top of page

Gëzim Ethemi: Programe për përmbajtje tradicionale, kulturore dhe ... konkurruese



 

 

Arsyet e kësaj kërkese të re komunitare për përmbajtje etnike dhe programe televizive

 

 

Pse mbetet e rëndësishme dora profesionale e inxhinierit tashmë me emër në komunitetin tonë, Gëzim Ethemi? Kjo është pjesa e dytë e postimeve rreth kanaleve televizive, programeve, që kënaqin komunitetin shqiptar, dhe që e marrin shërbimin adekuat, në lidhje me programet televizive etnike sipas shpërndarjes së përmbajtjes së tyre profesionale në mjedisin ku ata janë aktualisht të vendosur. Duhet thënë hapur se në një pjesë të parë ne shqyrtuam kërkesën në rritje për programe televizive etnike dhe me përmbajtje të kënaqshme.

Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë se tani për të shpërndarë përmbajtje pozitive, kulturore, masive turistike dhe qasje tradicionale etnike në të gjithë hapësirën ku janë vendosur shqiptarët. Dhe kjo falë nga profesionalizmi dhe aftësia profesionale e inxhinierit të komunitetit shqiptar, Gëzim Ethemi, që qëndron thuajse njëzetë e katër orë në dispozicion të klientëve të tij dhe po aq dhe në dobi të ndonjë defekti, apo lidhjeje që nënshkruhet në sistemin paraprak si vonesë sinjali.

Duke ditur se tashmë po rritet brezi i tretë i shqiptarëve në BM, dhe prindërit e brezit të dytë në veçanti, po bëjnë që kanalet programet televizive etnike të jenë shumë të kërkuara me platforma të ndryshme për bebat që fillojnë që në moshë të vogël të dëgjojnë e praktikohen me gjuhën shqipe, dhe të tjerët të mësojnë e mbesin në komunikim me gjuhën amtare të prindërve të tyre, domosdoshmëria natyrisht rritet. Është vetëm fillimi i një epoke të lulëzimit të shpërndarjes së përmbajtjes etnike dhe këtë më mirë se inxhnier Gëzim Ethemi kush mund ta bënte. Këtu janë arsyet e kësaj kërkese të re për përmbajtje tradicionale, kulturore, etnike dhe kanale televizive me qasje pozitiviteti …

Ndaj, jo më kot Okb citon se natyrisht, këta njerëz duan të kenë akses në lajmet nga shtëpia, duan të mbajnë ende kontakte me kulturën e tyre të origjinës dhe ndoshta gjithashtu duan t'i ekspozojnë fëmijët e tyre me rrënjët e tyre, edhe nëse ky është tashmë brezi i dytë ose i tretë i emigrantëve. Kapaciteti mbetet zakonisht një përkushtim në këto sisteme. U zgjodhën përmbajtje që u transmetua me shumë kujdes për të maksimizuar ndikimin. Ndikimi u përcaktua duke arritur audiencën më tërheqëse, qoftë në aspektin e shtrirjes së gjerë (që do të thotë një demografi shumë e madhe për të dhënë) ose potencial të madh (që do të thotë një audiencë që është e gatshme për akses në përmbajtje: sportive, filma të suksesshëm, etj.). avancimi i teknologjisë në aspektin e shpërndarjes ndihmon mjaft.

….e lexoni të plotë në numrin e ri të revistës „Albanian Post“.

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page