Gëzim Alpion dekorohet nga Presidenti Meta


Prof Dr Gëzim Alpion

Duket sikur ka disa gëzime në një kohë të shkurtër në drejtim të Akademikut Prof Dr Gëzim Alpion. I pari vjen me publikimin e librit të tij të tretë studimor kushtuar Shenjtores Nënë Tereza, i dyti me përfshirjen e Universitetit të tij ku punon si pedagog në një shkallë të vlerësuar britanike të edukimit dhe i treti me dekorimin e tij nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Ilir Meta me dekoratën e lartë „Nënë Tereza“. Pra, në një periudhë mjaft të shkurtër në drejtim të karierës së përsosur profesionale dhe angazhuese studimore të Alpion kanë mësyrë disa gëzime të rëndësishme. Kështu ai bëhet i dyti në Mbretëri të Bashkuar, pas biznesmenit Skënder Përpepaj që nderohet nga Presidenti Meta me të njëjtën dekoratë të lartë.


Kush është Dr. Gëzim Alpion?


Gëzim I. Alpion është lektor i Sociologjisë dhe Studimit të Mediave në Universitetin e Birmingham-it, MB. Para se të bashkohej me Departamentin e Sociologjisë në Birmingham në 2002, ai ka dhënë mësim në Universitetin e Huddersfield, Universitetin e Sheffield Hallam dhe Neëman University College.

Ai ka lindur në Dibër. Vjen nga familja Ismaili nga Rabdishti i Dibrës. Pas mbarimit të studimeve në Tiranë, vazhdon studimet pasuniversitare në Kairo, Egjipt dhe më pas doktorohet në Birmingham, MB.

Në Universitetin e Birmingham ai është përgjegjës për tre module në programin e Masterit për Studimin e Mediave, "Hyrja në Media, Kulturë e Sociologji", "Film, Kulturë e Shoqëri" dhe "Sociologjia e Suksesit dhe Famës". Ai është Drejtor i Studimeve Pasuniversitare. Gëzimi është anëtar i Shoqatës së Sociologjisë Britanike, si dhe i Institutit të Kërkimit të Arteve dhe Shkencave Sociale që në 2000. Ai ka qenë i ftuar të japë leksione në shumë universitete Britanike, po ashtu edhe në ShBA, Kinë, Kanada, Indi, Afrikë të Jugut, Gjermani, Itali, Rusi, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Fusha e tij e kërkimit fokusohet në Sociologjinë e Mediave, Famën, Religjionin, Kombësi e Të drejtën e autorit. Ai është veçanërisht i interesuar në personazhe publike fetare, korrektësi politike, rrjedhjen e trurit të vendeve në zhvillim (BrainDrain), nocionit të "britanizimit" dhe përfaqësimit të "të tjerëve" në median britanike e europiane. Përqëndrohet kryesisht në stereotipin e mediave të Europës së Jugut, Qendrës e Juglindjes, pas rënies së komunizmit. Kërkimi i tij aktual po zhvillon idenë e "kapitalit të famës" si një variabël në kontekstin kombëtar e ndërkombëtar.

Librat e tij përfshijnë "Nënë Tereza; Shenjt apo Celebritet", "Takim me civilacionet: Nga Aleksandri i Madh deri te Nënë Tereza", "Kompleksi i të huajit". Ai ka kontribuar gjithashtu me artikuj në shumë revista të rëndësishme shkencore. Gëzimi ka vepruar gjithashtu si analist politiko-kulturor, si gazetar e skenarist. Kontributet e tij janë publikuar në The Guardian, The Birmingham Post dhe The Middle East Times. Në tragjedinë e shkruar nga ai, "Vouchers" (UBCPS, 2001), ai cek çështjen emotive të refugjatëve dhe kërkuesve ë azilit në Britani. Një tjetër dramë e tij që është vënë në skenë është "If Only the Dead Could Listen" (Globic Press, 2008).

Gëzmi ka qenë i ftuar si specialist e opinionist nga televizione të rëndësishme, si BBC World Service (London, Birmingham, and Stoke & Staffordshire), ITV (Jonathan Dimbelby Programme, London), Voice of America (VOA, Washington D.C.), Vatican Radio (Romë), Shoëtime’s Penn & Teller Shoë (Los Angeles), Radio France Internationale (RFI, Paris), Deutsche Welle (DW-radio, Bonn), Indian State Television Network (Doordarshan – Kolkata), Top-Channel (Tirana) dhe shumë TV e radio të tjera në ShBA, BM e Ballkan (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Serbi). Dr. Alpion jeton në Birmingham me të shoqen dhe dy fëmijët e tij.


***

Të gjithë jemi krenarë për këtë dibran me një karrierë kaq të pasur akademike, me kaq shumë arritje e që është bërë i famshëm për talentin dhe idetë e tij në fushën e Sociologjisë e Medias, thuhet në faqen e tij sociale të Facebook. Kohë më parë ai kishte ndërmarrë një nismë shumë të rëndësishme për vendlindjen e tij. Është Gëzim Alpion që ka nisur peticionin virtual "Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e Arbërit" (http://chn.ge/10dhB74). Ky peticion ka gjetur menjëherë shumë mbështetës dhe ka fituar menjëherë vëmendjen e mediave. Duke uruar që kjo nismë të gjejë edhe më shumë mbështetje dhe që zëri i tyre të mos shkojë në vesh të shurdhër, falenderojmë Dr. Gëzim I. Alpion.

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif