qënë opsione të gjalla të poezisë. Trajtesa shpirtërore, futja në qelitë e fshehta të saj, ndarja nga fenomeni hapësirë për të zaptuar brendësinë e bën autorin të guximtë, të thellë në gjetjet e tij. Terziu idealizon sepse në vetvete është rebel i ideve, trajtave, formave strikte. Zakonisht hermetizmi shfaq konceptin e brendshëm, lojën e fshehur, preceptimin lëvizës në konture të hapura. Mali e njeriu ecin në mënyrë të njëjtë në kohë e hapësirë. Njëri i ngurtë e tjetri si shpirt i shthurur i tij. Kur këtij hermetizmi i mbyllen portat e daljes lirika zbehet e në shumë raste tregon konturet e saj të thahen prej zbrazëtisë. Terziu ka aftësinë e parashikimit. Në poezinë e tij e sidomos në vargjet që parashtrova më sipër fut në konflikt të hapur vetveten, penën, vendndodhjen, kohën, kushtet për ti shpëtuar gjithëshka që mund të shtrëngojë mendimin ta bëjë atë të ngurtë e këtu qëndron madhështia e tij shfrytëzimi në kohë të duhur të sofizmit veprues. Ai të magjeps me çiltërsinë filozofike, sofizmin e treguar.

Fjeta i dashuruar dhe ti më bëre hije,|deri sa zbardhi dita,|e aty shijova shijen mbi shije|kur pashë tryezën e mbushur deri te kripa,Mal i mdh kështu na rrite,/të bëhemi burra pa u dridhur frika. .

Atëherë kur të gjithë për hir të mesazhit bihen në moralizime Terziu tregon gjenialitetin e vitalitetit të vet. Mali mban në barkun e vet njeriun e ai pishtarin me të cilin hyet brenda tij. Hija e njeriut nuk bie në sy, mali e mbështjell të qëndrojë i përjetshëm brenda tij. Pikërisht këtu fshihet përfundimi. Poezia mund të humbasë, të bierë në humnerë, hon të errët për të mbaruar qetësisht. Jo, struktura e ndërtuar atij i lejon të futë elementin dashuri- kohë dhe mardhënje njerëzore- ngurtësi shkëmbore, tokë. Njeru është i lidhur qenësisht me to e poeti e protetizon me fantazi të rrallë.

Të paskam mbajtur në zemër si ndonjë lodër,/e ti si një krijesë që mbytet në vaj.”

Kemi të bëjmë me një perlë poetike të skalitur mjeshtërisht prej Terziut. Dashuria e poetit Fatmir Terziu nuk ka cak. Ai përdor metaforë hyjnore për të ndërtuar vargun. Të jesh poet për Terziun do të thotë të jesh kamxhiku i kohës. Të operosh në vargje me ngulm poetik, me metaforë qënësisht të volitëshme sikundër Terziu është njësoj si bisturia vetëtimë që e bën kohën të rendë pas çdo goditje. Ai është vështrues mistik i hapësirës që krijon hija e njeriut. Ai nuk i trembet apokalipsit përkundrazi shikon njeriun si shkaktar të tij. Terziu më tepër se kush mëshiron gjenalitetin e krijimit, hyjnoren në shprehitë e tij pa kurëfarë stoikizmi. Sofizmi në krijimet e tij e bënë elitar. Suksese dhe vetëm suksese miku im për hir të letrave shqipe.

 

30/04/2024

  

                .

117 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page